Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku u dogj qëllimisht një automjet në pronësi të shtetases P. K. 30 vjeçe. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50, në rrugën “Belul Hatibi”, në zonën e Kinostudios, teksa automjeti ishte i parkuar.
Si autor të zjarr vënies, blutë e kryeqyteit bëjnë me dije se kanë identifikuar tre persona, të cilët janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin maqedonas Alban Sylejmani, 65 vjeç, si dhe shtetasit kosovarë, Afrim Sejfulla, 37 vjeç dhe Fitim Bublica, 40 vjeç, të tre banues në Kosovë.
Policia thotë se po punon për kapjen e tyre, si dhe po hetohet për të identifikuar dhe kapur shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Sipas autorieteve, nga hetimet dyshohet se krimi është kryer për motive të dobëta.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.