• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermani: Marrëveshja e koalicionit për migracionin

Migracioni ishte tema dominuese në fushatën elektorale dhe për një kohë të gjatë temë debatesh ndërmjet kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve. Çfarë është planifikuar tani dhe cilat janë kufizimet ligjore?

10:50 : 11/04/2025
në BOTA

Në ditën e parë si kancelar, kështu pati premtuar në fushatë elektorale kristiandemokrati (CDU) Friedrich Merz, do të zbatojë kompetencën politike duke udhëzuar Ministrinë e Brendshme që të kontrollojë vazhdimisht kufirin dhe të kthejë që në kufi azilërkuesit. Pas zgjedhjeve edhe Merz-it iu bë e qartë, se përpara ditës së tij të parë në post, do t’i duhej të negocionte për koalicionin qeverisës. Kështu gjatë bisedimeve për koalicionin me socialdemokratët (SPD) javët e kaluara është debatuar fort për këtë temë lidhur me formulimet dhe mundësitë ligjore. Në marrëveshjen e koalicionit janë vendosur tani formulime të rëndësishme të SPD-së: “E drejta bazë për azilin mbetet e pacënuar. Ne duam të mundësojmë integrimin”, shkruhet. Por edhe konservatorët kanë vendosur formulimet e tyre: “Ne do ta rregullojmë migracionin duke e drejtuar në mënyrë të tillë që të kufizojmë migracionin e paligjshëm.”

Policia në Bavari ndal automjetet për kontroll
Koalicioni i ardhshëm do ta vazhdojë kontrollet në kufiFotografi: Matthias Balk/dpa/picture alliance

Kontrollet në kufij do të vazhdojnë

Konkretisht koalicioni i ardhshëm do të vazhdojë kontrollet në të gjithë kufijtë e Gjermanisë, derisa të ketë një mbrojtje funksionuese të kufijve të jashtëm të BE-së në nivelin e BE-së. Asgjë nuk ka të re këtu, por ligjërisht kjo është problematike. Sepse Gjermania përpara shumë vitesh ka nënshkruar Marrëveshjen e Shengenit për Kufijtë. Në bazë të këtij kodi nuk ka kontrolle të vazhdueshme dhe të pakufizuara në kohë ndërmjet shteteve të hapësirësh Shengen. Përjashtime kjo marrëveshjen parashikon vetëm në raste të situatave të rrezikshme. Edhe kjo për një periudhë të caktuar kohe. Pra kontrollet kufitare janë në kundërshtim me këtë marrëveshje. Kështu gjykoi më 17 mars 2025 Gjykata Administrative e Bavarisë lidhur me kontrollet kufitare. Për këtë proces u bë shkak padia e një shtetasi austriak, i cili konsideroi se është kontrolluar jashtë ligjit në vitin 2022. Vazhdimi i kontrolleve e vështirëson problemin.

Fjalia vendimtare në marrëveshjen e koalicionit është e diskutueshme: “Ne do të kthejmë azilkërkuesit në kufi në marrëveshje me fqinjët tanë europiane me të cilët kemi kufi të përbashkët.” Për këtë aspekt është debatuar fort derisa Ministria e Brendshme në Vjenë, njoftoi, se nuk do të pranojë personat e kthyer nga Gjermania në Austri. Por Merz i pyetur lidhur me këtë gjatë prezantimit të marrëveshjes së koalicionit, deklaroi, se: “Në marrëveshje do të thotë në marrëveshje me partnerët europianë. Ai shtoi: “Ne jemi në dialog intensiv dhe do ta zgjidhim bashkarisht këtë problem.”

Friedrich Merz me syze para mikrofonit
Merz i pyetur për kthimet në kufi, tha se do ta zgjidhim problemin bashkarisht me partnerët tanë europianëFotografi: Christoph Soeder/dpa/picture alliance

Do të zgjerohet lista e vende të sigurta të origjinës

Një tjetër pikë në marrëveshjen e koalicionit është zgjerimi i listës së vende të sigurta të origjinës. Për njerëzit që vijnë nga vende të sigurta do të ketë një proces të shkurtuar për azilin. Në vendet e sigurta nuk ka rrezik për përndjekje pra nuk ka arsye për të aplikuar për azil. Azilkërkuesit që vijnë nga të tilla vende, duhet të vërtetojnë, se nuk është kështu. Kjo ua lehtëson punën autoriteteve për t’i shqyrtuar dhe refuzuar shpejt aplikimet për azil. Deri tani në listën e vendeve të sigurta përfshihen të gjitha vendet e BE-së si dhe dhjetë vende të tjera ndër to Gjeorgjia, Gana dhe Kosova. Koalicioni do tani të shtojë edhe vende të tjera në këtë listë. Fillimisht do të shtohen Algjeria, India, Maroku dhe Tunizia. Deri më sot për çdo ndryshim të ligjit me zgjerimin e listës së vendeve të sigurta duhej marrë vendimi nga Bundestagu. CDU/CSU dhe SPD tani duan ta realizojnë këtë përmes një dekreti ligjor. Në këtë mënyrë lista me vendet e sigurta të origjinës mund të zgjerohet nga qeveria pa qenë e nevojshme të kalojë si procedurë legjislative në parlament./DW

Lexo edhe:

“Jupiteri”, superkompjuteri më i shpejtë i Europës, i madh sa gjysma e një fushe futbolli

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

Etiketa: Gjermanimigracion

Lajme të lidhura

BOTA

“Jupiteri”, superkompjuteri më i shpejtë i Europës, i madh sa gjysma e një fushe futbolli

20:57 : 06/09/2025
AKTUALITET

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025
BOTA

Tronditet Gjermania/ 18-vjeçari kosovar plagos me thikë mësuesen, policia e vret gjatë ndjekjes

12:32 : 05/09/2025
BOTA

“Prova lufte” në vendet baltike

20:55 : 02/09/2025
BOTA

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

18:44 : 02/09/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën 3 të rinj nga Kosova

17:06 : 02/09/2025
Para

Njëri shkoi me gruan e bosit/ Rihapet dosja e vrasjes së dy shqiptarëve në Gjermani

TË GJITHA

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

09:00 : 07/09/2025

Po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët/ Ç’ndodhi me Nuredin Dumanin, spitali ende pa diagnozë

08:44 : 07/09/2025

Rusia sulm ajror gjatë natës në Kiev, bombardon edhe një godinë qeveritare

08:32 : 07/09/2025

VIDEO/ Grushta dhe kapje për flokësh, vajzat përleshen me njëra-tjetrën në Astir

08:24 : 07/09/2025

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:11 : 07/09/2025

Shpopullimi/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

08:03 : 07/09/2025

Horoskopi, e diel, 7 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com