• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama mburret me videot e tij nudo, u kërkon fëmijëve t’i shohin

20:33 : 21/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Kukësi, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se “nxjerr fëmijët përpara një propagandë absolutisht të dënueshme, u thotë kontrolloni në Google videot e tij nudo.”

Berisha e ka cilësuar “turp shumë të madh”, teksa vijoi duke thënë se është botëkuptimi i njerëzve që kanë humbur të gjitha normat morale të njerëzve normalë.

Berisha: “Miqtë e mi, ky program është programi që bazohet tek djepi, aty ku kemi lindur, jemi rritur, jemi edukuar, tek familja shqiptare, familja kuksiane, hasjane, tropojane, që është shenjtëri në vetvete.

Që mëkon tek fëmija dashurinë për vendin, respektin për prindin, respektin për njeriun. Ne do bëjmë gjithçka që këtë familje ta forcojmë, ta mbështesim, ta ndihmojmë.

Do bëjmë gjithçka që autoriteti i saj të bëhet gjithnjë e më i madh, fuqia e saj edukuese të jetë edhe më e madhe.

Lexo edhe:

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

Do bëjmë gjithçka që nëna shqiptare, vigane, të ketë mbështetjen më të fuqishme në mënyrë të të rrisë fëmijët e saj pa mundime.

Do subvencionojmë çdo fëmijë, të parin me 70 euro, të dytin me 60 euro, të tretin nga lindja gjer 23 vjeç 100 përqind nga shteti.

Do bëjmë gjithçka për t’i mbështetur nënat dhe motrat tona në biznese, për t’i mbështetur në suksesin e biznesit, fermës apo veprimtarisë së tyre.

Ne si komb të gjithë madhështinë në radhë të parë e kemi tek nënat, ndaj dhe ata që kërkonin zhdukjen tonë, kërkonin të zhduknin nënën shqiptare.

Edi Rama, gabon rëndë. Si një përçarës, si një njeri pa vlera, si ai i zënë në faj dhe që është i pashpresë, sillet nga një takim në tjetër me një fjalor të padenjë, një burrec dy metra i gjatë.

Njëherë thotë se burrat janë kështu e ashtu, duke harruar se burrat janë baballarët e fëmijëve të atyre zonjave, janë shoku i jetës së tyre, janë bashkëjetesa, janë harmonia.

Herën tjetër bërtet, ajo që është e ndarë, ajo na duhet më shumë ne.

Turp i madh shumë!

Po si mund të flasësh ti se na duhet ajo dhe kjo? Çfarë janë ato dhe këto që t’u dashkan ty, i pafytyrë. Me një gjuhë të tillë flet…

Herën e tretë nxjerr fëmijët përpara dhe në një propagandë absolutisht të dënueshme, 100 përqind të dënueshme, u thotë kontrolloni në Google videot e tij nudo. Mburret me to.

Të dashur miq, këto nuk janë rastësi. Jo, jo.

Këto janë botëkuptim i atyre të cilët vërshuan jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, kundër familjes dhe vlerave të saj.

Është botëkuptimi i atyre të cilët thanë se ka ikur koha të quajmë nënën, nënë dhe babën, babë.

Është botëkuptimi i atyre të cilët prunë në parlament ligjin për të krijuar fermat e grave dhe për të lindur fëmijët e askujt.

Është botëkuptimi i njerëzve që kanë humbur të gjitha normat morale të njerëzve normalë.

Por, Edi Rama, këto nuk do kalojnë kurrë tek Shqipëria dhe shqiptarët.

Ti me atë gjindjen tënde mund të bësh ç’të duash, nuk dua të them se çfarë meriton, por me familjen shqiptare mos luaj se nuk loz dot kurrë.

Me fëmijët shqiptarë mos luaj.

Larg duart nga propaganda e turpshme që është e dënueshme në çdo vend të botës.

Asnjë votë nuk do marrësh ti me këto që bën, përkundrazi, ndëshkim, ndëshkim, ndëshkim.

Etiketa: Berishanudo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

18:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

17:31 : 12/10/2025
AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025
Para

Dëmtimi i Gjimshitit, jepen informacionet e para mbi mungesën e mbrojtësit

TË GJITHA

Elhaida Dani: Mora kërcënime për jetën pas lidhjes me Ledianin në “DWTS”

15:56 : 29/10/2025

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

15:52 : 29/10/2025

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

15:43 : 29/10/2025

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025

Shumë shpejt mund të bëjmë blerje online përmes ChatGPT

15:25 : 29/10/2025

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com