• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD hap sot fushatën zgjedhore, mesazhet që do të jepen në shesh! Rikthehet Chris LaCivita

08:06 : 11/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Opozita do të hapë sot zyrtarisht në orën 19:00 te “Nënë Tereza” fushatën e saj për zgjedhjet.

Më një skenografi krejt ndryshe nga herë të tjera, ky moment do të paraprihet që prej orës 18:00 nga aktivitetet e të rinjve, njësoj si imazhi i hapjes së fushatës të Presidentit Trump, në qendër të të cilit ishte rinia. Tri ekrane LED do të vendosen për historikun e PDsë, ndërkohë që në hyrje të bulevardit do jenë 11-të njësha, që simbolizojnë numrin e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në fletën e votimit.

Drejtuesi i fushatës, Chris LaCivita, do të jetë krah Sali Berishës, të cilët do t’u drejtohen shqiptarëve më fjalimet e tyre. Vetë lideri i PD-së dje nuk zbuloi detajet e hapjes së fushatës elektorale, por ai foli për mbështetje të madhe të shqiptarëve për PD-në në garën e 11 majit.

Në prag të çeljes zyrtarisht të fushatës, Berisha nuk tregoi shumë detaje dhe zgjodhi të bëjë vetëm batuta. Sipas tij, gjithçka është gati për çeljen zyrtare të fushatës, skenarin e së cilës preferon ta mbajë surprizë, duke e krahasuar me ceremoninë e martesës së një çifti. “Çifti dashurohet, muaj apo vite, po e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt tjetër dhe të gjithë, pavarësisht se i kanë parë me qindra dhe mijëra herë, vrapojnë t’i shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë. Ndaj dhe të gjitha surprizat janë nesër”, – tha Sali Berisha.

Ndryshe nga Kryeministri, ai nuk preferon të flasë me shifra kur bëhet fjalë për mandatet që thotë se do rikthejnë në pushtet demokratët pas 12 vite qëndrimi në opozitë. “Unë nuk jap kurrë përqindje dhe numra, sepse unë nuk jam profet. Ajo që bëj unë është të siguroj një mbështetje madhore kombëtare dhe ndërkombëtare në fitoren e 11 majit dhe besoj se këto janë evidente. Shihni entuziazmin që ekziston dhe optimizmin e ligjshëm që ekziston sot në Shqipëri”, – theksoi Berisha.

Lexo edhe:

Ra ky raport e u pamë!

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

Teksa ka nisur edhe paketimi i fletëve të votimit për diasporën, Berisha premtoi se ai dhe të vetët do të qëndrojnë në këmbë për një proces transparent.
“Ne po e mbrojmë atë votë dhe do të ndjekim çdo proces të saj, gjersa ajo të numërohet e tëra me transparencë”, – tha Berisha.

Lideri demokrat u ndal edhe te zhvillimet në Parlamentin Europian, ku tha se komuniteti ndërkombëtar është i vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira. Seancën dëgjimore të organizuar nga Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian për Shqipërinë lidhur me zgjedhjet dhe klimën parazgjedhore, kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cilëson si kambana alarmi kundër qeverisë “Rama”.

“Në një hark kohor treditor të kenë çështje në agjendën e tyre Shqipërinë, problematikat e saj madhore, zgjedhjet e dhunuara sistematikisht, krimin e organizuar që ka kapur majën e shtetit, terrorin politik dhe shtypjen e opozitës. U shpreh shqetësimi më i madh për industrinë e blerjes së votës të Edi Ramës”, – u shpreh Sali Berisha.

Berisha shprehet se u vërtetuan akuzat e opozitës për kapjen e drejtësisë nga Kryeministri Edi Rama. “Në Bruksel u denoncua me zë të lartë, nënkupton asgjësimin e shtetit ligjor. Në qoftë se vendimet e gjykatës më madhore të vendit nuk zbatohen, në njëfarë mënyre përbën një grusht shteti”, – shtoi më tej lideri i demokratëve. Për Berishën, reforma e re i la shqiptarët pa drejtësi. “Do mund t’ua shesë kush më dështimin spektakolar duke u mohuar shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor me reformën e George Soros. Të mbrosh këtë reformë është njëlloj si të thuash qytetarët shqiptarë nuk meritojnë drejtësi”, – tha Berisha./Gazeta Panorama

Etiketa: BerishafushataZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Zgjedhjet e 11 Majit ‘de facto” nuk njihen”/ Maliqi: Nga listat e mbyllura përfitojnë servilët

18:41 : 24/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

16:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qytetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn

22:32 : 23/10/2025
AKTUALITET

Celibashi: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 1 viti

18:31 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE/ODIHR, Gjekmarkaj: Qeveria ilegjitime, rrëzohen pretendimet për zgjedhje të lira

14:13 : 23/10/2025
Para

Erdogan takohet me deputetët kurdë, duan t’i japin fund konfliktit 40-vjeçar

TË GJITHA

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025

Krizë stafi/ Italianët vërsulen të marrin infermierët shqiptarë

14:56 : 25/10/2025

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
Viktima

Po kontrollonte punimet e një ure, inxhinieri bie nga lartësia dhe humb jetën! Arrestohet drejtuesi teknik

14:14 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com