• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama urdhër socialistëve: Asnjë debat me opozitën në media!

17:53 : 23/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Edi Rama ka dhënë një urdhër të qartë dhe të prerë për të gjithë kandidatët socialistë të 11 Majit, që asnjë të mos dalë në debate televizive përballë kandidatëve demokratë gjatë fushatës. “Asnjë debat me kënetën” është fjalë për fjalë shprehja që ka përdorur, kur ka privuar kandidatët socialistë nga përballjet televizive.

Dhe ashtu siç pritej nuk ka pasur përjashtime, as edhe një kandidat gjysëm të rebeluar për një urdhër, që duket i padrejtë për shumëkënd në listën e hapur. Praktikisht, me vetëm një mesazh Rama ka vrarë debatin politik që në nisje të garës.

“Asnjë debat me kënetën”

Në realitet, që në ditët e para të garës socialistë dhe demokratë të renditur në listat e hapura, nisën një fushatë agresive, të dëshiruar për t’u përballur në media me kundërshtarët politikë, shoqëruar me një angazhim po aq intensiv në rrjetet sociale. Sistemi i ri zgjedhor u jep mediave në veçanti dhe komunikimit me publikun, një rëndësi të veçantë.

Tani fati politik i secilit kandidat varet nga votat personale që do të marrë në 11 Maj, ndaj dhe ftesat në studio, debatet dhe përballja me rivalin politik është në interesin e secilit kandidatët të listave të hapura. Qofshin socialistë apo demokratë, kandidatët duhet të dalin nga hija e nënës parti dhe të promovojnë emrin e tyre, që në 11 Maj, votuesit t’i dallojnë sa më lehtësisht në fletën e votimit.

Lexo edhe:

“Droga si meritë biografike”/ Denoncimi: Rama emëron kriminelin Ergys Hoxha në krye të IKMT

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

Por duke u përballur me opozitarët në studiot televizive, pas 12 vitesh në pushtet, socialistë nuk mund t’i shmangin çështje që e dëmtojnë partinë, si korrupsioni frenetik me qindra miliona euro, burgosja e ministrave dhe kryebashkiakëve, premtimet e pambajtura nga Edi Rama, mungesa e kushteve bazike të jetesës në vend, gjendja e mjerë në spitale, shpopullimin që ka zbrazur Shqipërisë dhe shumë e shumë problematika të tjera, që Rama po tenton t’i fshehë me karagjozllëqe nga një miting në tjetrin.

Ndaj kur ka eleminuar debatin, Rama e ka më të lehtë ta orientojë vëmëndjen tek batutat idiote, tek personaliteti i tij i paparashikueshëm, apo tek veshjet ekzotike me të cilat dallon lehtësisht mes turmave. Me këtë strategji meskine ia ka dalë përherë të shmangë bilancin e viteve të gjata të qeverisjes dhe, nëse e vini re, edhe në këtë fushatë është folur pak, ose aspak. Në anën tjetër ftesat e Berishës për debat janë injoruar, njësoj siç bëhej dikur me Lulzim Bashën.

Ftesa e Berishës për debat

“Unë e ftoj atë, jo se kam ndonjë dëshirë t’i jap dorën, por e bëj për hir të transparencës së shqiptarëve. Ai ka bllokuar jo vetën e tij, por edhe të gjithë kandidatët e tij që të përballen me rivalët”, deklaroi këtë të mërkurë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e hedhur hapur ftesën për debat që siç pritet, ka mbetur pa përgjigje.

Për hir të së vërtetës, Berisha vetë nuk është shembull i demokracisë. Jo shumë kohë më parë, edhe ai urdhëroi demokratët të mos dilnin në debate me përfaqësues të partive të reja, duke ndjekur të njëjtën logjikë: “më mirë të shmangim daljet publike, sesa të përballemi me pyetje të sikletshme për mëkatet e të shkuarës”.

Gjunjëzimi i mediave

Tërheqja listës së kandidatëve nga debatet në media gjatë fushatës, është një luks që nuk do t’ia lejonte vetes asnjë lider politik që vepron në një shoqëri të lirë. Në çdo demokraci funksionale, një vendim i tillë do të shoqërohej me kundërveprime shkatërruese nga gazetarët, nga shoqëria civile dhe nga publiku.

Por në Shqipëri, ku shumica e mediave janë të blera me konçensione, tendera dhe leje ndërtimi, ndërsa pjesa tjetër mbahet me shantazhe e gjoba, ndodh krejt e kundërta: studiot televizive e kanë shndërruar në normalitet këtë absurd të fushatës pa debat, pa përballje dhe për rrjedhojë pa llogaridhënie.

Vini re këto ditë! Në rast se në panel është një kandidat socialist, përballë tij nuk do të ketë një përfaqësues të opozitës. Ai ose do të jetë i rrethuar me gazetarë ose komentatorë, ose do të jetë i vetëm në studio.

Kritikat e OSBE

Mungesa e debatit të vërtetë politik është një problem serioz, i dokumentuar në mënyrë të përsëritur nga raportet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Në raportin për zgjedhjet lokale të majit 2023, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë konstatuar qartë: “Ndonëse kandidatët kishin mundësi të bënin fushatë të lirë, çështjet me rëndësi për komunitetet lokale pothuajse nuk u trajtuan fare. Fushata ishte e polarizuar dhe e përqendruar tek liderët kombëtarë.”

E njëjta vërejtje u bë edhe në raportin për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku u vu në dukje se: “Fushata u karakterizua nga mungesa e diskutimeve të thella politike, me mesazhe të fokusuara kryesisht në personalitetet e liderëve të partive dhe jo në diskutime mbi politikat.”

E gjitha pra, është një histori që përsëritet. Vetëm se nuk duhet harruar; sa më shumë karagjozllëqe, të qeshura dhe gallatë të ketë fushata para zgjedhjeve, aq më e hidhur do të jetë qeverisja pas zgjedhjeve./ Lapsi.al

Etiketa: debatEdi Ramafushateopozitënsocialistevetelevizionurdherzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Droga si meritë biografike”/ Denoncimi: Rama emëron kriminelin Ergys Hoxha në krye të IKMT

13:09 : 24/08/2025
BOTA

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

20:09 : 23/08/2025
AKTUALITET

“Limon i shtrydhur”? Tenderat mln euro, Arlinda Pogaj “sulm” medias për t’u justifikuar para Edi Ramës

15:37 : 23/08/2025
AKTUALITET

Unioni i Gjyqtarëve reagon për sulmet e Ramës: Po denigrohemi pa të drejtë, KLGJ të mbajë qëndrim

14:08 : 23/08/2025
AKTUALITET

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

13:20 : 23/08/2025
AKTUALITET

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

10:40 : 23/08/2025
Para

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/08/2025

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

22:56 : 24/08/2025

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Pamje nga aksidenti tragjik

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

21:50 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com