• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

200 kryeministra dhe 1 karrige

21:12 : 07/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

Bisedat e panumërta në studio janë bërë si vallet e dasmave qëmoti: vjen kushdo, kërcen vallen që do dhe ikën, pa e vrarë mendjen kush e ftoi, dhe kush po martohet.

Në një ditë, janë mesatarisht 200 të ftuar nëpër studiot e vendit.

Disa vijnë nga politika, disa nga tregu i të papunëve dhe disa nga parkingu përballë i televizionit.

Nëse pyet se kush janë, përgjigja është: Mbushje!

Lexo edhe:

Operacioni “fadroma” te Arena

Opozita: të ikë Kryeministri!

Nëse pyet se çfarë përfaqësojnë, përgjigja është: Për mbushje!

Por për të gjithë ka mikrofon, ka grim, ka falënderim, ka edhe veturë me apo pa kondicioner ku shoferi i televizionit shpesh herë i ka pyetjet e bisedës më të qarta.

Por ja si funksionon skema:

Nuk ke mundesi të marrësh kryeministrin apo ministrin e linjës? Nuk ka problem.

Ka plot deputet, ka edhe më shumë ish deputet dhe një ushtri permanente kandidatësh për deputet:
(ish) Deputet? Kur ka qenë në Kuvend nuk ka hapur gojen, por tani e pyet për rrogat e mësuesve, reformën në shëndetësi, marrëdhëniet me Iranin, dhe rrjetin 5G në Pukë.

Fton një kryetar partie që nuk ka kaluar asnjëherë pragun elektoral? E pyet si të jetë drejtori i Bankës Botërore dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bashkë. Le të hapë thesin dhe le të shajë kë të dojë, madje edhe lavazhierin për njollat mbi makinë.

Fton një kryetar partie që as sondazhet më optimiste nuk e japin me shans për të qenë deputet? E pyet si të jetë lideri i ardhshëm i vendit, ministër i Jashtëm dhe negociatori i paqes në Lindjen e Mesme.

Kamera e fokuson me kujdes, si të ishte kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së.

Fton një të ri në politikë? I jep kapelen e filozofit grek dhe e pyet për demokracinë, drejtësinë, rendin botëror dhe “çfarë mendon për Hobbes-in”.

Fton një sharlatan? Ky ka shumë K, sidomos kur e pyet si guru global për rendin e ri botëror, pastaj e vë përballë një eksperti të vërtetë nga Uashingtoni.

Fton një mjek infeksionist? Nuk e pyet për virozat e stinës por e pyet për taksat, buxhetin e mbrojtjes, luftën në Gaza, dhe marrëveshjen e Parisit për klimën.

Rezultati?

I ftuari futet në studio me shall për kollën, del nga televezioni si ekspert për politikën fiskale në BE dhe luftën tregtare që sapo ka shpërthyer.

Një tjetër që nuk e njeh dallimin mes fjalës “buxhet” dhe “buxhak”, shpjegon reformën e pensioneve me një siguri që të kujton performancen e Steve Jobs-it, kur prezantoi iPhone-in.

Por shumica e të ftuarve pavarësisht se kush janë, me apo pa punën, pyetën për rrogat, arsimin, shëndetësine, infrastrukturën, mbrojtjen, mjedisin, Naton, SHBA, Kinë, ujin 24 orë etj.

Në mungesë të Kryeministrit në studio, çdo të ftuari i kërkohet llogari për qeverisjen ose pyetet si kryeministri i ardhshëm i vendit.

Në fund të ditës, me kaq shumë kryeministra në studio, lind pyetja:

Kush e ka fajin që nuk kemi rroga të larta , as ujë 24 orë, as arsim cilësor dhe as shëndetësi falas?

Askush. Sepse të gjithë janë në opozitë! Përballë të “të ftuarve” është publiku që çdo natë në ekran sheh ata që nuk i ka votuar kurrë.

Qeveria është gjithmonë gjetke, por ama “Kryeministi” është gjithmonë në ekran.

Dhe kështu, vazhdon spektakli i përditshëm/përnatshëm ku vendi qeveriset… nga studio në studio.

Etiketa: 200 kryeministrakarrigelutfi dervishistudiote ftuar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Operacioni “fadroma” te Arena

22:03 : 16/07/2025
AKTUALITET

Opozita: të ikë Kryeministri!

15:20 : 15/07/2025
AKTUALITET

Fshatari, rosa dhe turisti

16:33 : 12/07/2025
AKTUALITET

Drama me H2O

08:56 : 11/07/2025
AKTUALITET

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

08:11 : 10/07/2025
AKTUALITET

Prokuroria në bankën e akuzës

08:59 : 08/07/2025
Para

Horror në Mallakastër/ Eshtra njerëzore prej vitesh në sipërfaqe, askush s’i shikon

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com