Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën.
Rreth orës 13:30, familjarët e shtetasit V. P., 17 vjeç, nga fshati Valare, e kanë çuar atë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Nga hetimet e para, dyshohet se i riu ka kryer aktin e vetëvrasjes duke u varur në banesën e tij.
Grupi hetimor është drejtuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V. P., 17 vjeç, banues në fshatin Valare.
Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.