• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë

15:20 : 02/04/2025
në BOTA

Udhëheqësit ushtarakë perëndimorë do të diskutojnë për dislokimin e mundshëm të trupave në Ukrainë, të cilat do të monitoronin një armëpushim të mundshëm në konfliktin me Rusinë dhe do të ishin pjesë e strukturës së re të sigurisë në vend, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në videoadresimin e tij të përnatshëm, të martën.

“Kjo është pika jonë fillestare: ushtria ukrainase duhet të jetë mjaftueshëm e fortë, dhe mbi këtë bazë duhet të ndërtohet e tërë arkitektura e sigurisë”, është shprehur Zelensky më 1 prill.

“Brenda pak ditësh – të premten [më 4 prill] – do të mbahet një takim me përfaqësues të shteteve partnere, do të jenë përfaqësues ushtarakë”, ka pohuar presidenti ukrainas.

Zelensky u takua të martën, në Kiev, me ministren e Jashtme në largim të Gjermanisë, Annalena Baerbock, dhe tha se “një rreth i ngushtë vendesh” është i gatshëm të dërgojë kontingjente.

Udhëheqësi i Ukrainës tha, po ashtu, në një konferencë të përbashkët për media me Baerbockun, se po pret për përgjigje “më konkrete” nga aleatët rreth gatishmërisë së tyre për të marrë pjesë në dërgimin e trupave.

Lexo edhe:

Rusia godet Kievin gjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të pl*gosur

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

Franca dhe Britania e Madhe kanë shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa, si pjesë e një të ashtuquajturi koalicion të vullnetit, për të monitoruar një armëpushim të mundshëm. Por, Rusia ka kundërshtuar ashpër çfarëdo dislokimi të trupave të huaja në Ukrainë.

Në videoadresimin e tij, Zelensky tha, gjithashtu, se Ukraina tashmë ka ndarë me partnerët e saj amerikanë “të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me shkeljet e Rusisë në sektorin e energjisë”.

Ai shtoi se më 1 prill ka pasur sulme në Herson, përfshirë nga një dron rus, i cili, sipas tij, ka goditur një objekt dhe pajisje energjetike “krejtësisht me qëllim”, duke lënë pjesë të qytetit pa rrymë.

“Ne ngulmojmë që çdo shkelje e tillë duhet të dokumentohet, dhe kërkojmë të marrim një përgjigje nga partnerët tanë”, tha Zelensky.

“Janë pikërisht këto detaje të vogla që ndikojnë në vonesat e mëdha të Rusisë në procesin diplomatik”, shtoi ai.

Zelensky iu referua një marrëveshjeje ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë për të mos i sulmuar objektet energjetike të njëra-tjetrës. Marrëveshja u njoftua nga Shtëpia e Bardhë, më 25 mars, bashkë me një armëpushim për lejimin e lundrimit në Detin e Zi.

Kievi tha se marrëveshja për objektet energjetike do të hynte në fuqi menjëherë. Moska, në anën tjetër, pohoi se ajo do të zbatohej vetëm pas heqjes së pjesshme të sanksioneve ndaj kompanive dhe bankave ruse, të përfshira në tregtinë ndërkombëtare ushqimore.

Gjermania dha, gjatë vizitës së Baerbockut, një zotim për ndarjen e 130 milionë eurove shtesë në formën e ndihmave humanitare dhe të fondeve për stabilizim. Pakoja do të çojë vlerën e përgjithshme të ndihmave gjermane, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, në 7 miliardë euro, tha Zelensky.

Ai falënderoi Gjermaninë për garancitë se mbështetja e saj për Ukrainën mbetet e parashikueshme dhe sistematike. Stabiliteti i mbështetjes është një prej faktorëve kyç në mbrojtjen kundër agresionit rus, tha Zelensky.

“Janë ndërprerjet e furnizimeve, mosmarrëveshjet ndërmjet partnerëve, dhe të gjitha shenjat e paqëndrueshmërisë, tek të cilat po llogarit shumë [presidenti rus, Vladimir] Putin”, deklaroi Zelensky.

Trupat ruse kryen një sulm masiv me dronë në Harkiv, në natën e 1 prillit. Prefekti Ihor Terekhov tha se 13 dronë Shahed goditën qytetin, me ç’rast u plagosën katër persona.

“Pasojat përfshinë djegien e dy ndërtesave industriale, dhe dëmtimin e më shumë se dhjetë shtëpive private”, tha Terekhov.

Një sulm i mëhershëm rus, më 1 prill, në rajonin e Zaporizhjës, goditi infrastrukturën civile, duke vrarë një person, bëri të ditur guvernatori rajonal, Ivan Fedorov./ REL

Etiketa: perendimitrupaukrainaZelensky

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia godet Kievin gjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të pl*gosur

08:16 : 14/11/2025
BOTA

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

19:26 : 08/11/2025
BOTA

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës, 6 të vdekur. Zelensky: SHBA të reagojë

17:19 : 08/11/2025
RAJONI

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025
BOTA

Pritet të japë mbi 10 mld euro vitin tjetër, Reuters: Gjermania rrit ndjeshëm ndihmën për Ukrainën

18:44 : 05/11/2025
BOTA

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025
Para

SKANDAL/ Kuvendi përfshihet në fushatë, bën thirrje në FB për të votuar Ramën

TË GJITHA

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com