• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së/ Rrit tarifat në 125 për qind për mallrat amerikane

10:28 : 11/04/2025
në BOTA

Kina ka njoftuar se do të rrisë tarifat shtesë për mallrat amerikane në 125 për qind, një rritje të ndjeshme nga 84 për qind që ishin më parë.

Ky ndryshim është një kundërpërgjigje ndaj masave të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, të cilat, sipas autoriteteve kineze, dëmtojnë seriozisht interesat e Kinës në tregtinë ndërkombëtare.

Ministria kineze e Financave ka sqaruar se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga e shtuna, duke e bërë këtë një hap të menjëhershëm dhe të rëndësishëm në politikën tregtare të Kinës.

Ajo theksoi se, nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të veprojnë në mënyrë që të shkelin interesat e Kinës, qeveria e Pekinit do të jetë e detyruar të marrë masa kundërshtuese dhe të “luftojë deri në fund” për mbrojtjen e saj.

Kina ka shprehur shqetësim të thellë për mënyrën se si SHBA-ja po përdor tarifat si një mjet për të imponuar presion ekonomik, duke e quajtur këtë një shkelje serioze të rregullave ndërkombëtare të tregtisë, ligjeve themelore të ekonomisë dhe principesh të zakonshme të drejtësisë tregtare, shkruan skynews.

Lexo edhe:

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

Ministria ka theksuar se kjo është një formë e ngacmimit dhe presionit njëanshëm që nuk ka bazë të qëndrueshme në një ekonomi globale të ndërlidhur.

Reagimi i ashpër vjen pas një deklarate të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi një pauzë prej 90 ditësh për tarifat shtesë ndaj shumicës së vendeve, por njëkohësisht vendosi të rrisë tarifat ndaj Kinës në 145 për qind.

Ndryshe, ky ndryshim ka ngjallur shqetësime në nivel global për mundësinë e një eskalimi të mëtejshëm të tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Etiketa: mallraSHBAtaksa

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

19:39 : 19/10/2025
BOTA

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

15:14 : 19/10/2025
BOTA

SHBA/ Miliona protestojnë kundër presidentit Trump

14:41 : 19/10/2025
BOTA

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025
BOTA

CNN: Trump po përgatit “pazarin e madh” me Putinin dhe Kinën

18:44 : 18/10/2025
BOTA

Ndërron jetë analisti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

17:58 : 18/10/2025
Para

Marrin kthesë hetimet! Zbulohen gjurmë ADN-je të një burri në valixhen ku u gjet Ilaria Sula

TË GJITHA

Premier League/ Man.United mposht Liverpoolin në “Anfield”

20:33 : 19/10/2025

Ngjarja në Maliq, Ministria e Shëndetësisë: 6-vjeçarja në gjendje kritike, po trajtohet në terapi intensive

20:25 : 19/10/2025

Skandali! Prokuroria e Elbasanit i sekuestron telefonin avokatit Uljan Barjami

20:17 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia

19:58 : 19/10/2025

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

19:39 : 19/10/2025

Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare

19:34 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Policia arreston dy persona, u prezantuan si vëzhgues

19:24 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com