• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U pezullua nga detyra për korrupsion, KLP largon Kledian Llahon si kreu i Prokurorisë së Sarandës

11:49 : 10/04/2025
në AKTUALITET, VETTING

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka larguar nga detyra e drejtuesit të prokurorisë së Sarandës, Kledian Llahon, për të cilin me urdhër të SPAK ai i pezullua nga detyra për korrupsion.

Po ashtu KLP ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj Llahos, duke caktuar masën “Ulje page në masën 20% për 3 muaj”, përkundër propozimit të ILD për “Ulje page në masën 40% për 1 vit”, ndërsa ka pranuar plotësisht propozimin e ILD për masën “Largimi nga detyra e kryetarit”.

Kledian Llaho dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij dhe ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”.

Sipas SPAK, personi nën hetim, magjistrati Llaho dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij,

Lexo edhe:

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., duke caktuar masën “Ulje page në masën 20% për 3 muaj”, përkundër propozimit të ILD për “Ulje page në masën 40% për 1 vit”, ndërsa ka pranuar plotësisht propozimin e ILD për masën “Largimi nga detyra e kryetarit”.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj magjistratit Ll., në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 6 ankesa të një prokuroreje në të njëjtin institucion, për veprime e sjellje, që përbëjnë shkelje disiplinore nga ana e drejtuesit Ll.

Hetimi disiplinor i kryer nga ILD konkludoi se veprimet e mosveprimet e z. Ll. përbëjnë mos përmbushje, në cilësinë e drejtuesit, të detyrimeve të përcaktuara në ligj, në veçanti e detyrave që lidhen me sistemin e menaxhimit të çështjeve. Nga hetimi u konstatuan shkelje të përsëritura të rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë. Shkelja disiplinore vërehet në raport, është kryer me dashje direkte dhe ekziston rreziku që ndikimi negativ i saj të shtrihet në zyrën e prokurorisë në tërësi, duke përbërë rrezik për përsëritje ngjarjesh, që ulin imazhin e zyrës së prokurorisë.

Magjistrati ka marrë masën disiplinore “Vërejtje Publike” për një shkelje të mëparshme nga ana e KLP-së, me datë 30.01.2025, për veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mos përmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuar të akteve procedurale, e duke mos përmbushur detyrat e lëna nga gjykatat, duke lënë pa veprime dosjen hetimore për një periudhë mbi 2 vjeçare.

Gjatë parashtrimeve para KLP-së inspektorja e ILD-së vërejti, se në kohën e depozitimit të kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor, prokurori K.Ll., ushtronte të njëjtën detyrë, si në kohën e kryerjes së shkeljes së pretenduar. Aktualisht ai nuk ushtron detyrën as si Drejtues as si prokuror, për shkak se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj këtij magjistrati, si i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal.

Në konkludim, ILD i propozoi KLP-së caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare” ndaj magjistratit K. Ll, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “l”, si dhe neni 102 pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe një masë të disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”, të parashikuar nga neni nga neni 108 dhe neni 112, pika 2, shkronja “b” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar. Kërkesa e parë u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që caktoi masën “Ulje 20% e pagës për një periudhë 3 mujore” dhe pranoi plotësisht kërkesën e ILD për masën plotësuese “Largim nga detyra e kryetarit” për magjistratin K.Ll.”– thuhet në njoftim.

Etiketa: Kledian Llahoklpkorrupsionprokurorisarandespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
Para

Legalizuan 3 objekte në Palasë, dërgohen në gjyq zyrtarët e ASHK-së, kryetari i fshatit dhe ndërtuesit

TË GJITHA

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
Screenshot

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025

Përdorimi i Gardës Kombëtare nga Trump përballet me sfida të mëdha ligjore

20:24 : 09/10/2025

FOTO-EMRI/ Dy persona dhunojnë barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë

20:13 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com