• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mosvaksinimi solli shpërthim të fruthit, mjekët: 8% e fëmijëve nuk kanë marrë dozën e dytë

09:52 : 14/04/2025
në AKTUALITET, SHENDETI

Rritja e rasteve me fruth jo vetëm në vendet e Evropës, por së fundmi edhe në rajon, për ekspertët shihet si kërcënim për përhapjen e sëmundjes edhe në vendin tonë, ku gjatë muajit mars u raportuan 14 fëmijë të prekur.

Megjithatë, sipas ekspertëve nuk ka vend për panik, por respektimin me rigorozitet të kalendarit të vaksinave për shkak se të pavaksinuarit janë edhe më të rrezikuar për t’u prekur. Kjo situatë vuri në alarm prindër, por edhe institucione, të cilat kanë nisur kontrolle të shtuara.

Nga java që lamë pas e në vijim, Inspektorati Shëndetësor është në terren nëpër institucione parashkollore jopublike për verifikimin e kartelave të vaksinimit të fëmijëve me qëllim identifikimin e kopshteve dhe çerdheve që kanë pranuar fëmijë të pavaksinuar në kundërshtimin më rregullat.

MOSVAKSINIMI

Shpërthimi i një vatre infektimi me sëmundjen e fruthit në Fier dhe disa raste të tjera jashtë kësaj bashkie tregoi në mënyrë të përsëritur faktin se mosvaksinimi i fëmijëve në kohën e duhur bëhet gjithmonë shkak për këtë situatë. Aktualisht kemi 14 fëmijë të infektuar.

Lexo edhe:

Shkoi për të rregulluar dhëmbët, ndërhyrja e gabuar që kryen mjekët dhe pasojat në shëndetin e pacientes

Shpopullimi/ Shqipëria po zbrazet nga “truri”, mijëra profesionistë largohen drejt Gjermanisë

“Rastet janë nga 0-14 vjeç me mbizotërim të moshës 2-4 vjeç. 10 raste i përkasin një kopshti jopublik në Fier, 1 rast po në Fier, por pa lidhje epidemiologjike me këtë kopsht, një rast në Vaun e Dejës, një rast në Tiranë dhe një në Lezhë. 9 nga 14 rastet e konfirmuara u gjetën të pavaksinuar”, – tha epidemiologu Artan Simaku.

Aktualisht në Rumani, Serbi dhe Mal të Zi fruthi po qarkullon në nivele shqetësuese për shkak të lëvizjeve. ISHP paralajmëron shtimin e infektimeve. Aktualisht mbulesa vaksinale me një dozë është 81%, prag ky që nuk parandalon dot infektimet.

“Kemi me mijëra raste në Rumani, shumë raste në Mal të Zi e po kështu edhe në Serbi. Me lëvizjet e popullatës mundësia e infektimit mbetet e lartë dhe kjo sëmundje mund të jetë vdekjeprurëse për të pavaksinuarit. Vaksinimi duhet të bëhet në kohën e duhur siç edhe rekomandon kalendari, në moshën 12 muajsh dhe 5 vjeç. Aktualisht mbulesa vaksinale e një dozë është 81%, ndërsa ajo me dy doza 92%. Pragu i mbulesës vaksinale që mundëson parandalimin e shpërthimeve duhet të jetë mbi 95%”, – tha epidemiologu Simaku.

APELI

Mjeku epidemiolog Fabian Cenko thotë që mbulesa vaksinale kundër fruthit duhet të jetë mbi 95% për të shmangur shpërthimin në popullatë.

“Përballë kësaj zgjidhja e parë dhe më efikase është përpjekja për të mbajtur mbulesën vaksinore të fëmijëve 1 dhe 5 vjeç në nivele të larta pra, jo më pak se 95%, ndërkohë që në Shqipëri aktualisht mbulesa vaksinore e fëmijëve me dozën e parë është 83%, me dozën e dytë është 92% dhe kjo tregon se ka një përqindje jo të vogël të fëmijëve të cilët nuk vaksinohen”, tha mjeku.

Ka prindër që refuzojnë të aplikojnë vaksinën MMR tek fëmijët, pasi e lidhin atë me shfaqjen e autizmit, por epidemiologu Cenko siguron qytetarët se kjo vaksinë nuk ka asnjë efekt negative në organizëm.

“Duhet thënë një gjë, që vaksina e fruthit është efiçente, është shumë efikase që ka një efekt të padiskutueshëm, virusi i fruth nuk ndryshon. Rrjedhimisht është një vaksinë që nëse unë e kam bërë para 30 vitesh, unë jam edhe sot i mbrojtur. Një vaksinë pa asnjë pasojë anësore”, tha Cenko. Në Qendrat Shëndetësore të kryeqytetit të shumtë janë prindërit pro vaksinës MMR, të cilët nxitojnë ta aplikojnë.

“Ende se ka mbush moshën, por do e bëjmë patjetër, kemi besim tek vaksina”, thotë një prind.

Vaksina kundër fruthit aplikohet në dy doza dhe është në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit. Doza e parë aplikohet në fund të vitit të parë të jetës dhe e dyta në moshën 5 vjeç. Fruthi është një sëmundje jo domosdoshmërish e rëndë, por nuk përjashtohen edhe mundësitë e hospitalizimit apo të humbjes së jetës./ Gazeta Panorama

Etiketa: fruthimjeketMosvaksinimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkoi për të rregulluar dhëmbët, ndërhyrja e gabuar që kryen mjekët dhe pasojat në shëndetin e pacientes

22:37 : 30/05/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Shqipëria po zbrazet nga “truri”, mijëra profesionistë largohen drejt Gjermanisë

08:31 : 26/05/2025
AKTUALITET

Foshnja dyditëshe humbi jetën në maternitet, del pas 4 vitesh raporti i Mjekësisë Ligjore

21:41 : 05/05/2025
AKTUALITET

Fëmijët gëzojnë në letër “shëndetësinë falas”, por kostot i paguajnë prindërit

08:17 : 11/04/2025
BOTA

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

21:44 : 10/04/2025
SHENDETI

Rritja e rasteve me fruth, mjekja: Vaksina nuk shkakton autizëm

10:57 : 09/04/2025
Para

E zbulon gazetari britanik, Everton merr vendimin për Brojën

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com