• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Marrëdhënia midis ngrohjes globale dhe çrregullimit të spektrit të autizmit

17:56 : 02/04/2025
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Çrregullimi i Spektrit të Autizmit (ASD) është një problem kompleks i zhvillimit nervor, shfaqja e të cilit është shtuar në popullatë, duke kapërcyer nga 1 në 69 persona që ishte në 2012, në 1 në 36 persona vitet e fundit. Ky çrregullim ndikon thellësisht në aftësitë sociale dhe komunikuese të individit, duke prekur ndërveprimet dhe sjelljen gjatë gjithë jetës. Studimet shkencore tregojnë se afërsisht gjysma e diagnozave klinike mund t’i atribuohen trashëgimisë gjenetike. Megjithatë, origjina e saktë dhe mekanizmat e plotë mbeten ende mister për shkencën. Familjet e personave me ASD përjetojnë sfida të mëdha në ofrimin e mbështetjes dhe trajtimit të përshtatshëm, duke qenë se ende nuk ekziston një qasje gjithëpërfshirëse dhe plotësisht efektive për menaxhimin e këtij çrregullimi.

Ndryshimet klimatike përbëjnë kërcënim global kritik me pasoja gjithëpërfshirëse. Temperatura globale u rrit me 1.5 °C gjatë periudhës 2011-2024 krahasuar me nivelet paraindustriale, me pritshmëri përkeqësimi me 0.2°C në dekadë.

Studime kanë vërtetuar lidhjen midis temperaturave ekstreme dhe sëmundjeve neurologjike. Valët e nxehtësisë rrisin rrezikun e goditjeve termike dhe lidhen me rritjen e incidencës së sëmundjeve neurodegjenerative si demenca e Alzheimerit, epilepsia dhe sëmundja e Parkinsonit.

Ndikimi i temperaturave të larta në çrregullimet neuro-zhvillimore mbetet fushë me studime të kufizuara, veçanërisht për çrregullimet gjatë fëmijërisë. Studimi global mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në ASD paraqet një kërkim gjithëpërfshirës të lidhjes midis temperaturës dhe incidencës së Çrregullimit të Spektrit të Autizmit. Duke u bazuar në një analizë 30-vjeçare të të dhënave nga 204 vende dhe territore, ky kërkim synon të vërtetojë hipotezën se rritja e temperaturës shoqërohet me shtimin e rasteve të ASD-së.

Lexo edhe:

Rriten shifrat e fëmijëve me spektër autik. Ekspertja: Po paraqiten më herët

Shkencëtarët: Planeti një hap më afër ngrohjes globale

Gjetjet më të fundit tregojnë një lidhje domethënëse midis ndryshimeve maksimale të temperaturës dhe ASD-së, ku ndikimi është veçanërisht i dukshëm te djemtë dhe fëmijët që jetojnë në zona me zhvillim të ulët ekonomik. Këto rezultate nxjerrin në pah ndërveprimin kompleks midis faktorëve mjedisorë dhe zhvillimit neurologjik, duke ofruar perspektiva të reja mbi mënyrën se si ngrohja globale mund të ndikojë në shëndetin e fëmijëve.

Ekspozimi ndaj temperaturave të larta shkakton ndryshime të thella në shëndetin fizik dhe mendor të nënave, duke u manifestuar në forma të ndryshme, sikurse janë depresioni dhe zemërimi. Ndikimi i ngrohjes globale shkon përtej efekteve të drejtpërdrejta psikologjike, duke prekur rëndë sigurinë ushqimore dhe rrjedhimisht, zhvillimin optimal të nënës dhe foshnjës. Kjo situatë kompleksohet më tej nga problemet që lidhen me mungesën e acidit folik, praktikat e papërshtatshme të të ushqyerit dhe kequshqyerjen, të cilat së bashku rrisin rrezikun e infeksioneve. Në këtë kontekst, studimet kanë zbuluar se përdorimi i analgjezikëve dhe antipiretikëve përbën një faktor rreziku të pavarur për zhvillimin e Çrregullimit të Spektrit të Autizmit (ASD).

Ndryshimet e temperaturës nuk janë thjesht një kërcënim për mjedisin; ato paraqesin një rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për foshnjat dhe fëmijët. Këto ndryshime mund të dobësojnë sistemin imunitar të foshnjave, duke përshpejtuar përhapjen e patogjenëve dhe shkaktuar aktivizim imunitar të tepërt. Ky aktivizim çon në ndryshime në nivelet e citokinës dhe neuroinflamacion, duke çrregulluar pengesën gjak-tru dhe duke lejuar migrimin e qelizave imune në tru.

Studimet në kafshë kanë treguar se ekspozimi ndaj temperaturave të larta mund të shkaktojë dëme në tru. Nxehtësia ndikon në mënyrën se si qelizat nervore lidhen dhe komunikojnë me njëra-tjetrën, duke çuar në keqfunksionim të sistemit nervor. Këto probleme janë të ngjashme me ato që vërehen tek individët me çrregullimin e spektrit të autizmit (ASD). Për më tepër, temperaturat e larta mund të rrisin rrezikun e krizave epileptike tek fëmijët me autizëm, duke e bërë këtë grup veçanërisht të prekshëm ndaj ndikimeve të klimës.

Ndikimet e temperaturave të larta dhe ndryshimeve klimatike nuk janë të kufizuara vetëm në sistemin nervor. Ato përfshijnë gjithashtu vështirësi në gjumë, funksionim të çrregullt të qelizave të trurit dhe rreziqe të shtuara nga ndotja e ajrit, veçanërisht nga tymrat e zjarreve. Grimcat e imta të ndotjes mund të depërtojnë në gjakun e foshnjave në barkun e nënës dhe në tru, duke shkaktuar inflamacion që mund të ndërpresë zhvillimin normal të trurit.

Në Asamblenë e 67-të të Shëndetit Botëror në vitin 2014, u miratua një rezolutë për të përmirësuar cilësinë e jetës së individëve me ASD përmes përpjekjeve të koordinuara. Studimet e fundit kanë vënë në dukje një lidhje midis ndryshimeve klimatike dhe rritjes së rasteve të ASD-së. Megjithatë, nevojiten më shumë hulumtime për të konfirmuar këtë lidhje dhe për të kuptuar plotësisht mekanizmat në lojë.

Klima Sot kontaktoi disa psiko-terapistë të specializuar për trajtimin e fëmijëve me autizëm në Shqipëri, me qëllim për të kuptuar nëse ekziston ndonjë lidhje midis temperaturave të larta dhe ndryshimeve në sjelljen e pacientëve me autizëm. Megjithatë, specialistët theksojnë se deri tani nuk ka pasur të dhëna shkencore dhe studime në vendin tonë, dhe ekspertët konfirmojnë se ky është një problem pothuajse i panjohur që kërkon studime të mëtejshme.

Nëse temperaturat e larta vërtetohen si një faktor rreziku për ASD-në, është e domosdoshme të reduktohet ekspozimi ndaj nxehtësisë ekstreme dhe të zbatohen masa për të luftuar ndryshimet klimatike. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në vendet me të ardhura të ulëta, ku sistemet shëndetësore janë tashmë të mbingarkuara. Duke marrë masa të menjëhershme, ne mund të mbështesim mirëqenien e fëmijëve dhe të kontribuojmë në arritjen e qëllimeve të Planit të Shëndetit Mendor të OBSH-së për vitet 2013–2030.

Etiketa: autizemÇrregullimi i Spektrit të Autizmitngrohja globale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rriten shifrat e fëmijëve me spektër autik. Ekspertja: Po paraqiten më herët

17:30 : 02/04/2025
BOTA

Shkencëtarët: Planeti një hap më afër ngrohjes globale

09:46 : 11/01/2025
BOTA

Studimi: 1 në 127 njerëz në mbarë botën kanë autizëm, pothuajse dyfishi i vlerësimit të mëparshëm

09:35 : 24/12/2024
AKTUALITET

A ndikon ndotja e ajrit në zhvillimin e autizmit te fëmijët?

19:34 : 16/11/2024
BOTA

Studiuesit amerikanë ‘dëshifrojnë kodin e autizmit’

16:52 : 02/09/2024
BOTA

VOA: Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin

19:33 : 25/08/2024
Para

Në "motorin" e ekonomisë së Kinës, tarifat e Trump tashmë po japin efekt

TË GJITHA

2 viktima nga rrëshqitja e dheut në Gramsh, arrestohet pronari i firmës (EMRI)

11:04 : 11/05/2025

Shqipëria voton, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 10:00

10:53 : 11/05/2025

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

10:49 : 11/05/2025

Gol dhe asist për të mbajtur gjallë ëndrrën, sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në Bundesligën 2

10:46 : 11/05/2025

Sali Berisha pas votimit: Do kemi një ditë të dytë vere! Ja mesazhi për qytetarët

10:32 : 11/05/2025

Denoncimi/ Zyrtarët e bashkisë Kamëz ndalojnë qytetarët jashtë qendrave të votimit

10:32 : 11/05/2025

I shoqëruar nga familja e tij, Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë

10:26 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com