• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Deri kur do ta shohim në fushë? Lewandowski: Ndoshta deri në 40 vjeç, si Ronaldo

16:20 : 22/04/2025
në SPORT

Barcelona nuk ka marrë lajme të mira nga rezonanca magnetike e Robert Lewandowskit, pas shqetësimeve muskulore që e detyruan të kërkonte zëvendësim në fitoren dramatike ndaj Celta Vigos.

Shqetësimi është i madh, sulmuesi polak ka pësuar një dëmtim në muskulin semitendinos të kofshës së majtë.

Edhe pse klubi nuk ka dhënë një afat rikuperimi, është e sigurt që do të mungojë në finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit, më keq akoma, edhe në gjysmëfinalen e parë të Champions League kundër Interit. Një goditje për planet e Hansi Flick në momentin më të rëndësishëm të sezonit.

Pavarësisht pasigurisë për dëmtimin, në moshën 36-vjeçare, Lewandowski nuk po jepte aspak shenja lodhjeje.

Përkundrazi, në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, e botuar po të njëjtën ditë me lajmin për dëmtimin, ai tregoi se po shijon një “rini të dytë” te Barça:

“Fizikisht ndjehem si më parë. Edhe kur shoh të dhënat fizike pas ndeshjeve, jam i kënaqur”.

Statistikat e vërtetojnë këtë: 99 gola në 142 ndeshje me fanellën blaugrana që nga viti 2022. Ai vinte pas një paraqitjeje të madhe kundër Borussia Dortmund, në çerekfinalet e Champions League, ku shënoi dy gola në ndeshjen e parë (4-0), ndërsa kthimi në Gjermani përfundoi me humbje 3-1, por me kualifikim për Barcelonën.

“Ishte një përvojë e rëndësishme. Kuptuam që duhet të japim 100% në të dyja ndeshjet”, – komentoi ai.

Lexo edhe:

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

Balotelli: Nuk i kam zili për asgjë Ronaldon dhe Messin, ja pse nuk kam fituar sa ata

Përballja me ish-klubin ishte edhe një sfidë mendore. Ai u fishkëllua sa herë prekte topin, por u shpreh me mirëkuptim:

“I kuptoj tifozët, por edhe ata duhet të më kuptojnë mua. Gjithmonë kam treguar respekt për Dortmundin. Kam luajtur 29 herë kundër tyre. Detyra ime është të fitoj”.

Bilanci i tij është i qartë: 29 ndeshje, 29 gola kundër ish-klubit të tij. Lewandowski stërvitet shpesh bashkë me bashkëshorten e tij, Anna, dhe përkushtimi ndaj trupit është bërë një mënyrë jetese për të.

Ai tregon se rutina e kujdesit fizik ka nisur që në kohën kur luante te Borussia Dortmundi.

Në verë, qendra e tij e përgatitjes është shtëpia në Santa Ponça (Mallorca), jo larg vilës së Jürgen Klopp. Në intervistë nuk mungon as vlerësimi për Niko Kovaç, trajnerin aktual të Dortmundit, të cilin e njeh që nga koha te Bayerni:

“Ka përvojë dhe punon me përpikëri. Mendoj se mund ta çojë skuadrën përpara. Përshtatet shumë mirë me BVB-në”.

Deri kur do ta shohim Lewandowskin në fushë? Ai përgjigjet me maturi: “Ndoshta deri në 40 vjeç, si Cristiano Ronaldo. Fizikisht është e mundur, por ndikojnë edhe shumë faktorë të jashtëm. Derisa të kem dëshirë, do të jap gjithmonë 100%”. Barcelona vetëm kryqëzon gishtat, sepse kur Lewandowski është në formë, e gjithë skuadra hyn në një tjetër dimension.

Etiketa: lewandowskiRonaldo

Lajme të lidhura

SPORT

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025
SPORT

Balotelli: Nuk i kam zili për asgjë Ronaldon dhe Messin, ja pse nuk kam fituar sa ata

15:47 : 26/05/2025
SPORT

I mbaron kontrata me Al-Nassr, disa klube pas Cristiano Ronaldos

18:44 : 23/05/2025
SPORT

Ronaldo drejt largimit nga Al Nassr, së shpejti do të njoftojë për klubin e ri

09:22 : 18/05/2025
SPORT

Ka radhë për Cristiano Jr, klube të njohura e vëzhguan gjatë debutimit me Portugalinë

15:56 : 14/05/2025
SPORT

Ideja e bujshme, Ronaldo mund të rikthehet te Sportingu për të mbyllur karrierën

18:34 : 09/05/2025
Para

FOTO/ Jozi nuk heq dorë nga Loredana, e dëshmon me fakte

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com