• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë, qytetarët: Faturat e reja të energjisë “do të zbrazin shportën e konsumatorit”

20:24 : 18/04/2025
në RAJONI

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të paguani 38.31 euro.

Kjo pasi që, më 11 prill, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) miratoi rritjen e çmimeve për tarifat e energjisë elektrike për amvisëri dhe biznese që kanë deri në 50 punëtorë.

Me gjithë protestat e organizuara për ta kundërshtuar këtë rritje, tarifat e reja janë miratuar më 16 prill dhe do të hyjnë në fuqi nga 1 maji, përcjell A2.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) e ka kundërshtuar ashpër vendimin e ZRRE-së, duke thënë se “rritja e çmimit të energjisë nuk do të mbetet rast i izoluar, por do të prodhojë rritje të çmimeve të tjera”.

Zakonisht, tarifat e reja hyjnë në fuqi më 1 prill, çdo vit. Këtë vit kjo gjë po ndodh një muaj më vonë për shkak të ankesave dhe reagimeve të shumta.

Lexo edhe:

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, është furnizuesi kryesor i licencuar për energji elektrike në Kosovë, kurse ZRRE-ja bën rishikimin e çmimeve çdo vit.

Rritja e çmimeve të rrymës është arsyetuar me mungesën e prodhimit të mjaftueshëm nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe nevojën për import me çmime më të shtrenjta ne bursat ndërkombëtare.

Si mund ta ndikojnë çmimet e reja shportën e konsumatorit?

Vendimi për shtrenjtimin e rrymës ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët dhe bizneset.

Rahime Mehmeti nga Prishtina, e cila punon në sektorin privat, thotë se çmimi i rrymës edhe tani është shumë i shtrenjtë. Për pesë anëtarë të familjes së saj, nëse e kursen rrymën, fatura mujore iu vjen 100 euro.

“E kursejmë rrymën në ekstrem. Gjatë dimrit nuk e kemi lëshuar vazhdimisht ngrohjen, e kemi edhe klimën, por nuk e lëshojmë shumë, për shkak se fatura na vjen deri në 150 euro në muaj”, thotë Mehmeti, duke shtuar se rritje e tarifave të energjisë e përkeqëson standardin e qytetarëve për shkak se pritet të rriten edhe çmimet e artikujve të tjerë.

Etiketa: energjifaturakosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

09:20 : 06/10/2025
RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
RAJONI

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
RAJONI

Kushtetuesja e Kosovës, 12 ditë afat Kuvendit: Ende nuk është zgjedhur nënkryetari serb

16:07 : 30/09/2025
RAJONI

Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, DASH: Kosova bëri përpjekje, por jo mjaftueshëm

13:20 : 30/09/2025
Para

Mbretëria e Bashkuar teston me sukses armën që rrëzon mbi 100 dronë me valë radio

TË GJITHA

Dosja e Rrumit/ Kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit

13:48 : 06/10/2025

Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë/ FOTO

13:42 : 06/10/2025

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025

Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj/ Ekspertiza mjeko-ligjore: U qëllua nga një distancë 2-5 cm

13:22 : 06/10/2025

Dogji automjetin e parkuar në aksin ‘Vorë-Maminas’, arrestohet 38-vjeçari

13:22 : 06/10/2025

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025

Publikohet fotoja e shqiptarit që u ekzekutua në Kolumbi, njihej me pseudonimin ‘Qoti’!

13:06 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com