• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosova aksion në veri të vendit, mbyll sërish institucione paralele të Serbisë

15:20 : 23/04/2025
në RAJONI

Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur zyrat e Fondit të Pensioneve dhe Invaliditetit (Fondi PIO), Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe Fondin Republikan për Sigurime Shëndetësore në Leposaviq, në veri të Kosovës, si dhe Ndërmarrjen Publike Komunale në Shtërpcë, komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës.

Të gjitha këto institucione funksiononin sipas sistemit të Serbisë, të cilin Kosova e konsideron të paligjshëm dhe paralel.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se Policia ka asistuar autoritetet komunale në Leposaviq për të rikthyer ambientet e tyre, dhe se gjatë aksionit janë zbuluar “aktivitete të paligjshme”.

“Jemi konsultuar me prokurorin për çështjen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe është hapur një rast për falsifikim dokumentesh. Do të intervistojmë një person në lidhje me këtë rast. Sa i përket Fondit për Sigurime Shëndetësore, nga sa di, komuna u ka dhënë një afat prej një jave për të lëshuar hapësirat”, tha Elshani.

Lexo edhe:

REL: BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro

40 dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Më herët, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi se është mbyllur Ndërmarrja Publike Komunale në Shtërpcë.

 

“Asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Republikën e Kosovës. Nuk do të ketë asnjë lloj paralelizmi të institucioneve tona dhe asndonjë nënshtrim ndaj direktivave nga Beogradi në territorin e shtetit tonë”, shkroi ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook.

Institucionet sipas sistemit serb kanë funksionuar pas vitit 1999 në mjediset ku jetojnë serbët. Kosova i ka konsideruar ato të paligjshme, por megjithatë ato janë toleruar. Megjithatë, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka filluar mbylljen e tyre që nga fillimi i vitit 2024.

Deri më tani janë mbyllur organet e përkohshme komunale, qendrat për punë sociale, Posta e Serbisë, Banka Postare Kursimore dhe ndërmarrjet publike.

“E falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe njëkohësisht kërkoj nga ata dhe nga Prokuroria që urgjentisht të hetojnë dëmet dhe përfitimet që ka shkaktuar veprimtaria e paligjshme e kësaj strukture paralele të Serbisë”, shtoi Rizvanolli.

Nga ana tjetër, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se autoritetet e Kosovës “në mënyrë të kundërligjshme po i mbyllin edhe ato pak institucione serbe që kanë mbetur në Kosovë”.

“E gjithë kjo po ndodh në praninë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila në heshtje po vëzhgon terrorin ndaj serbëve dhe përndjekjen e mëtejshme të popullit tonë”, thuhet në deklaratën e Serbisë, me një thirrje për reagim nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian, në ndërmjetësimin e të cilit po zhvillohet dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit, ka njoftuar se autoritetet kosovare, duke mbyllur institucionet serbe në Leposaviq dhe Shtërpcë, po përpiqen që “përmes presioneve, provokimeve dhe dhunës institucionale ta vështirësojnë edhe më shumë jetën e popullit serb në Kosovë”.

Nga kjo parti kanë deklaruar se aksioni për mbylljen e institucioneve serbe është “shkelje e drejtpërdrejtë e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë edhe Marrëveshjen e Brukselit”.

“Ndërhyrjet në ndërtesa nuk do ta ndalojnë shtetin e Serbisë që të jetë pranë të gjithë të punësuarve dhe përdoruesve të shërbimeve që këto institucione ua ofronin të gjithë qytetarëve, pa dallim kombësie”, thuhet në njoftim.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mesin e shtatorit të vitit të kaluar kishte deklaruar se nuk do t’i shfuqizonte institucionet për Kosovën, dhe kishte paralajmëruar hapjen e “zyrave moderne” nga ana serbe në afërsi të pikave kufitare.

Ai kishte premtuar se të gjithë punëtorët e institucioneve të mbyllura do të vazhdonin t’i marrin pagat dhe se do t’u ofronte çdo lloj mbështetjeje.

Mbyllja e institucioneve që funksionojnë sipas sistemit serb po has në kundërshtim nga komuniteti serb, por edhe në kritika nga bashkësia ndërkombëtare, me arsyetimin se “aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara” mund të rrisin tensionet në terren.

Gjithashtu, BE-ja ka deklaruar në fillim të këtij viti se statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia pritet të zgjidhet përmes dialogut./REL

Etiketa: institucione serbekosove

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro

14:52 : 01/07/2025
RAJONI

40 dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:15 : 01/07/2025
RAJONI

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

09:36 : 01/07/2025
RAJONI

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: Trump ndaloi Serbinë të pushtonte Kosovën

20:25 : 30/06/2025
RAJONI

Kosovë/ Organizatat të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

19:02 : 30/06/2025
RAJONI

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën shumë afër Vuçiç-it

14:23 : 30/06/2025
Para

Gjenden disa granata dore në Tiranë, dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore

TË GJITHA

FOTO/ Motori përplaset me barrierat e rrugës në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset shoferi

17:10 : 01/07/2025

Rinumërimi në Fier/ Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD rezultojnë me qindra vota të paqena

17:02 : 01/07/2025

Real Madrid forcohet në sulm, i “vjedh” Atleticos talentin

16:59 : 01/07/2025

EMRI/ Ndezi dy zjarre në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Nartë, arrestohet 38-vjeçari

16:45 : 01/07/2025

Letra e nënës së Veliajt: Familja prej muajsh po vuan nga një makth kafkian! Pse mbyll sytë Europa?

16:41 : 01/07/2025

Dikur Barcelona e shikoi si pasuesin e Messit, Ansu Fati firmos në Francë

16:34 : 01/07/2025

Përplasjet për tarifat/ Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

16:22 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com