• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka

14:03 : 07/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka. Gjithashtu Vyshkajt i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 vjeçare.

Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj. Apeli vendosoi përfundimisht dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.

Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Vendimi:

Lexo edhe:

‘Forbes’: Diella, risi apo eksperiment i rrezikshëm dhe teatër politik

SPAK çon për gjykim 6 persona për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm/ EMRAT

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 07.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 08.01.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 02, datë 26.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga Z.V. dhe I.P., ndaj vendimit nr. nr. 45, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

  1. “1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Z.V. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 vjet burgim.
  2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Z.V. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.
  3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi për pjesën e mbetur të dënimit, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 2 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
  4. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Z.V. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.P. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
  6. 6.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
  7. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr.64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I.P. nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
  8. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.R. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
  9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit T.R. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
  10. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr. 64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit T.R. nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
  11. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.
  12. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
  13. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr. 64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
  14. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale telefonat e sekuestruar të pandehurve t’i kthehen personave që u takojnë, ndërsa sendet e tjera të përshkruara në urdhrin “Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit”, datë 11.01.2023 të prokurorit, mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.
  15. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
  16. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe të pandehurit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 45, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Shpenzimet procedurale për gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve ankues solidarisht.
Etiketa: gjyqtarekorrupsionZamira Vyshka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Forbes’: Diella, risi apo eksperiment i rrezikshëm dhe teatër politik

09:22 : 24/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon për gjykim 6 persona për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm/ EMRAT

12:05 : 22/10/2025
AKTUALITET

Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

13:35 : 15/10/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështjen e pronave/ Pse u vra Konomi dhe Koçi?

21:50 : 14/10/2025
AKTUALITET

Zvarritja e gjyqeve/ KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet

15:09 : 13/10/2025
AKTUALITET

A është Edi Rama Noriega apo Erdogani i ri? Përgjigjja është të dy!

13:48 : 13/10/2025
Para

Me lule dhe pankarta, Terni i jep lamtumirën e fundit 22-vjeçares shqiptares Ilaria Sula/ VIDEO

TË GJITHA

EMRI/ Arrestohet në brigjet greke skafisti nga Saranda, zbulohet një sasi e madhe droge

18:15 : 24/10/2025

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

18:04 : 24/10/2025

Janë vërtet të lidhur? Xhensila Myrtezaj merr vëmendjen me veprimin në projektin e ri të Ledri Vulës

18:02 : 24/10/2025

“Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin”, Llabani: T’i sekuestrojnë celularin dhe do gjejnë prova të pakontestuara!

18:01 : 24/10/2025

Avionët rusë shkelin hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse paraqesin kërcënim

17:51 : 24/10/2025

“Lubi Balluku firmosëse e skandaleve më të mëdha”, Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK

17:31 : 24/10/2025

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës u dërgua sot për gjykim, SPAK: Bleu vota për PSD

17:20 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com