• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Erion Dasho

Teksasi dhe disa shtete të tjera të jugut të SHBA-ve janë duke luftuar prej muajsh me një shpërthim të sëmundjes së fruthit.

Tre fëmijë kanë vdekur, midis disa qindra të sëmurëve. Për të kuptuar shkallën e rëndesës së problemit, vdekja e fundit nga fruthi në SHBA datonte në vitin 2019 dhe e parafundit në vitin 2015, të dyja në persona me moshë madhore dhe me mangësi të theksuar të imunitetit.

Si shpjegohet ky shpërthim i tanishëm dhe vdekjet e lidhura me të?

Fruthi është një prej sëmundjeve më ngjitëse që njihen. Qytetarët e mbajnë mend koeficientin R, i cili u bë “i famshëm” gjatë COVID-it. Në rastin e fruthit ky koeficient vlerësohet midis 12 dhe 18. As varianti omikron i COVID-it nuk e arriti dot këtë shkallë të përhapjes, ndërkohë që varianti origjinal që tronditi botën e kishte R-në midis 2 dhe 3, pra përhapej gjashtë herë më ngadalë se fruthi.

Lexo edhe:

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

Për të parandaluar një epidemi të mundshme të fruthit, e vetmja mënyrë është vaksinimi i më shumë se 95% të popullatës. Pothuajse secili nga vendet e zhvilluar e arrin këtë shkallë imunizimi, madje asaj janë duke ju afruar edhe shumë vende afrikane.

Në disa rajone të Teksasit dhe shteteve fqinjë shkalla e vaksinimit ka rënë në nivelin e vendeve që aktualisht ndodhen në luftë apo konflikte civile.
Shkaku?!

Teoritë konspirative që kanë lindur vitet e fundit për “lidhjen” e vaksinimit me autizmin dhe probleme të tjerë shëndetësore!

Këto teori morën superxhiro në kohën e pandemisë, ku vaksinimi u lidh deri me përpjekje gjenocidale për të nxitur vdekje masive në popullatë, apo me synimin për të ndryshuar kodin gjenetik të njerëzimit. Hezitimi për të vaksinuar fëmijët u pasua nga rënia e mbulesës imunitare dhe shfaqja e shpërthimeve me të cilat SHBA-të janë duke u përballur aktualisht.

Në raport me shëndetin dhe jetën e fëmijëve nuk ka asnjë produkt që të ketë patur ndikim më të madh sesa vaksinat. Çdo vit vaksinat shpëtojnë 4 deri në 5 milionë jetë, pjesa dërrmuese në moshën e fëmijërisë.

Një studim që përfshiu 20 vitet e parë të mijëvjeçarit të ri vlerësoi se midis vitit 2000 dhe 2019, vaksinat parandaluan të paktën 37 milion vdekje në vendet në zhvillim, 23 milion prej të cilave u parandaluan nga vaksina e fruthit.

Vaksina më e anatemuar nga të fantaksurit e teorive konspirative, vaksina kundër COVID-it, vlerësohet se shpëtoi rreth 20 milionë jetë gjatë pandemisë. Kjo sipas një studimi të publikuar në vitin 2023 në revistën prestigjioze “The Lancet”.

Shëndeti publik ka një detyrë shumë të vështirë, të kapërcejë rezistencën e teoricienëve konspiracionistë, si dhe të “shkencëtarëve” të vetëshpallur të rrjeteve sociale. Kjo sfidë ka për të qënë akoma më e vështirë sesa vetë sfida që u kapërcye kur programet e vaksinimit u shtrinë për herë të parë dhe bënë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes për dhjetëra milionë fëmijë e të rritur.

Por, sikundër çdo sfidë tjetër në dobi të jetës, edhe kjo është një sfidë që e vlen të luftohet!

Për të shpëtuar jetë të tjera…

Etiketa: Erion Dashombrojtje e jetësmjekuvaksina

Lajme të lidhura

BOTA

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025
BOTA

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

11:57 : 15/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Tiranës ndryshon akuzën për mjekun “me 4 gra”, dënohet me 15 muaj burg për dhunë në familje

11:05 : 14/10/2025
AKTUALITET

Hezitimi ndaj vaksinës së fruthit ul mbulimin në Lezhë

18:37 : 05/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, vihet nën hetim mjeku në Tiranë

14:54 : 25/09/2025
AKTUALITET

Daja i vdiq në spital, mbesa akuza mjekut: Neglizhoi trajtimin mjekësor! Vihet nën hetim

12:23 : 03/09/2025
Para

Aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, katër të plagosur

TË GJITHA

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

15:43 : 31/10/2025

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025

Nga indiferenca tek shtyrja e gazetarëve, arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK

15:32 : 31/10/2025

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com