• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha paraqitet në SPAK: Standard i dyfishtë! Pse nuk po hetohet Balluku e Rama për vjedhjet?

09:29 : 21/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Sali Berisha është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Berisha është pritur në SPAK nga dhjetra mbështetës nën brohoritjet “O Sali, o hero”, teksa pas daljes nga SPAK, mbajti dhe një fjalim për mediat, ku u shpreh se ardhja e tij çdo dy javë në Prokurorinë e Posaçme është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga narkotrafikanti Edi Rama për të luftuar kundërshtarët politik.

Berisha ngriti dhe pyetjet se pse sot Taulant Balla është i lirë dhe se ku shkuan 130 milion eurot e inceneratorit të Tiranës dhe pse nuk po hetohet Belinda Balluku dhe Edi Rama për këtë aferë.

Sali Berisha:Erdha këtu pa përtesë çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si një dëshmi e përbotshme e keqpërdorimit politik të drejtësië nga narkotrafikanti Edi Rama për të luftuar kunërshtarët politikë. Hetimi shterrues 4-vjeçar, siç e ka quajturi Skapi, dhe vetingu 32-vjeçar familjar i Sali Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor, dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, përbëjnë gjithsej në 54 vite 100 mijë euro, dhe një apartament 40 metra më i madh se ai që kishte në diktaturë. Çështja e Skapit dhe e keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare. Është projekti i tij makabër për të marrë një mandat të katërt.

Çështja nisi me denoncimin politik pa asnjë fakt të eksponentit politik të bandave të Elbasanit, Shkodrës dhe Fushë Krujës, Taulant Ballës dhe është mbajtur dhe mbahet në këmbë me qëllime kryekëput politike. Çështja kundër meje është dëshmi e standardit të dyfishtë të Skapit të partisë që sulmon opozitën pa asnjë fakt, ndërkohë që mbulon një mal të tërë me fakte për vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar. Me këtë rast ftoj çdo qytetar të pyesë Skapin e partisë, pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij. Kur ata disponojnë të gjithë dokumentet se ai është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yaris, i grupit kriminal të Suel Çelës, i grupit kriminal të Bajrëve.

Lexo edhe:

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

Berisha: Bandat e Pojës vërshuan drejt KZAZ-ve me urdhrin e Ramës, ka rritje të elektoratit tonë

Ftoj shqiptarët të pyesin Skapin ku kanë shkuar 130 milionë euro të djegësit të Tiranës. Të pyesin Skapin pse nuk heton Belinda Ballukun dhe Edi Ramën që kanë paguar 130 milionë euro pa vënë asnjë tullë. Pse nuk është marrë në hetim, ose në ndjekje, asnjëri nga njësia e mbikëqyrjes që kishte detyrë të raportonte çdo muaj për ecurinë e punimeve të djegësit që nuk ekziston. Të gjitha këto kanë një përgjigje, paratë i mori Edi Rama kryesisht, dhe pastaj i ndau me të tjerë. Të pyetet Skapi ku kanë shkuar 80 milionë euro për anijet fantazmë, Tigrat e famshëm të Belindës. Pse Spaki nuk heton Edi Ramën dhe Ballukun për këto para të vjedhura? Ku kanë shkuar 120 milionë euro të checkup dhe analizat nuk bëhen? Pse nuk hetohet Edi Rama për paratë që i ka dhënë financueses së tij, Vilma Nushi. Kush mori 60 milionë euro të korrupsionit të tunelit të Llogarasë? I ndanë së bashku me Lubinë, apo i mori Rama kryesisht?

Pse Skapi nuk heton për 110 milionë euro që mori Beketi për shkak të mbylljes nga Edi Rama të Agon Channel. Po mbi 105 milionë euro humbjet e Air Albania ku kanë shkuar? Pse nuk hetojnë Edi Ramën që paguan nga paratë tona të gjithë atë luks dhe qejfe personale? Të dashur qytetarë dhe qytetare, vetëm këto skandale që përmenda, kapin shumën 630 milionë euro të grabitur nga Edi Rama e kompani.
Nuk janë llogaritur këtu 33 milionë euro toka e vjedhur prej tij në Gjipe prej 224 mijë metër katrorë. Nuk janë llogaritur këtu 38 mijë metër katror që i dha të vëllait duke ua marrë pronarëve tek Rrapi i Treshit. Nuk janë llogaritur këtu sarajet e Surrelit me themele dy herë më të gjata se vila e diktatorit Enver Hoxha, as dhe parku 8300 metër katrorë. Këto pyetje presin përgjigje me datën 11 maj nga mbarë qytetarët shqiptarë. Do marrin përgjigjen më të shkëlqyer nga qytetarët më 11 maj me votën e tyre të lirë.

Të mërkurën (23 Prill) pritet të mbahet seanca e fundit paraprake për dosjen “Partizani”, ku gjyqtarja Flojera Davidhi pritet që të mërkurën  të japë vendimin nëse do të pranojë kërkesën e SPAK dhe çështja do të dërgohet për gjykim, apo mund ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen.

Të akuzuarit për këtë dosje, mes të cilëve është dhe Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi kërkojnë pushimin e çështjes për mungesë fakti. Avokatët mbrojtës të personave nën hetim kanë kërkuar pavlefshmërinë e akteve të dosjes dhe pushimin e çështjes penale, duke argumentuar se nuk ekzistojnë elementë të veprës penale.

Sali Berisha akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për akuzën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Etiketa: dosja partizaniSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Bandat e Pojës vërshuan drejt KZAZ-ve me urdhrin e Ramës, ka rritje të elektoratit tonë

20:50 : 11/05/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

15:48 : 11/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025
Para

Sali Berisha tregon shënimin që i la Altin Dumanit në SPAK

TË GJITHA

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton PS

10:45 : 12/05/2025

Përfundon numërimi i votave në disa bashki në Gjirokastër, ja kush kryeson

10:21 : 12/05/2025

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji” në Tiranë, tërhiqen numëruesit e PD

10:19 : 12/05/2025

Shpërthen bombola e gazit në Fier, plagoset pronari i banesës, dy policë dhe një zjarrfikës

10:11 : 12/05/2025

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, dyshime për pastrim parash

10:02 : 12/05/2025

Arrestimi i babait të kandidates së PSD, reagon policia: Shpërndante para për vota

09:56 : 12/05/2025

Kanosi të riun për dhënien e votës, referohet në SPAK nënkryetari i një partie në Lushnjë

09:47 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com