• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dumani: Flisja me “Sky” dhe nga burgu! Me Suel Çelën më lidhi “Miri i Pojës”, merrte mall nga ata

12:12 : 17/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Gjatë fjalës së tij para togave të zeza, Dumani deklaroi se me Erjon Alibej, i akuzuar si kreu i një prej organizatave kriminale në Elbasan, kishte folur edhe pasi u arrestua dhe ndodhej në paraburgimin e Elbasanit, ku u mbajt fillimisht. Sipas Dumanit, ai kishte telefon me aplikacionin “Sky Ecc” dhe në paraburgim, të cilin e humbi kur u transferua në burgun e kryeqytetit.

Dumani rrëfeu gjithashtu se kishte marrë porosi nga Suel Çela për vrasjen e Lulzim Mashës, të cilën ia përcolli bashkëpunëtorit të tij në krime, Henrik Hoxhajt përmes telefonit.

“Henrikut ia dhashë porosinë në telefon, pastaj ka ardhur të më takojë, për vrasjen e Lulëzim Mashës. Henrikut i ofrova 160 mijë euro, e pagova 10 mijë kapar, 10 mijë më duket i mbajta për vete”, tha Dumani.

Por Henrik Hoxhaj u shpreh në kundërshtim: “Është marrë porosia për vrasjen e djalit të Lulëzim Mashës, nuk u gjet ai. Dhe vajtëm te i ati në nënyrë që ai të vinte në varrim. Nuredin Dumani ma solli mesazhin me screenshot nga “sakati”, Aleksandër Baho. E kam shprehur këtë në deklarimet e mia”.

Lexo edhe:

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

I penduari i SPAK tha më tej se porositësi i atenatit ishte Suel Çela, me të cilin e kishte lidhur miku i tij në Durrës, Fatmir Troplini, i njohur ndryshe si “Miri i Pojës”. Dumani tha se Suel Çela tek Fatmir Troplini merrte “mall”, ku dërgonte Xhino Rrokën.

“Me Suel Çelën më ka lidhur një miku im në Durrës, Fatmir Troplini, pasi Sueli çonte Xhino Rrokën të merrte mall tek këta. Pseudonimet e mia në Sky ECC ishin “Alkatraz”, “Covid 19” dhe “Toto Rino”. Henrikut ia kisha vënë emrin “Baftjari”, nuk e di si e ka pas. Porosinë e mora për të goditur Lulëzim Mashën. Vazhdimisht kam komunikuar me Henrikun, disa muaj përpara ngjarjes, mesi ose fillimi i 2021. Më ka takuar Aleksandër Baho disa herë. Një herë erdhi në Kosovë me CLS, njëherë me Audi A4 dhe njëherë me Audi me targa angleze. Herën e fundit ndjenji një ditë me mua. Porosinë për Lulëzim Mashën ma dha Suel Çela për persona të tjerë. Kemi komunikuar vazhdimisht bashkë nga 2021. Me Suelin u njoha përmes Fatmir Troplinit. Ky ka qenë kontakti. Suel Çela ka rrahur Arben Lazen. E mora përsiper porosinë e Suelit për interesin. Fillimisht m’u premtuan 150 pastaj 200 mijë euro”, ka rrëfyer Dumani.

Seanca u shoqërua me tensione dhe përplasje verbale mes Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, këtij të fundit i është hequr zyrtarisht statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Përplasja nisi gjatë diskutimit për porositë dhe urdhrat e marra në kuadër të grupeve kriminale, ku Henrik Hoxhaj akuzoi Dumanin se po përpiqet të minimizojë rolin e tij në vrasjet e planifikuara.

Dumani, nga ana e tij, reagoi menjëherë, duke iu drejtuar me ironi: “Nuk më ke dhënë asnjëherë urdhra, çfarë po bën këtu si kapiten Rramiu?! Të është dhënë një punë, ajo merret dhe bëhet, ose nuk pranohet fare.”

Në vijim të dëshmisë së tij, Nuredin Dumani  rrëfeu se vendodhjen e tij në Fier kur u arrestua e zbuloi Suel Çela.

“Kur u plagosa, Sueli më tha ‘do të sjell doktorin’, pastaj mori këtë me vete (i referohet Henrik Hoxhajt). Më tha ‘hajt se do ta shofim’. Telefoni me të cilin kam folur me Suelin ndodhet në prokurori dhe Polici.” – deklaroi Dumani para trupit gjykues.

Etiketa: Erion AlibejnFatmir TropliniHenrik HoxhajMiri i PojësNuredin Dumanisuel cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

20:34 : 01/08/2025
AKTUALITET

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca gjyqësore për “Plumbin e Artë”

11:03 : 17/07/2025
AKTUALITET

Skerdi Tase: Çapjat ofronin 200 mijë euro për “kokën” e dhëndrit të Qazim Sejdinit

16:53 : 15/07/2025
AKTUALITET

Skerdi Tase rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës: Na ishte premtuar 80 mijë euro

15:05 : 15/07/2025
AKTUALITET

Koka: Drejtorët në bashki nuk emërohen nga kryetarët, por nga bandat

21:41 : 10/07/2025
Para

"Je në ofertë"/ Avokati braktis sallën: Nuk e toleroj të më kërcënojë Dumani dhe prokurori bën sehir

TË GJITHA

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

08:12 : 21/08/2025

U denoncua i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet në banesë

08:02 : 21/08/2025

Horoskopi, 21 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/08/2025

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

22:51 : 20/08/2025

Lubonja: Liria e shprehjes në Shqipëri rrezikohet nga Kodin i ri Penal

22:39 : 20/08/2025

E rëndë në Durrës/ 45-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se…

22:26 : 20/08/2025

Plagosja në ‘Valamar’/ Publikohet FOTO e autorit! Qëlloi të riun pas sherrit për parkimin

22:15 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com