Forcat izraelite kanë bombarduar Gazën, teksa palestinezët falnin namazin e Fitër Bajramit. Nga bombardimet 9 persona mbetën të vrarë, mes tyre 5 fëmijë. Në këtë ditë të shenjtë të myslimanëve shumë besimtarë u lutën jashtë xhamive të rrënuara.
Supozohet të jetë një rast i gëzueshëm, por shumica e 2 milionë palestinezëve të Gazës tanimë po përpiqen të mbijetojnë mes sulmeve të vazhdueshme që nisën pas prishjes së armëpushimit.
“Fitër Bajrami nuk është një rast i gëzueshëm për ne sepse kemi humbur shumë njerëz. Shpresoj që vëllezërit tanë arabë dhe myslimanë që festojnë në këtë ditë kaq të shënuar të luten për ne”, tha një banore, për mediat e huaja.
Ndërkaq mijëra besimtarë myslimanë kryen lutjet e Fitër Bajramit në kompleksin e xhamisë Al-Aksa të Jerusalemit, të dielën në mëngjes.
Në lutje morën pjesë rreth 120,000 besimtarë. Xhamia Al-Aksa ndodhet në zemër të qytetit të vjetër të Jeruzalemit dhe është faltorja e tretë më e shenjtë për myslimanët.