• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Rrëfehet Arbana Osmani: Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte

10:48 : 05/04/2025
në SHOW BIZ, VIDEO

Moderatorja Arbana Osmani, ishte e pranishme në natën finale të “X Factor Albania” ku rrëfeu edhe largimin e saj nga televizioni.

Ajo tregoi se dy vite më parë, kishte vendosur të largohej nga moderimi i “Big Brother Vip” dhe se mezi po priste që ai edicion të mbaronte, pasi sipas saj, po humbiste veten e saj, diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë.

“2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!” – tha Arbana.

Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!

“Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq…Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, frika për të ndryshuar nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi.

Lexo edhe:

Zbulohet banorja e parë e “Big Brother VIP Albania 5”?

Egli Tako flet hapur dhe tregon raportin që ka me Gjestin

Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, u shpreh Arbana Osmani.

Arbana tregoi se kur prezantoi Festivalin e Këngës në RTSH ka qenë shumë e ngarkuar dhe ka qenë e detyruar të shkonte çdo dy orë në shtëpi për t’i dhënë gji vajzës së vogël, Zoit, asokohe 3 muajshe. Por në të gjithë morinë e atyre punëve dhe vajzës që vetëm qante, Arbana rrëfeu se befas kuptoi që arsyeja ishte se i kishte ikur qumështi i gjirit.

“Ka patur shumë momente të vështira në jetën time personale që nuk do duhej kurrsesi t’i reflektoja në ekran, por po më kujtohet tani një moment që në fakt nuk ka qenë në skenë, por ka qenë në shtëpinë time dy orë para se të ngjitesha në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH përpara tre vitesh. Asokohe, Zoi, vajza ime, ishte vetëm 3 muajshe dhe unë e ushqeja me gji. Në po të njëjtën javë, unë kisha katër netët e festivalit dhe premierën e Big Brother, pra katër netët e festivalit, e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte dhe premiera e Big Brother të premten. Kanë qenë shumë, shumë, shumë të ngjeshura si ditë dhe si net. Në të gjithë këtë morinë e punëve detyrohesha çdo dy orë, çdo tre orë, për të shkuar për t’i dhënë gji vajzës. Ka qenë ora 6, e kisha bërë grimin, pikërisht që të isha bërë gati pastaj që të ngjitesha direkt në skenë. Nuk e kisha veshur fustanin. Shkova me vrap te dhoma e gjumit, e mora në krahë Zoin dhe e vura në gji. Vetëm qante, qante dhe nuk e kuptoja pse qante. Ndërkohë telefoni im nuk pushonte se po më pyesnin kur vjen dhe duhej të rakordoja skaletën dhe të gjithë gjërat e tjera. Ndërkohë kisha këtë fëmijë që qante dhe s’po kuptoja se çfarë kishte. Pastaj befas kuptova që më kishte ikur qumështi dhe thjesht ndjeja vetëm lotët që më lëviznin pafund, pafund dhe kisha këtë beben në dorë dhe thosha :Arbana çfarë po bën? Çfarë po bën?” Aty pastaj i fshiva lotët, përqafova Zoin fort, bëra një shishe qumësht, edhe ajo e piu, unë u çlirova dhe shkova e prezantova festivalin”, rrëfeu e përlotur Arbana Osmani.

Ajo u pyet edhe se kur do të rikthehet sërish në televizion, por sërish nuk dha një përgjigje konkrete.

Alketa Vejsiu: Shiko publiku në “ask questions” që kam realizuar ka vetëm një pyetje, “kur do kthehesh në ekran”, sepse nuk mjaftohen vetëm me YouTube-in që lidhet me televizorin e shtëpive të tyre, duan ekranin. Ka ndonjë projekt aktual?

Arbana Osmani: Unë do të kthehem në ekran kur ta gjykoj se do të jetë momenti i duhur për mua. Kur të jetë një projekt interesant, kur të jetë diçka që më frymëzon, kur ta bëj me shumë dëshirë dhe me shumë qejf siç kam bërë të gjitha programet deri tani. Të mos jem ashtu si në fundin e para 2 viteve që përmenda në monologu.

Etiketa: Arbana OsmanibbvBig Brother Vip

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Zbulohet banorja e parë e “Big Brother VIP Albania 5”?

15:26 : 24/06/2025
SHOW BIZ

Egli Tako flet hapur dhe tregon raportin që ka me Gjestin

22:12 : 20/06/2025
SHOW BIZ

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

19:01 : 20/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ “Jom dashuru prej asaj nate”, G Bani na prezanton me partneren, kush është vajza misterioze?

20:55 : 17/06/2025
SHOW BIZ

Dy ish-banorët e “Big Brother Vip Albania” në lidhje? Ja se çfarë thonë ata

19:55 : 22/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti përshëndet Eglin me këngën “E shkuar e harruar”

18:21 : 18/05/2025
Para

Shkon në mbi 3.300 numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar

TË GJITHA

Zyrtare/ Spastrime në sulm, Partizani njofton largimin e 3 futbollistëve

23:01 : 25/06/2025

BE paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë në samitin e Brukselit

22:56 : 25/06/2025

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

22:53 : 25/06/2025

SHBA teston B-21 Raider, “fantazma” e re që do të zëvendësojë B-2 (Video)

22:51 : 25/06/2025

“Perandoria kriminale” e Diddy-t! Gjyqi drejt fundit, reperi refuzon të dëshmojë!

22:49 : 25/06/2025

DW: Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

22:45 : 25/06/2025

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

22:34 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com