• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Spartak Ngjela: Rama është antishqiptar! Kush e drejton qeverinë, Beogradi apo Parisi?

20:35 : 30/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në MCN, diskutoi për situatën e emigrantëve dhe dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar nga Italia në kampin e Gjadrit. Ai theksoi se ky veprim është kërkesë e qeverisë italiane dhe se qeveria shqiptare duhet të ketë një qëndrim të qartë, duke shpjeguar masat që po merren.

Ngjela kritikoi qeverinë për mungesë transparence dhe për dështimin në krijimin e një strategjie të qartë për trajtimin e emigrantëve, duke theksuar se Shqipëria nuk ka kapacitet për të mbajtur një numër të tillë emigrantësh.

Në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare, Ngjela theksoi se çdo kontratë duhet të jetë në përputhje me interesat dhe ligjet shqiptare, dhe se qeveria nuk duhet të nënshkruajë marrëveshje pa i bërë ato publike. Ai paralajmëroi se mungesa e një qëndrimi të qartë dhe mosmiratimi i masave të duhura mund të ketë pasoja të rënda për stabilitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë në raport me emigracionin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Spartak Ngjela e konsideroi Edi Ramën si një antishqiptar, pasi sipas tij, Shqipëria po popullohet me të huaj me vetëdijen e tij, teksa shtroi dhe pyetjen se tashmë nuk dihet se kush e drejton qeverinë shqiptare, Beogradi apo Parisi.

Intervista:

Lexo edhe:

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

-Z. Ngjela, siç e dëgjuam, Qeveria italiane ka vendosur dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në kampin e Gjadrit. Në aspektin politik a duhet sipas jush qeveria shqiptare të ketë një qëndrim të ri? Sepse ndryshon subjekti që akomodohet në kamp?

“Kjo është kërkesa e italianëve dhe duhet të kemi parasysh një gjë që ata kanë tentuar të shkojnë në Itali dhe pastaj ajo ka ligjet e veta edhe shteti shqiptar nuk ndërhynë dot. Kjo është një çështje që duhet zgjidhur me një marrëveshje. Këtu kemi një emigracion…kemi emigrantë që kërkon një emigracion drejt Italisë dhe ata janë kthyer nga andej. Ata deri tani i financon shteti italian, por jemi të paqartë se çfarë kërkohet dhe refuzohet. Është detyrë e çdo shteti që duhet të shpjegojë opinionit publik se çfarë masash janë këto që po merren. Duhet të kemi parasysh që këta nuk janë emigrantë shqiptarë, por nga shtete të tjera.”

-Ne raportimet qe janë bërë ka vërejtje se nuk caktohet afati I qëndrimit te azilkërkuesve në qendrat e vendeve jashtë BE-së. Ekziston rreziku qe Gjadri të kthehet në një pikë grumbullimi emigrantesh për të cilët do vijë dita që qeveria shqiptare nuk do dijë çfarë të bëjë?

“Kjo është nonsene në funksion të juridiksionit shqiptar. Të gjithë këtë lëshim po e bënë kryeministri që vjen nga piktura që nuk njeh as ligje e asgjë. Mund të jesh humanist, por duhet të ketë parasysh se cilat janë shpenzimet. Përgjegjësia e emigrantëve është e Italisë sepse ata kanë shkelje kushtetuese dhe jo ne. Ata i kanë pranuar ata emigrantë. Italia shpëton nga “agresioni” që i bëjnë të huajt që duan të shkojnë në Europë dhe të gjithë barrën do e mbajë Shqipëria që nuk kupton asgjë ligjore.”

-Pse nuk kthehen në vendet e origjinës këta njerëz por kalohen në vende si Shqipëria? Edhe në Britaninë e Madhe sot sekretaria për çështjet e brendshme ka pranuar se po diskutohet me qeverinë shqiptare për të njëjtën çështje. Si mund të sillen të gjithë në Shqipëri sepse ka diçka qe duket se kalon kapacitetet e vendit tonë?

“Kapaciteti nuk ka asnjë vlerë nëse ata i paguajnë qiranë shtetit shqiptar. Sepse me ato para shteti shqiptar mund të ndihmojë shoqërinë e vetë. Kush e paguan qiranë shtetërore të atyre tokave që po vendosen kampet?! Pse nuk shkojnë në Greqi këta, por vijnë në Shqipëri. Sepse e dinë që këtu nuk ka qeveri. Nëse kryeministri nuk ka vendosur qiramarrje në tokën shqiptare atëherë ka aktivitet antishqiptar.”

-Kemi muxhahedinët iranianë, qëndrimi I të cilëve nuk dihet sa zgjat, janë afganet për te cilët z. Rama deklaroi se mund te qëndrojnë sa te duan. Tani dy vende te tjera duan te sjellin problemin e tyre ne Shqipëri. Ka një kufi se deri kur qeveria shqiptare përgjigjet ne këtë drejtim?

“Qeveria shqiptare nuk dimë më a e drejton Beogradi e Parisi apo vullneti shqiptar? Unë di filozofinë antishqiptare dhe ajo tregon se mundësisht duke paguar të popullojmë Shqipërinë me të huaj. E di kryeministri këtë? Nëse e di dhe nuk merr masa sepse është antishqiptar.”

-A mund te besojmë se ne një farë mënyre qeveria shqiptare këmbeu marrëveshjen për njohjen e pensioneve me marrëveshjen për emigrantet?

“Çdo gjë ka bazë kontraktuale dhe nëse ka kontratë që ka bërë Rama në emër të qeverisë së tij dhe nuk i bënë publike është veprimtari antishqiptare.”

-Ne aspektin juridik, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se Protokolli i nëntorit është ne përputhje me Kushtetutën. Ndryshimi qe bën tani qeveria italiane sipas jush meriton një vlerësim nga qeveria shqiptare?

“Asnjë ndryshim nuk bëhet pa marrëveshje. Të gjitha marrëveshjet që bëhen në emër të popullit shqiptar qeveria duhet ti bëjë publike. Jam i bindur që nuk është marrë vesh gjë, por me 3 fjalë mund të them ‘kjo është qeveria shqiptare’. Shqiptarët duhet të dinë që nuk vihen piktorët kryeministër, e bëjnë nga padija. Po të vijë PD me Saliun, gjendja do jetë 10 herë më e rëndë se kjo që po bënë Rama. Sepse Rama i bënë nga padija, por Saliu e ka të vërtetuar që është antishqiptar. Nëse njëri i bënë nga padija, tjetri i bënë nga dëshira antishqiptare.”

Etiketa: antishqiptarEdi RamaemigrantetRamaSpartak Ngjela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
Para

Vetëm një minutë në ajër, shpërthen në qiell raketa e lëshuar nga Europa për në hapësirë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com