• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal në kopshtin “BUÇKO” në Tiranë, fëmijës i ngul thonjtë në fytyrë bashkëmoshatari

20:05 : 23/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një prind ka bërë një denoncim publik të rëndë lidhur me trajtimin e fëmijës së tij në kopshtin privat “BUCKO” në Tiranë.

Sipas denoncimit për “JOQ”, fëmija është sulmuar për dy ditë me radhë nga një tjetër fëmijë në institucion, ndërsa stafi pedagogjik dhe drejtuesit e kopshtit janë akuzuar për mosreagim dhe përpjekje për të fshehur të vërtetën.

Prindi deklaron se fillimisht është informuar vetëm pas shfaqjes së shenjave fizike në trupin e fëmijës, ndërkohë që sulmet kishin ndodhur në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë ditës. Gjatë përballjes me drejtuesit e institucionit, është pretenduar se janë shfaqur vetëm pjesë të përzgjedhura të pamjeve nga kamerat e sigurisë, duke u përpjekur të minimizohej rasti.

Ngjarja është përshkallëzuar më tej, pasi fëmija është sulmuar sërish edhe ditën pasuese, sipas denoncimit të prindit, i cili fajëson edukatoret dhe drejtuesit për neglizhencë dhe mungesë totale përgjegjësie. Prindi ka theksuar gjithashtu se gjatë një momenti të tensionuar, është filmuar fshehurazi nga stafi i kopshtit, gjë që e konsideron si një përpjekje për të krijuar materiale komprometuese ndaj tij.

Ndaj institucionit është bërë tashmë një kallëzim zyrtar pranë Komisariatit përkatës të Policisë, dhe prindi ka vënë në dispozicion të mediave dokumentacionin përkatës që vërteton denoncimin. Ai paralajmëron se çështja nuk do të mbetet me kaq dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të vënë drejtësi.

Lexo edhe:

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

16 herë heshtje! Mirela tërheq denoncimet e dhunës: Babi e mori vesh kur më çau me thikë

Denoncimi i qytetares:

“Përshëndetje! Ju lutem shpërndajeni që dhe prindërit e tjerë të kenë dijeni dhe të jenë të kujdesshëm nëse i çojnë fëmijët tek kopshti privat “BUCKO”.

Për dy ditë me radhë, fëmija im është sulmuar nga një tjetër fëmijë në mënyrë të përsëritur, ndërsa kopshti ka tentuar ta fshehë ngjarjen. Sulmet kanë ndodhur në mënyrë të përsëritur gjatë ditës së djeshme, por unë u njoftova vetëm pasi shenjat ishin bërë të dukshme në trupin e vajzës.

Edhe atëherë, u përpoqën të ma fshihnin faktin që sulmet kishin ndodhur disa herë gjatë ditës, duke më treguar nga kamerat vetëm pamjet e paradites. Sigurisht që nuk e lash me kaq, dhe pas insistimit tim, doli në dritë e vërteta. Fëmija u sulmua përsëri sot, për shkak të neglizhencës dhe mos përgjegjshmërisë së edukatoreve dhe pronarëve të kopshtit.

Në vend që të merreshin me sigurinë e fëmijëve, këta të fundit kishin mendjen të më filmonin fshehurazi në një moment emocional, kur dola jashtë vetes, me qëllim ta përdorin si provë për ndonjë denoncim kundër meje. Po ju nis dhe foto nga ngjarja e djeshme. Kallëzimi në polici është bërë.

Albana Balluku, mashtruese e grades së fundit, së bashku me bashkëshortin – jeni përgjegjës për këtë që ka ndodhur! Sulmi i parë ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites. Unë jam njoftuar vetëm në orën 16:00, siç mund ta shihni dhe nga ora e fotos që më ka dërguar edukatorja. Vajza kishte shenja edhe në parakrah, të cilat nuk përputheshin me pamjet që pashë nga videoja. Kjo tregon qartë se ka pasur edhe sulme të tjera gjatë ditës, që ata i kanë mbajtur të fshehta.

Pamjet e kamerave që më treguan përfshinin vetëm një fragment nga mëngjesi, ndërsa pjesa tjetër e ditës u mbajt e fshehur. Sot, pas një tjetër sulmi, më telefonon pronarja dhe më thotë: “Ajo që kishe frikë, ndodhi përsëri. Ka ndodhur dhe dje disa herë.” – sepse e dinte që unë do kërkoja pamjet e plota të ditës së djeshme.

Ngjarja e djeshme u përsërit sot, duke ma sjellë vajzën në këtë gjendje, për shkak se nuk marrin masa dhe i lënë fëmijët pa mbikëqyrje. Po sikur fëmijës t’i ishte dëmtuar syri? Sepse të çarët i ka shumë pranë syrit! Për sa kohë fëmijët kanë qenë të pamonitoruar nga edukatoret, vajza ime ka përfunduar në këtë gjendje.

Gjithashtu, në gjithë këtë situatë, për shkak të stresit dhe ngarkesës emocionale, kam rrëshqitur dhe jam rrëzuar vetë, duke shtuar më tej traumën që po kaloj si nënë.

Kjo nuk është një çështje që do e lë me kaq!”

Etiketa: bashkemoshatariBuckodhunefemijakopshtingjarjangulthonje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025
AKTUALITET

16 herë heshtje! Mirela tërheq denoncimet e dhunës: Babi e mori vesh kur më çau me thikë

19:50 : 11/05/2025
AKTUALITET

Goditi anëtarin e qendrës së votimit, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

15:22 : 11/05/2025
AKTUALITET

Dhunë ndaj familjarëve dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes, 3 të arrestuar në Fier

11:12 : 09/05/2025
AKTUALITET

Dhuna ndaj djalit të Luçiano Boçit, Policia e Elbasanit: Konflikt i çastit për motive të dobëta

13:34 : 08/05/2025
AKTUALITET

Bashkëshortja e Luçiano Boçit reagon për dhunën ndaj djalit të saj në miting: Skemë banditeske

12:30 : 08/05/2025
Para

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo "torturon" Vllazninë, kryeson 4-0 në Elbasan

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com