• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i nënës për kopshtin privat “Topshti”: Fëmijën ma mbajnë me forcë në krevat

21:09 : 01/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni Fiks Fare ka trajtuar mbrëmjen e sotme, shqetësimin e një nëne, e cila ankohet për mënyrën se si trajtohet fëmija i saj 2 vjeç e gjysmë në çerdhen dhe kopshtin privat “Topshti”.

Ajo e sinjalizuar nga një prind tjetër pretendon se fëmija është mbajtur për orë të tëra në krevat pa marrë pjesë në aktivitete me fëmijët e tjerë. Ky fakt, sipas saj, u konfirmua pasi pa pamjet e kamerave të sigurisë në institucion. Fëmija i saj mbahej në krevat pa marrë pjesë në aktivitete më fëmijët e tjerë, por vetëm duke i parë nga krevati ku lihej i shtrirë. Arsyeja e dhënë nga kopshti ishte se fëmija mund të lëndohej. Nëna gjatë kqyrjes së kamerave ka vënë re edhe një fëmijë tjetër që mbahej në karrocë për orë të tëra, kjo iu argumentua nga kopshti se mbahej i tillë pasi kafshonte fëmijët e tjerë.

Gazetarë e Fiks Fare kërkuan një informacion nga drejtoresha e kopshtit, Afërdita Rada, e cila në intervistë dha deklarata është kontradiktore. Fillimisht, ajo tha se fëmija është mbajtur në krevat sepse kishte ngacmuar një fëmijë tjetë. Më pas doli me versionin se kjo situatë ndodhte vetëm për pak minuta, kur ndërronin fëmijët e tjerë.
Ajo pranoi se nuk kanë mbajtur procesverbale për raste të tilla, por premtoi se do ta bënte në vazhdim.
Sa i përket licencës, në ambientet e institucionit ishte e afishuar vetëm një licencë për kopsht nga Ministria e Arsimit, ndërsa kur u pyet për çerdhen ajo reagoi ashpër, duke thënë se nuk kishte më kohë për gazetarët. “Tani nuk përgjigjem se kam një takim tjetër”, tha Rada.

Pas këtij rasti, gazetarët e Fiks Fare nisën një investigim mbi situatën e çerdheve private në Tiranë. Ata kontaktuan disa kopshte private për të regjistruar fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe zbuluan se shumica e këtyre institucioneve ofronin shërbime edhe për këtë grupmoshë, duke operuar si çerdhe. Në të gjitha rastet, edukatorët dhe administratorët e kopshteve diskutonin vetëm për tarifat dhe mundësitë e regjistrimit, pa përmendur ndonjë licencë specifike për çerdhen.

Gazetarët iu drejtuan institucioneve përgjegjëse për të kuptuar më shumë mbi licencimin dhe kontrollin e çerdheve private në Shqipëri. Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, deklaroi se nuk ka asnjë kompetencë mbi çerdhet dhe kopshtet private, duke mbuluar vetëm ato shtetërore.

Lexo edhe:

Prej 2 ditësh asnjë kontakt me djalin, nëna në Shkozë denoncon zhdukjen e 30-vjeçarit

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

Zyra Vendore Arsimore Tiranë konfirmoi se disponon një listë të kopshteve private, por jo të çerdheve.
Nga Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, gazetarët mësuan se ky institucion inspekton vetëm arsimin parashkollor duke filluar nga mosha 3 vjeç (kopsht), ndërsa për çerdhet private nuk ka asnjë përgjegjësi. Sipas tyre, licencat për kopshte i jep Ministria e Arsimit, por në faqen zyrtare të kësaj ministrie figuron vetëm një listë e kopshteve private, pa përfshirë çerdhet.

Në asnjë institucion shtetëror nuk ekziston një listë zyrtare e çerdheve private që operojnë në Shqipëri. Kjo do të thotë se:

• Asnjë çerdhe private nuk është e licencuar nga shteti.
• Nuk ka inspektime për mënyrën se si trajtohen fëmijët në këto institucione.
• Prindërit nuk kanë një organ shtetëror ku të ankohen nëse hasin probleme./ TCH

Etiketa: cerdhedenoncimifoshnjanenaprivat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prej 2 ditësh asnjë kontakt me djalin, nëna në Shkozë denoncon zhdukjen e 30-vjeçarit

11:40 : 16/10/2025
AKTUALITET

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025
AKTUALITET

U filmuan nga qytetarët duke folur me fjalor të papërshtatshëm, pezullohen dy efektivët në Kamëz

13:42 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kopshte publike me shpenzime private! Prindërit denoncojnë abuzimet/ Ku është Zhaneta Beqiri?

13:15 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rrëfimi i nënës së Elis Rroshkodolit: Humbja e burrit, dy djemve dhe hakmarrja që i mori jetën 36-vjeçarit

19:54 : 30/09/2025
AKTUALITET

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025
Para

Kriminale/ Fëmija vdes në Maternitetin “Koço Gliozheni” dy ditë pas lindjes, e dëmtojnë mjekët

TË GJITHA

“Teodori 2003” sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi

21:45 : 28/10/2025

64 të vrarë në aksionin më të madh kundër krimit të organizuar në Brazil

21:35 : 28/10/2025

Rritja më e madhe në dy dekada, importi i bulmetit prek nivelin më të lartë

21:31 : 28/10/2025

Pronari i lokalit dhunon ukrainasen, “harrohen” ekspertiza mjeko-ligjore e pamjet e kamerave

21:14 : 28/10/2025

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com