• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata rrëzon kërkesën e të dënuarit për Masakrën e Qafë-Gjashtës, Greqia nuk e ekstradon

22:41 : 15/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjykata e Sarandës ka rrëzuar kërkesën e 55-vjecarit, Aleksandër Bala për parashkrim të vendimit penal. 55-vjeçari është i dënuar me 15 vjet burg për “Masakrën e Qafë-Gjashtës”.

Bala iu drejtua fillimisht me kërkesë Gjykatës së Sarandës duke i’u referuar legjislacionit shqiptar që parashikon që “Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar dhjetë vjet për vendimin që përmban dënim pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet burgim”.

Gjykata e Sarandës ia kaloi për moskompetencë çështjen GJKKO dhe kjo e fundit Gjykatës së Lartë. Më pas Gjykata e Lartë ia kaloi sërish çështjen Gjykatës së Sarandës, shkruan balkanweb. Në 14 prill, Gjykata e Sarandës vendosi rrëzimin përfundimtar të kërkesës së Balës pasi sipas saj, për parashkrimin e dënimit nuk duhet të kalojnë 15, por 20 vjet dhe si datë për vendimin e formës së prerë duhet të jetë ai i Gjykatës së Lartë dhe jo i Apelit.

“…nisur nga fakti që dënimi prej 15 vjetësh burgim sikurse është dënuar kërkuesi Aleksandër Bala përfshihet në shkronjën “a” të nenit 68 të Kodit Penal për efekt të parashkrimit të ekzekutimit të tij, (ii) mbajtur parasysh se vendimi i dënimit të kërkuesit Aleksandër Bala, ka marrë formë të prerë më datë 13.4.2014, qartësisht rezulton se afati 20 vjeçar që kërkon ligji për të konstatuar parashkrimin e ekzekutimit të dënimit, nuk ka kaluar dhe prandaj kërkesa është e pabazuar në ligj e në prova, e si e tillë duhet të rrëzohet” shprehet Gjykata.

Aleksander Bala i njohur si Aleko apo Leku, pronar i një parkingu privat në Sarande, u shpall në kërkim nga policia në nëntor 2017 pas një operacioni të madh të policisë për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për autorët e “Masakrës së Qafë-Gjashtës”. Ata akuzoheshin se në 4 mars 1997 vranë dhe dogjën oficerin e policisë Gjergj Mehmeti, mbajtën peng dhe torturuan oficerin Eduard Aliaj dhe tentuan të vrasin oficerët e policisë Sokol Bizhga e Myzafer Blushi.

Lexo edhe:

Ka kryer 2/3 e dënimit, Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht

Punë deri në korrik! Nga Dumani tek aktet e Ramës, agjenda e Kuvendit në 5 javët e ardhshme

Për ngjarjen në fjalë u arrestuan Vladimir e Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Çipa e Edmond Sejko si dhe u shpallën shumë të tjerë në kërkim. Nga të gjithë të akuzuarit vetëm vëllezërit Sinani kryen dënimin e tashmë kanë dalë nga burgu, pasi Çipa u shpall i pafajshem nga Gjykata e Apelit e Sejko u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje. Në kërkim vazhdojnë të jenë Agron Qurku, Aleksandër Bala, Arben Këndezi, Mikel Këndezi e Alqi Paguni.

Vlen të theksohet që të gjithë personat ne kërkim janë arrestuar në kohë të ndryshme nga policia greke, por Gjykatat e këtij shteti nuk kanë pranuar t’i ekstradojnë. Mes të kërkuarve që nuk është ekstraduar është edhe Agron Qurku, i cili veç masakrës së Qafë-Gjashtës është dënuar edhe për vjedhje bankash, plagosje, rrëmbim etj.

Arsyeja e mos ekstradimit nga Greqia

Në vendimin e fundit, Gjykata e Sarandës ka zbuluar për hërë të parë për publikun edhe arsyen e mos ekstradimit të Balës. Në fakt burime konfidenciale bëjnë me dije se e njëjta arsye dyshohet të jetë përdorur edhe nga të tjerë të kërkuar për Masakrën e Qafë-Gjashtës, pasi të gjithë fshihen në Greqi e të gjithë janë arrestuar e liruar aty.

“Më datë 17.2.2014, Interpol Athina/Greqi njofton Zyrën Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana se i dënuari Aleksandër Bala është arrestuar në zonën e Pireaus/Athinë, me qëllim vijimin e procedurave të ekstradimit.

Procedurat ligjore kanë vijuar nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, e cila pasi ka marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që lidhej me kërkuesin Aleksandër Bala, ka vijuar procedurat zyrtare të ekstradimit të tij.

Nëpërmjet shkresës me nr. 176/5 prot, datë 30.5.2024 Ministria e Drejtësisë i përcjell Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, vendimin nr.6/2014, datë 11.4.2014 të Këshillit të Gjykatës së Apelit të Pireut, Greqi, mbi refuzimin e ekstradimit të të dënuarit Aleksandër Bala. Këshilli i Gjykatës së Apelit të Pireut, ka refuzuar ekstradimin e të dënuarit Aleksandër Bala, pasi sipas tyre ekzistonte mundësia që ai të përndiqej nga shteti shqiptar edhe për një vepër tjetër penale, të ndryshme nga ato për të cilat kërkohej ekstradimi dhe që lidhej me veprimtarinë nacionale apo fetare që Aleksandër Bala zhvilloi përgjatë trazirave të vitit 1997 -1998 për ruajtjen e anëtarëve homogjenë dhe kristian në Shqipëri”.

Ne tetor 2011, Gjykata e Apelit per Krime te Renda dha keto denime perfundimtare per Masakren e Qafë-Gjashtë që u lanë në fuqi nga Gjykata e Lartë:

Vladimir Sinani, 18 vjet
Nestor Sinani, 15 vjet burg
Eduard Çipa, 15 vjet burg
Alqi Paguni, 15 vjet burg
Mikel(Flamur, Vladimir) Kendezi, 15 vjet burg
Arben Kendezi, 16 vjet burg
Agron Qurku,16 vjet burg
Aleksandër Bala 15 vjet burg

Etiketa: aleksander balaBurggjykatamasakra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ka kryer 2/3 e dënimit, Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht

11:04 : 29/05/2025
AKTUALITET

Punë deri në korrik! Nga Dumani tek aktet e Ramës, agjenda e Kuvendit në 5 javët e ardhshme

16:42 : 28/05/2025
AKTUALITET

Ishin në kërkim për drogë, arrestohen 2 persona në Tiranë

13:44 : 27/05/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

U kap brenda “shtëpisë së barit” me vlerë 900 mijë paund, shqiptari dënohet me 14 muaj burg/ EMRI

17:39 : 26/05/2025
AKTUALITET

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

16:10 : 25/05/2025
AKTUALITET

“Nelsa shpk” helmoi 70 fëmijë me salmonelë, furnizon edhe burgjet e spitalet! Fituese e disa tenderave

08:42 : 25/05/2025
Para

The Telegraph: Serbisë do t’i bllokohet anëtarësimi në BE nëse Vuçiç shkon në paradën e organizuar nga Putini

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com