• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Portat e Beratit në kërkim të shkëlqimit të dikurshëm

12:45 : 29/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

“Ç’të ka thënë mamaja, mos u duk te porta, se te shohin bota, moj Kaliro…”.

Janë këto disa nga vargjet e një teksti kënge të njohura beratase, e cila këndohet në dasma e gëzime dhe vë theksin tek qëndrimi pranë portës së shtëpisë të një vajze të re.

Të mëdha, shpesh me dy kanata, të rënda, me material druri dhe aksesorë guri dhe hekuri, portat e banesave në lagjet muzeale të qytetit kanë qenë pjesë e rëndësishme e identitetit të familjeve beratase.

Ato nuk janë thjesht dyert e hyrjes në një shtëpi, por pjesë thelbësore e historisë dhe kulturës së qytetit.

“Sa më e madhe porta, aq më shumë tregonte për nivelin ekonomik dhe social të familjes, ndaj dhe ato kanë qenë shumë të rëndësishme sepse identifikonin banesën, rëndësinë e familjes”, shprehet Çlirim Mukli, studiues dhe përkthyes.

Lexo edhe:

Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi për shqiptarët në 2023-2024

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

Sipas tij portat e banesave beratase kërkonin jo vetë para – pasi duhej zgjedhur druri më i mirë dhe rezistent, por edhe një dorë e mirë ustai për tu ndërtuar, si dhe vëmendje të herë pas hershme, pasi në këtë mënyrë mirëmbaheshin.

Sipas rastit dhe statusit social, ndërtimi i tyre trajtohej me shkallë të ndryshme zgjidhjesh konstruktivo-arkitekturore, duke i ndarë në porta të jashtme të mbuluara me harqe guri ose arkitra prej druri.

Portat e banesave në tre lagjet muzeale të qytetit atë “Mangalem”, “Goricë” dhe “Kala”, janë fokusuar në telajo pikturash dhe celuloid fotografish ndër shekuj, ndërkohë që ende shërbejnë si muzë frymëzimi në muzikë dhe arte pamore.

Por, fenomeni i emigrimit që preku qytetin pas viteve 1990 la bosh shumë banesa në të treja lagjet historike të qytetit.

Dhe pse zhvillimi i turizmit vitet e fundit ka kthyer një pjesë të mirë të banesave në bujtina, ka ende shumë shtëpi të pabanuara, dukshëm kjo nga portat e tyre.

Kryesisht në lagjet “Goricë” dhe “Kala”, ka banesa të mbyllura, portat e të cilave mbeten në pritje për tu rihapur sërish dhe kthyer në identitetin e dikurshëm.

Dukshëm në banesat ku nuk jetohet prej vitesh portat janë rrënuar nga faktorët atmosferikë, ndërsa në banesat ku jetohet pronarët mundohen që ti mirëmbajnë jo pa vështirësi.

“Po, do e lyejmë portën pak me vaj si çdo vit pas dimrit se nga shiu rrezikon druri të kalbet”, tha për BIRN një i moshuar në lagjen “Kala”.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (DRTK) Berat portat kanë nevojë për ndërhyrje, por sipas ligjit të trashëgimisë kulturore ato realizohen vetëm me projekte që kërkojnë miratime institucionale.

“Çdo ndërhyrje në objektet monument kulture, edhe pse realizohet me fondet dhe fuqinë punëtore të institucionit, duhet të realizohet vetëm pasi të jenë parashikuar në një projekt të hartuar nga institucioni dhe të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale”, tha DRTK në një përgjigje zyrtare për BIRN.

Nisur nga kërkesat e qytetarëve dhe nga monitorimet e specialistëve të DRTK është miratuar një vit më parë një paketë emergjence me ndërhyrje mirëmbajtëse në monumente, mes të cilave dhe në porta.

“Në kuadër të kësaj pakete janë parashikuar ndërhyrje në 5 porta, nga ku 2 porta në banesa monument kulture në lagjen “Goricë’, 1 portë në lagjjen ‘Mangalem’ dhe 2 porta pranë Qendrës Mesjetare,” tha DRTK.

Ndërhyrja në portat hyrëse të banesave kryesisht konsiston në restaurimin e elementëve drusorë të degraduar, lyerjen e tyre me vaj lini dhe antimol.

Deri më tani kanë përfunduar ndërhyrjet në 3 porta, ndërsa parashikohet që dhe për vitin 2025 do të përfshihen ndërhyrje me të njëjtin karakter në të tre lagjjet e qendrës historike.

Portat e jashtme të banesave karakteristike të qytetit, janë dëshmia e parë arkitektonike me të cilën objekti paraqitet në rrugë në sytë e çdo kalimtari. Sipas specialistëve ato kanë rëndësi qoftë si pjesë e vlerave të banesës, por dhe mënyrës së ndërtimit.

“Përveç rolit funksional, porta e jashtme mbart edhe ngarkesë dekorative,” tha Bora Aliaj specialiste, drejtuese pranë DRTK Berat.

“Portat prej druri beratase kanë elementët e tyre karakteristikë dhe janë dëshmi e mjeshtërisë së përpunimit të drurit dhe gdhendjes së simboleve të ndryshme në gur”,” shtoi ajo.

Për pamjen mjaft tërheqëse, mënyrën e ndërtimit dhe hijeshinë, portat plotësojnë gjithë ansamblin e zonës ku ndodhen, përfshi këtu dhe rrugicat, ose sokakët prej guri.

“Jo më kot, portave, sokakëve, u janë ngritur dhe këngë që këndohen ende sot”, tha studiuesi Mukli.

Ndonëse DRTK Berat deklaron se si pjesë e misionit të saj, ka dhe mbrojtjen e këtyre vlerave me ndërhyrjet mirëmbajtëse dhe restauruese, duke synuar ruajtjen e tyre, jo pak porta sot janë duke u rrënuar.

BIRN pikasi në lagjet muzeale “Goricë” dhe “Kala” disa porta banesash që janë dëmtuar ndjeshëm nga mos ndërhyrja në kohë. Pjesë të elementit bazë të tyre druri është kalbur në disa porta, ndërsa elementët dekorativë kanë humbur në shumë të tjera.

Si një nga elementet më interesante të shtëpive beratase portat e vjetra, tërheqin vëmendjen e vizitorëve të huaj.

“Ata shpesh ndalen për t’i parë nga afër, për t’i fotografuar dhe bëjnë pyetje mbi historinë dhe veçoritë e tyre”, tha Lyto Alliu, guidë kombëtare.

Sipas tij vizitorët ndalojnë dhe pyesin për portat e vjetra, për shkak të pamjes, pasi ato duken të mëdha, të qëndrueshme dhe artistikisht të punuara.

“Ata duan të dinë se nga çfarë materiali janë bërë, si janë ruajtur për kaq shumë kohë dhe cilat janë teknikat e përdorura për krijimin e tyre”, tha ai.

Sipas Alliut, vizitorët bëjnë shumë pyetje mbi funksionin dhe kuptimin e këtyre portave.

“Ata duan të dinë pse portat janë kaq të mëdha dhe të trasha, duke zbuluar se dikur ato kishin një rol mbrojtës”, shtoi Alliu.

Sipas tij shumë vizitorë pyesin për gdhendjet dhe simbolet që ndodhen mbi portat, të cilat mund të përfaqësojnë besimin fetar, statusin social ose mbrojtjen.

“Ata janë kuriozë për çdo gjë, për sigurinë, duke pyetur për bravët e dyfishta ose mekanizmat e vjetër të mbylljes dhe gjithçka”, përfundoi ai./ BIRN

Etiketa: beratikalajaportatqytetishkelqimishpopullimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi për shqiptarët në 2023-2024

14:04 : 12/09/2025
AKTUALITET

Në tetor pritet të mbahen zgjedhje të parakohshme në 6 bashki

16:11 : 11/09/2025
AKTUALITET

Shpopullimi masiv i vendit, viti i ri shkollor nis me 3726 nxënës më pak në Korçë

19:24 : 07/09/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

08:03 : 07/09/2025
AKTUALITET

Shpopullimi vijon të prekë arsimin, në Shkodër 300 nxënës më pak të regjistruar këtë vit

16:24 : 03/09/2025
AKTUALITET

Zjarr masiv pranë hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin

14:42 : 23/08/2025
Para

26 vjet nga masakra e forcave serbe, Osmani: Drejtësia mbetet borxh ndaj historisë

TË GJITHA

‘Diella’/ Eksperti italian: Çmenduri e Ramës! Alibia perfekte për ata që duan të sundojnë pa u ekspozuar

09:34 : 16/09/2025

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarit Boshku, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Rrezikojnë integrimin në BE

09:28 : 16/09/2025

“Uji është jeta”/ Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in

09:19 : 16/09/2025

Njeriu apo inteligjenca artificiale?

09:17 : 16/09/2025

Rubio paralajmëron Hamasin: Keni vetëm pak ditë për marrëveshje paqeje në Gaza

09:06 : 16/09/2025

Ngacmonte nxënëset e mitura me mesazhe, Prokuroria dërgon në gjyq mësuesin në Korçë

08:51 : 16/09/2025

Trump padit New York Times për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë dëmshpërblim

08:46 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com