• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Evropianizmi përpara integrimit evropian

15:15 : 07/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Njerëzimi ka arritur sukses si specie për shkak të aftësisë unike që ka për formimin e kulturave dhe në raste më të rralla edhe në formësim civilizimesh. Kulturat janë grupime njerëzish të bashkuar rreth një sërë vlerash dhe bindjesh të përbashkëta. Kur i ndajmë vlerat dhe bindjet me të tjerët krijojmë besimin. Besimi ndaj të tjerëve është parakusht për zhvillimin e shoqërisë ose së paku ndjenjës së përbashkësisë. Qysh në gjenezë të tij, homo sapiensi mund të linte shpellën dhe të dilte për gjueti nëse do ishte i sigurt që komuniteti që e rrethonte do t’i mbronte familjen dhe pronën. Ne priremi t’u besojmë njerëzve me të cilët ndajmë vlera dhe bindje të përbashkëta. Kjo është arsyeja pse shpesh votojmë për atë që na duket më i ngjashmi me ne, që ngjan se ndan më shumë vlera apo tipare me ne vetë. Në SHBA ekziston një shprehje që thotë se kandidati i preferuar është ai me të cilin do doje të pije një birrë në klub.

Mungesa e besimit mes njëri tjetrit dhe në institucione, ajo që rëndom në politologji njihet si kapitali social sipas definicionit të njohur të Putnami-t bazuar në studimin e tij mbi diferencat mes Jugut dhe Veriut të Italisë, bën që të ketë asimetri të theksuara mbi shkaqet e zhvillimit në shtete dhe rajone të caktuara. Mungesa e besimit në institucione në rastin shqiptar ka qenë historikisht e kushtëzuar nga pushtuesit e jashtëm apo mungesa e legjitimitetit të qeveritarëve vendorë, infrastruktura e fragmentuar, terreni i ashpër, mbizotërimi i së drejtës zakonore si formë parapolitike në mungesë të një shteti modern, mungesa e industrializimit dhe institucioneve që lindën si rezultat i këtij procesi në Perëndim etj.

Mungesa e besimit në institucione është kthyer veçanërisht shqetësuese në dekadat e tranzicionit, ku antagonizmi i skajshëm politik, militantizmi i institucioneve, mungesa e efektshmërisë së tyre si rezultat i trajnimeve jo adekuate të stafit, korrupsionit endemik apo një kulture politike të vakët ka prodhuar një qasje armiqësore në raportet e individit me burokracinë. Shteti është perceptuar si i dobët por njëkohësisht arbitrar, si i paefektshëm por në të njëjtën kohë korruptiv, që ofron shumë kërbaç por aspak kulaç, përkundër modeleve perëndimore të shtetit përkujdesës apo shtetit që respekton maksimalisht liritë individuale, si ajo e pronës etj.

Lexo edhe:

Kalemaj: Përfitimet e Netanjahut afatshkurtra, sulmi e fut rajonin në spirale të rrezikshme

“Veliaj po sfidon Ramën”/ Abilekaj: Material ka, s’ka forcë dhe guxim të përballet!

Ç`organizimi shoqëror, rritja e alienimit social, mungesa e fijeve kapilare që përbëjnë stofin që mban bashkë atë që rëndom referohet si shoqëri e organizuar dhe rrudhja e aktivizimit qytetar, janë disa nga fenomenet postmoderne që shoqërojnë botën e globalizuar nga njëri skaj në tjetrin. Mungesa e besimit në institucione dhe mes vedi sjell si rezultat dhe kosto shumë më të larta në transaksionet e përditshme duke thelluar hendekun mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

Mungesa e besimit në institucione është reflektuar edhe te mungesa e besimit në shërbimet që ofron sektori privat. Ky i fundit shpesh bazohet në fitimin e çastit për ta maksimizuar atë, edhe me mjete të pandershme në vend që të përqëndrohet te rritja e reputacionit që për investitorë të shquar si Warren Buffet është alfa dhe omega e një marrëdhënie kontraktuale dhe celsi i suksesit në sipërmarrje. Fjala bie, kur frekuenton një restorant për herë të parë, pa dhënë rekomandim nga dikush, në vend që të të ofrohet cilësia maksimale që të kthehesh sërish, punon parimi “futja sa më tepër se njëherë të vjen zogu në dorë”. E njëjta gjë kur shkon te xheneriku apo motorristi i makinës ku duhet futur mik dhe të vesh me rekomandim, përpos ti rrish edhe në kokë ustait se të vete çmimi sa “frëngu pulën” në rastin më të mirë, se në të keqin të heqin dhe ndonjë pjesë apo ta bëjnë “shatra-patra” që të kthehesh sërish në krye të javës apo muajit. Po ajo frikë dhe madje më e madhe është kur shkon për një diagnostikim dhe të nxjerrin një tjetër, shtrohesh “shëndoshë” dhe del “për spital”, ku makutëria për të fituar sa më shumë dhe sa më shpejtë merr në qafë edhe jetë njerëzish.

Këtë mungesë besimi e hasim rëndom edhe në produktet që konsumojmë, duke filluar nga elementët e ngjyrosjes në bukë apo verë, deri te përzierjet që i bëhen vajit të ullirit, mjaltit, qumështit dhe deri te karburantet apo kontrabanda dhe falsifikimi i markave të veshjeve etj. Së fundmi skandalet e njëpasnjëshme që po plasin duke filluar me pulën me salmonelë, luleshtrydhet me pesticide, djathi me niseshte dhe vaj plame etj. Po mos të jetë i kujdesshëm konsumatori i “varfër”, gjasat janë që ta “hajë” në çdo moment të ditës, ndaj duhet të jetë i vëmendshëm dhe me veshët katër.

Të gjitha këto e rrisin barrën e kohës së shpenzuar nga gjithsecili prej nesh, na detyron të noterizojmë a legalizojmë mijëra dokumente të cilat mund të verifikoheshin shumë më lehtë nga institucione efikase që punësojnë si personel jo analfabetë funksionalë dhe na kthehen në kosto për shëndetin kur mendon për sigurinë (e munguar) ushqimore, shëndetësore etj. Gjithashtu do të nxisnin më shumë besimin në tregje dhe rindërtimin e raportit mes prodhuesit, tregtarit dhe konsumatorit. Siguria ushqimore, ajo mjedisore, ekonomike e me radhë janë parakushte për një jetë të dinjitetshme, në mënyrë që të frenohen flukset emigratore dhe të rindërtohet besimi për të jetuar në vend. Politika të orientuara drejt, të cilat do të lehtësonin kostot e transaksionit duke bërë të mundur njëkohësisht garancinë e mbrojtjes së jetës dhe mirëqenies së qytetarit, do të ishin sa të mirëpritura aq edhe të dëshiruara për t’i dhënë fund amullisë tranzicionale dhe të ecur më shpejt drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe drejt statusit të një vendi normal. Në fund të ditës, pa këto parakushte minimale, gjithçka ngelet propagandë. Nuk mund të ketë integrim evropian pa pasur institucione publike dhe shtetërore që garantojnë minimumin e standardeve evropiane. Gjithashtu nuk mund të ketë integrim pa patur evropianizim që është hiç më shumë apo më pak sesa përkushtimi ndaj traditave, interesave dhe idealeve të asaj ç’ka është në thelb një evropian.

Etiketa: AKUevropianizimiilir kalemajintegrimi ne BEkorrupsion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalemaj: Përfitimet e Netanjahut afatshkurtra, sulmi e fut rajonin në spirale të rrezikshme

15:51 : 14/06/2025
AKTUALITET

“Veliaj po sfidon Ramën”/ Abilekaj: Material ka, s’ka forcë dhe guxim të përballet!

21:22 : 12/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

13:40 : 12/06/2025
AKTUALITET

Rama 4 dhe një histori deja vù

11:37 : 09/06/2025
BOTA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025
AKTUALITET

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

19:50 : 05/06/2025
Para

Inceneratori i Tiranës/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi për të pandehurit, mes tyre dhe Lefter Koka

TË GJITHA

Marrëveshjet me SHBA për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

10:21 : 15/06/2025
filling milk in to plastic bottles at the factory. equipment at the dairy plant

Ulen importet e qumështit të freskët, por rikthehet rritja e importeve të qumështit pluhur

10:09 : 15/06/2025

U kap duke shitur kanabis, arrestohet i riu në Korçë

09:57 : 15/06/2025

Konflikti Izrael-Iran, Berisha: Regjimi i Ajetullahëve po shkon drejt fundit të merituar

09:45 : 15/06/2025

Shkodër/ Policia zbulon parcelat me kanabis, nuk arreston kultivuesit por procedon rojet e pyjeve

09:36 : 15/06/2025

Aksident në Korçë/ Përplasen dy makina, një person përfundon në spital

09:23 : 15/06/2025

Radhë kilometrike, trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës

09:20 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com