• Kontakt
Thursday, May 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Duke heshtur për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil dhe i krishterë është shuar përfundimisht

08:45 : 16/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA

Nga Paolo Farinella

“Izraeli nuk është një demokraci, ashtu siç nuk janë as SHBA-të apo Evropa, as ne që kthejmë kokën nga ana tjetër”.

Prej 80 vitesh, Perëndimi “civil”, vendlindja e së Drejtës, nuk ka denjuar të reagojë as me një të kollitur ndaj fatkeqësisë së Gazës dhe të popullit palestinez, të cilëve prej tetë dekadash u grabitet toka – tokë që, ndër të tjera, iu njoh zyrtarisht nga OKB-ja; e njëjta OKB që, në të njëjtën kohë, i njohu Izraelit të drejtën për tu “kthyer në shtëpi”. Një e drejtë natyrore, pas dëbimeve romake, përndjekjes së krishterë, shfrytëzimit katolik dhe gjenocidit shkencor të Hitlerit dhe Musolinit.

Gjithçka që Izraeli ka pësuar nga Perëndimi civil dhe i krishterë, ia ka kthyer Palestinezëve dhe sot Gazës, me të njëjtin vullnet vrasës me atë nazist: të shkulë përgjithmonë një popull nga toka ku ka lindur, nga e cila nuk mund të përfitojë as përkohësisht.

Tetëdhjetë vjet është jeta e një njeriu të fortë (Psalmi 90/89,10). 7 tetori u përsërit me vend e pa vend, për të pasur kredencialet që të mos dukemi si apriori të njëanshëm kundër Izraelit. Prej 60 vitesh studioj Izraelin biblik, të cilin kam ditur gjithmonë ta dalloj nga qeveria izraelite – në krye të së cilës sot qendron Netanjahu, dhe nesër do të jetë dikush tjetër. Këtu nuk ka furra krematori, këtu zjarri sillet direkt në shtëpi, vetëm pse je Palestinez, pra “abuzues” që qendron padrejtësisht në “ha-Eretz Israel” – Tokën e Izraelit, dhuratë e Zotit, pasi më parë ajo u është marrë dhe u është grabitur Kanaanëve. “Toka jonë” dhe e askujt tjetër, në kundërshtim me çdo të drejtë natyrore dhe juridike.

Lexo edhe:

Netanyahu e konfirmon: Kemi vrarë liderin e Hamasit në Gaza

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Nëse qëllimi i Netanjahut është shkatërrimi i Palestinezëve, si mund ta quajmë këtë ndryshe përveçse me të vetmin term që i bashkon të dy popujt “vëllezër binjakë”? pra: gjenocid. Deri më 7 tetor, kishte një logjikë të natyrshme në rezervimin e këtij termi për të vetmen vendimmarrje monstruoze, të programuar në mënyrë shkencore dhe politike, për “zhdukjen e një populli të tërë”. Tani, pas vendimit të qeverisë Netanjahu për ta kthyer Gazën në gërmadhë dhe për të zhdukur popullin palestinez, ai term i shenjtë dhe i përbuzur njëkohësisht, unik dhe i paprekshëm, bëhet “trashëgimi e njerëzimit”, pikërisht aty ku Izraeli kërkon të zhdukë “binjakun” e vet: gjenocid. Nuk ka mbivendosje, as letrare, por përputhje, historike, morale, të shënuar nga “hakmarrja shtatëdhjetë herë nga shtatë herë”.

Që nga momenti kur nisi masakra e Hamasit, më 7 tetor 2023, humba fjalët dhe nuk arrita, nuk munda të shpreh dot as zemërim, as revoltë, as emocion, as tronditje përballë pamjes së të rinjve të therur si dele — fajtorë vetëm pse donin të argëtoheshin, por në vendin e gabuar ama, që në parim. Nuk shkohet për të kërceyr në kufi me Gazën, si për të thënë: “këtu jemi ne zotë”. Çdo fjalë më thahej në gojë, ashtu siç iu tha gjuha hebrenjve në fyt kur u dëbuan në Babiloni (shek. VII p.e.s.), dhe torturuesit u thoshin: “na këndoni këngët e Sionit!”. Si mund të këndosh këngët e Zotit në një tokë të huaj? (Psalmi 137/136).

Ndoshta ata të rinj nuk e kishin imagjinuar se mund të hasin ndonjë rezistencë të çfarëdo lloji, sepse prej 80 vitesh ishin mësuar, brez pas brezi, të dëbojnë banorët nga Bregu Perëndimor, të shkatërrojnë fshatra dhe pemë karube e fiq deti (simbolet më të spikatura arabe), për t’i zëvendësuar me vendbanime izraelite – duke e bërë të pamundur zbatimin e rezolutës 67/19 të OKB-së, e datës 29/11/2012, që njeh Shtetin Palestinez, në bashkëngjitje me rezolutën 2334/2016 të datës 23/12/2016, e cila i kërkon Izraelit t’i japë fund ndërtimit të vendbanimeve në territoret palestineze, përfshirë Jeruzalemin. Foli murit.

Perëndimi civil dhe ata që thirren në Zot apo në rrënjët e krishtera kanë shpallur zyrtarisht shuarjen e vet, e lidhur kjo ngushtë me fatin e Gazës: nga mali i 50 mijë të vdekurve, 51 me gjithë të vrarët hebrenj të 7 tetorit (të vdekurit nuk kanë ngjyrë — kanë vetëm dhimbje dhe vdekje!), gjenocidi i Shoah-së që vazhdon të thërrasë “Kurrë më / Për të mos harruar” dhe gjenocidi i palestinezëve (fëmijë, të rinj, gra, burra, pleq e madje edhe kafshë) na ndjek këmba-këmbës në udhën e hakmarrjes — dhe vetëm hakmarrjes — duke na kthyer te paralajmërimi i pastorit gjerman, Martin Niemöller (1892–1984), i cili në një predikim të vitit 1946 tha disa fjalë që duhen skalitur në tmerrin palestinez, në humnerën e Gazës dhe në turpin e 7 tetorit. Të gjitha të lidhura bashkë me një fill të kuq të errët, shenjë dhe simbol i një mëkati që nuk kursen askënd:
“Kain, ku është Abeli, vëllai yt? Gjakrat e tij (në shumës) më ulërasin nga dheu” (Zanafilla 4:10).

Çirret pastori Martin Niemöller:
“Në fillim erdhën të marrin romët, dhe unë u ndjeva mirë, ngase vidhnin ngapak. Pastaj erdhën të marrin hebrenjtë, dhe unë heshta, se nuk i doja. Më pas erdhën për homoseksualët, dhe u lehtësova, se më bezdisnin. Pastaj erdhën për komunistët, dhe nuk thashë gjë, se nuk isha komunist. Derisa një ditë erdhën për mua — dhe nuk kishte mbetur askush që të protestonte.”

Edhe pse i vetëdijshëm se jam një zë i mbytur në shkretëtirën e atyre që llomotisin e komentojnë pa ditur asgjë, unë personalisht qendroj pranë varrit të Jezusit, e ndiej turpin të më mbulojë, siç kam bindjen e palëkundur se Izraeli nuk është një demokraci, ashtu siç nuk janë as SHBA-të, as Evropa, as ne vetë, që bëjmë sikur nuk e shohim të vërtetën, dhe ndërkohë që presim debatin e  rradhës, kthejmë kokën nga ana tjetër – se palestinezët janë larg. Po Ukraina? “e dinim që do përfundonte kështu!”, se demokratët amerikanë nuk e mbajnë fjalën.
Ky është fillimi i fundit — dhe fundi i të gjitha mashtrimeve.
Ah, Evropë!

Etiketa: GazagjenocidIzraeliPaolo Farinella

Lajme të lidhura

BOTA

Netanyahu e konfirmon: Kemi vrarë liderin e Hamasit në Gaza

16:21 : 28/05/2025
BOTA

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

08:24 : 28/05/2025
Lajmet e Dites

Presidentja e KE-së dënon sulmet izraelite në Gazë

16:16 : 27/05/2025
BOTA

Kombet europiane dhe arabe mblidhen në Spanjë, kërkohet përfundimi i luftës në Gaza

21:44 : 26/05/2025
BOTA

OKB ngre alarmin: Më pak se 5% e tokës së Gazës është e aftë për kultivim

19:16 : 26/05/2025
BOTA

Sulmet izraelite vrasin 23 palestinezë në Gaza, përfshirë një gazetar

13:15 : 25/05/2025
Para

S*ks në Ferma Vip? Çfarë ndodhi poshtë çarçafit mes Limit dhe Albës (VIDEO)

TË GJITHA

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com