• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Siguria ushqimore, Lapaj: Nuk do lejojmë shitjen e pesticideve që janë jashtë standardeve të BE

14:00 : 02/04/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI, Zgjedhje 2025

Në vijim të ciklit të bashkëbisedimeve me fermerët dhe blegtorët, këtë të mërkurë Nisma “Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim në fshatin Hing, Dimal. Gjatë takimit, u shpalos programi për fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, duke pasur në fokus sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e këtyre sektorëve.

Kreu i nismës “Shqipëria Bëhet”, avokat Adriatik Lapaj, sqaroi disa nga pikat kyçe të programit, me fokus te siguria ushqimore.

Lapaj deklaroi se subjektet që importojnë, prodhojnë apo shesin fara dhe fidanë në Shqipëri do të jenë të detyruara të lidhin një marrëveshje me shtetin shqiptar, duke mbajtur kështu përgjegjësi për cilësinë e produkteve të tyre.

Në vijim ai tha se të gjitha kompanitë që importojnë ose prodhojnë pesticide dhe plehra kimike do të detyrohen të nënshkruajnë një kontratë të posaçme me shtetin shqiptar, duke i konsideruar si subjekte të një rëndësie të veçantë kombëtare.

“Në programin tonë ne parashikojmë që çdo subjekt që importon, prodhon apo shet fara dhe fidanë në Republikën e Shqipërisë do të lidhë një marrëveshje të posaçme me shtetin shqiptar, në bazë të së cilës mban përgjegjësi për cilësinë e këtyre produkteve. Kjo do të thotë se, nëse vërtetohet që në fermën tënde ka ardhur dëm si pasojë e cilësisë së farës dhe fidanit, shteti shqiptar do të përgjigjet ndaj fermerit. Ndërkohë, shteti shqiptar këto lekë që do t’ia japë fermerit do të shkojë dhe do t’i marrë te kompania në fjalë, e cila ka marrëveshjen e tillë.

Lexo edhe:

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, për takimin me Trump

“Të garantohet siguria e gjyqësorit”, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve kërkon masa urgjente nga qeveria shqiptare

A ndodh që pesticidet dhe plehrat kimike që ju merrni nuk janë në standardet e duhura?

Unë dëgjoj shpesh që fermerët tanë prodhojnë produkte pa cilësi, i ndotin, i hedhin kimikate e me radhë. Unë nuk e besoj kurrë që një fermer që lodhet në fushat tona apo në fermat tona blegtorale të ketë dëshirë të prodhojë një produkt jocilësor. Nuk ndodh kjo.

Pse do ta bënte? Ai lodhet. Për çfarë duhet të ndodhë? Nuk ndodh me vullnetin tuaj.

Ndodh sepse nuk kanë cilësi.

Ti shkon te sallatori, i bën spërkatjen e fluturës. S’bën efekt. Detyrohesh t’i bësh të dytën.

Është kështu apo jo? Po i bën të dytën.

Në momentin që i bën të dytën, ajo është mbidozuar, sepse ti s’ke ç’të bësh, sepse ajo ose do të thahet, ose do të bëhet.

Ta lësh me një – do të thahet, ta bësh me dy – del jocilësore. Ku është faji i fermerit këtu?

Për këtë arsye, ne angazhojmë që të gjitha kompanitë që importojnë, prodhojnë apo shesin pesticide kristalizorë apo plehra kimikë n Republikën e Shqipërisë do të nënshkruajnë me shtetin shqiptar një kontratë të posaçme, e cila i trajton këto si subjekte të një rëndësie të veçantë kombëtare. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare, sepse ndotja e produkteve tona ushqimore shkakton probleme shëndetësore dhe rrezikon popullatën tonë – nga ju të parët.

Sepse ju mund të prodhoni domate dhe kastravecë, po ju nuk prodhoni mandarina dhe portokalle.

Ju nuk prodhoni bulmet dhe mish.

Dhe siç ju, pa dëshirën tuaj, prodhoni produkte që mund të kenë probleme për shkak të kimikateve, edhe ata prodhojnë produkte të njëjta.

Ata hanë domatet tuaja, ju hani mandarinat e tyre.

Ata hanë specat tuaja, ju hani mishin e tyre.

Në këtë kuptim, ne jetojmë në një Republikë ku, pa dashje, të gjithë sëmurim njëri-tjetrin.

Çfarë ndodh? Të gjithë dëmtojmë. Për këtë arsye, kësaj do t’i jepet fund.

Në Republikën e Shqipërisë nuk do të importohen, nuk do të prodhohen dhe nuk do të shiten pesticide, plehra kimike dhe kristalizorë që janë jashtë standardeve të Direktivës së Bashkimit Evropian”, sqaroi Lapaj.

Etiketa: dimalfermerLapajsiguritakimushqimore

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, për takimin me Trump

19:41 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Të garantohet siguria e gjyqësorit”, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve kërkon masa urgjente nga qeveria shqiptare

10:54 : 15/10/2025
AKTUALITET

Ursula von der Leyen vjen nesër në Tiranë

19:48 : 12/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025
AKTUALITET

Pas ngjarjes tragjike, Erion Bani kërkoi inspektime në gjykata, komandanti i Gardës shkon në GJKKO

10:09 : 10/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
Para

EMRAT-VIDEO/ Goditet banda e hajdutëve nga Kamza, 4 në pranga dhe 3 në kërkim

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com