• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka kundër gjykimit të shkurtuar dhe ndarjes së çështjes

11:25 : 17/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Është mbajtur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme seanca e parë gjyqësore në themel për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë ish-prokurorë, ish-zyrtarë policie dhe persona të dyshuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal.

Pesë prej të pandehurve, Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Behar Bajri (Bajroviq), Astmer Bilalit, Oltion Bistrit kanë bërë kërkesë nëpërmjet avokatëve të tyre për gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes.

Avokati Arben Nela ka deklaruar se hetimi ndaj Litës ka përfunduar dhe nuk ka më prova për t’u paraqitur.

“Kërkojmë ndarjen e çështjes për të pandehurin Xhevahir Lita. Për shkak se hetimi ndaj tij ka qenë i plotë. Lita ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar”, tha ai.

Gjkithashtu, në të njëjtë linjë ishte edhe avokati Gentian Rumano, i cili kërkoi në emër të të pandehurit Ardit Hasanbegaj gjykim të shkurtuar dhe veçim të çështjes, duke theksuar se i pandehuri e ka deklaruar këtë qëndrim që në seancën paraprake.

Lexo edhe:

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

“Kërkoj si përfaqësues i Ardit Hasanbegaj, gjykim të shkurtuar. I pandehuri e ka kërkuar edhe në seancë paraprake, dhe e ka shënuar në çdo deklaratë. Mendojmë se çështjes mund të zgjidhet në gazën ku janë aktet, prova të tjera nuk kemi për të paraqitur. Nëse pranohet kjo kërkesë, kërkojmë edhe veçimin e çështjes”, theksoi ai.

Gjykim të shkurtuar dhe ndarje nga dosja kryesore kërkuan edhe avokatët e Astmer Bilalit, Oltion Bistrit dhe Behar Bajroviqit, të cilët theksuan se nuk kanë kërkesa për marrje provash apo pavlefshmëri të akteve.

“S’ka kërkesa për marjen e provave të reja, nuk ka kërkesa për pavlefshmëru të provave. Kërkojmë të ndahet çështja ndaj tij”, tha Elton Domi, avokati i Oltion Bistrit

“Kërkoj gjykim të shkurtuar. Për ndarjen e çështjes e lëmë në vlerësim të gjykatës”, theksoi Elton Hyseni, avokat i Behar Bajroviq.

Ndërkohë, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-efektivi i policisë Edmond Preka nuk kanë pranuan gjykimin e shkurtuar dhe ndarjen e çështjes, duke kërkuar që procesi të zhvillohet me rregullat e gjykimit të zakonshëm.

Avokati i Gjokës, Gurali Braimllari, deklaroi se klienti i tij akuzohet për bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe se gjykata duhet të ishte njohur më parë me qëndrimin e tij, përpara se të vendoste për formën e gjykimit.

“Në kushtet kur nuk u pranua pavlefshmëria e papërdorshmëria e akteve. Gjoka akuzohet në bashkëpunim me të tjerët si grup i strukturuar kriminal. Gjykata duhej të njihej me qëndrimin tonë, më pas të shprehej ose jo për formën e gjykimit. Nuk mund ti qëndrojmë në asnjë mënyrë gjykimit të shkurtuar”, theksoi Gurali Braimllari.

Por, edhe prokurët i SPAK, Arben Kraja ka dalë kundër ndarjes së dosjes, duke thënë se mund dëmtohet shqyrtimi i çështjes. Sipas tij, provat janë të qarta dhe të përshkruara konkretisht në fashikujt nga faqja 86 deri në 100, ndërsa të dhënat e siguruara nga aplikacioni i komunikimit të koduar “Sky Ecc” janë harmonizuar me prova të tjera materiale.

“Provat janë të përshkruara konkretisht nga faqja 86-100. Të dhënat e SkyECC janë harmonizuar me prova të tjera. Për ndarjen e çështjes jemi kundër sepse mund të dëmtohet shqyrtimi i çështjes”, tha Kraja.

Trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtaret Etleva Desa, Flora Hajredianaj dhe Irena Gjoka, vendosi të marrë kohë për të shqyrtuar kërkesat për ndarje të çështjes dhe për përcaktimin e formës së gjykimit, duke shtyrë seancën për në datën 23 Prill.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka u arrestua më 27 Korrik të vitit 2023, në bazë të një hetimi të zhvilluar nga SPAK. Bashkë me Pëllumb Gjokën u arrestuan edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales së Policisë së Shtetit, Oltion Bistri dhe personazhe të tjerë të kronikës së zezë në zonën e Shkodrës.

Ata akuzohen si pjesë e një grupi kriminal dhe mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme, nga vrasja, sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerje vrasjeje, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e të tjerë.

Hetimi për këtë grup personash nisi, pasi SPAK administroi nga autoritetet franceze dhe belge të dhënat e ç’koduara nga aplikacionet Sky dhe Enchrochat.

Sipas SPAK-ut, Pëllumb Gjoka rezulton të ketë komunikuar me mesazhe me anëtarë të fisit Bajri në Shkodër për kryerje atentatesh, përfshirë pagesa për ekzekutorët dhe financim për blerje armësh.

Pëllumb Gjoka dhe të tjerët kanë kundërshtuar provat e Prokurorisë së Posaçme, duke vënë në pikepyetje edhe vlefshmërinë e marrjes dhe përdorimit të mesazheve nga “Sky Ecc” në procese penale në Shqipëri. Kërkesa e biznesmenit Gjoka është rrëzuar në tre shkallët e gjyqësorit, si dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Etiketa: dosjaGJKLKometamorfozaPëllumb GjokaspakXhevahir Lita“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

19:18 : 09/05/2025
AKTUALITET

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

15:59 : 09/05/2025
AKTUALITET

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025
AKTUALITET

Aksioni në Shkodër/ Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK

21:40 : 08/05/2025
AKTUALITET

Aksioni i SPAK në Shkodër/ Policia: Sekuestruam para, tollona nafte dhe lista me emra qytetarësh

19:58 : 08/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO shtyn për pas zgjedhjeve shqyrtimin e ankimit të SPAK për hetimin e Xhaçkës

17:52 : 08/05/2025
Para

Analisti amerikan: Projekti i Ballukut për portin e ri, cënon planet në luftën kundër drogës

TË GJITHA

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

10:09 : 10/05/2025

Kamomili që na integron në Europë

10:00 : 10/05/2025

Tirana në kaos! Trafik i rënduar për shkak të “Giro d’Italia”

09:45 : 10/05/2025

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Besmir Hidës, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i Laert Haxhiut

09:14 : 10/05/2025

DW: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”

08:56 : 10/05/2025

Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, akset që do të bllokohen

08:40 : 10/05/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, vranësira dhe reshje shiu

08:31 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com