• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mospërditësimet në kategorizimin e bizneseve për taksat vendore, ekspertët kërkojnë unifikim ligjor

08:25 : 16/04/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Pas shqetësimeve të ngritura nga bizneset për pasaktësi në llogaritjen e taksave vendore për vitin 2025 nga mospërditësimi i xhiros së realizuar, ekspertët pohojnë se problemet krijohen nga mungesa e koordinimit mes drejtorive rajonale të tatimeve dhe vendore.

Audituesi ligjor dhe konsulenti tatimor Julian Saraçi tha se regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistemin e tatimeve qendrore janë të njëkohshme për të gjithë institucionet e tjera publike, megjithatë, nuk përkthehen automatikisht në përditësim të detyrimeve për taksat vendore.

Ai sjell në vëmendje raste të shumta kur ndryshimet në xhiron e raportuar nga bizneset në organet tatimore nuk janë reflektuar në llogaritjen e taksave vendore apo raste regjistrimesh të reja.

“Mungesa e koordinimit mes bashkive dhe administratës qendrore, pavarësisht marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe që kanë, mbetet shqetësuese. Ne kemi klientët tanë që kanë muaj që e kanë hapur biznesin, kanë dërguar dhe njoftim për regjistrim në taksat vendore (edhe pse nuk e kanë detyrim njoftimin) dhe akoma nuk e kanë faturën përkatëse për të paguar taksat vendore, edhe pse afati është 30 ditë pas hapjes së biznesit.

Apo kemi raste që klientët tanë kanë ndryshuar kategorinë prej xhiros së rritur dhe kjo gjë nuk është reflektuar në kohë në sistem dhe nuk ka pasur faturë për pagesë të gjeneruar, por është shfaqur pas 3 vitesh, bashkë me gjoba dhe kamatëvonesa edhe pse vullneti dhe korrektësia për të paguar ka qenë në çdo kohë”.

Për zgjidhjen e këtyre problemeve ai rekomandon se fillimisht është i domosdoshëm unifikimi i legjislacionit tatimor, për taksat vendore me ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Lexo edhe:

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

Bie sistemi online i QKB-së në e-Albania, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet

“Ndarja e tatimpaguesve sipas xhiros (0-2-8 milionë lekë) bie ndesh me kufirin aktual prej 14 milionë lekësh të përcaktuar në ligjin organik të të ardhurave. Ky mospërputhje nxit shmangien nga formalizimi dhe penalizon padrejtësisht bizneset për diferenca të vogla në xhiro”.

Ndërsa bizneset sipas tij duhet që të kërkojnë faturat në kohë, të ndjekin ndryshimet e kategorisë edhe pse nuk është detyrim i tyre për të njoftuar, për të shmangur penalitete të panevojshme.

Bizneset, paqartësi me llogaritjen e taksave vendore për 2025: Mungoi përditësimi i xhiros së vitit 2024

Mosreflektimi i xhiros reale të vitit 2024 krijoi anomali në detyrimet e taksave vendore të disa bizneseve në Tiranë. Një rast konkret është ai i një restoranti, i cili për vitin 2024 kishte xhiro prej 7,6 milionë lekësh, ndërsa në 2023 kishte realizuar 8,3 milionë lekë. Edhe pse subjekti raportoi xhiron e re në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë, detyrimi për vitin 2025 iu llogarit mbi xhiron e vjetër, duke e klasifikuar si biznes të madh.

Sipas vendimeve të këshillave bashkiakë, bizneset kategorizohen në disa fasha në bazë të xhiros vjetore: Biznes i vogël: 0–2 milionë lekë dhe mbi 2–8 milionë lekë; Biznes i madh: mbi 8 milionë lekë. Niveli i taksave vendore, si tarifa e pastrimit dhe taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore, ndryshon sipas këtyre kategorive.

Studiot e kontabilitetit në Tiranë vërejnë se shumë biznese që për një vit kalojnë mbi 8 milionë lekë, paguajnë si biznese të mëdha edhe kur në vitin pasardhës bien nën këtë prag. Arsyeja është se regjistrimi me tatim fitimi nuk ndryshohet automatikisht në sistem, dhe bashkia vijon t’i tarifojë si të tillë.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore sqaroi për Monitor se kategorizimi i subjekteve bëhet në bazë të xhiros së realizuar në vitin paraardhës, sipas të dhënave të ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Për vitin tatimor 2024, klasifikimi tatimor bëhet bazuar në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, dhe këto të dhëna përdoren për të llogaritur detyrimin vendor për vitin 2025. / MONITOR

Etiketa: biznesetEkspertetkategorizimiTaksatunifikimunifikim ligjorvendore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

12:53 : 01/08/2025
AKTUALITET

Bie sistemi online i QKB-së në e-Albania, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet

09:18 : 25/07/2025
AKTUALITET

Në 59% të bashkive, numri i bizneseve të vogëla në rënie nga tkurrja e popullsisë

08:29 : 24/07/2025
AKTUALITET

Abuzime me taksat dhe parkimin/ Prokuroria godet Bashkinë e Subashit, masa sigurie ndaj 4 zyrtarëve

08:25 : 24/07/2025
AKTUALITET

Burg për parkimin “dysh”? Ekspertët kundër: Në qeli vetëm problematikët, të tjerët gjoba të rënda

15:34 : 14/07/2025
AKTUALITET

Kërcënimet e Ramës/ Qytetarët në Lungomare paralajmërojnë mbylljen e bizneseve

17:02 : 08/07/2025
Para

Tërmet i fuqishëm në detin Jon

TË GJITHA

Habere nga Kodi…

20:36 : 01/08/2025

Rreth 20 “koka” krimi jashtë hekurave, SPAK nis hetime për dekonspirimin e operacioneve

20:34 : 01/08/2025

Aksident në aksin ‘Vau i Dejës–Bushat’, plagoset një person

20:25 : 01/08/2025

I ka munguar vazhdimësia në Serinë A, Medon Berisha: Objektivi i sezonit është të mos dëmtohem

20:23 : 01/08/2025

“Po krijojmë një monstër”, Sam Altman i frikësohet versionit të ri të ChatGPT

20:16 : 01/08/2025

Babai turk, nëna shqiptare/ Policia procedon prindërit që tërhiqnin zvarrë vogëlushen: Donte lodra!

20:13 : 01/08/2025
1247952251

I vë ndihmës gjyqtarin e Premier Ligës, UEFA cakton Jorgjin për duelin kualifikues të Europa League

19:53 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com