• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllja e TikTok, tani që dështoi rruga e shkurtër, nis rrugën e gjatë

15:37 : 28/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pavarësisht se mbyllja e TikTok është, sipas arsyes më të rëndomtë ligjore, antikushtetues, problemi i saj dhe i të gjitha platformave të tjera mbetet dhe kërkon trajtim serioz – mbështetur te edukimi dhe jo te kufizimet.

Kryeministri Edi Rama pranoi atë që e di çdokush që ka informacion jo shumë të lartë mbi teknologjinë, e dinte që nga dhjetori i kaluar, kur ai shpalli dëshirën për të mbyllur TikTok-un. Ai pranoi, pa e shprehur me fjalë, se vetëm shtete shumë të fuqishme, si Kina apo diktatura të tjera janë në gjendje të kontrollojnë aksesin e shtetasve në internet dhe se ai është i vetëdijshëm se një program që quhet VPN (akronim i Virtual Private Network), ndihmon qytetarët që të shmangin censura të tilla. Kushdo që di historinë e Turqisë, një vend gjysmëdiktatorial që mbylli aksesin në You Tube në vitin 2008, e di gjithashtu që një masë e tillë është shpallur sakaq “jodisproporcionale” dhe në shkelje të të drejtave themelore të njeriut nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Rama gjithsesi, pretendoi, pa dhënë fakte, se përdorimi i VPN-së “është i rrezikshëm” dhe se, sipas tij, “hakerat bëjnë namin”. Kjo është dukshëm një gjë krejtësisht e pavërtetë sepse VPN-të, të cilat mund të shkarkohen në celularë, kontrollohen për efekt sigurie nga kompanitë që ofrojnë shërbimin e ndërmjetësit, të tilla si ‘Apple Store’.

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri me “mbylljen” e TikTok është shumë e thjeshtë. Një urdhër, i cili, sipas gjasave, është i paligjshëm, ka dalë nga një zyrë shteti dhe ka vajtur te kompanitë që ofrojnë shërbimin e aksesit në internet, të quajtura ISP.

Urdhri i kërkon këtyre kompanive të vendosin në regjistrimin e ndalimeve adresat e përdorura nga  Tik Tok. Kompanitë kryesore, si Vodafone dhe One, e kanë zbatuar këtë urdhër. ISP të tjera dukshëm nuk e kanë marrë mundimin për ta zbatuar, ma ha mendja jo për shkak të ndonjë ndjenje rebelimi por për shkak se një shtet karrakatinë si ky i joni, të cilit i dalin të dhënat e qytetarëve sheshit në mënyrë të përsëritur, nuk merret seriozisht.

Lexo edhe:

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

Dhe fakti që, muaj pasi urdhri është dhënë, mekanizmat e kontrollit mbi zbatimin e këtij urdhri duket se janë inekzistente (me gjasa, punonjësit shtetërorë që duhet të merren me punë të tilla janë ndërkohë të zënë duke bërë patronazhistin për partinë në pushtet), tregon se nuk është teknikisht e pamundur që të mbyllet aksesi në një faqe të caktuar, por kjo kërkon administratë publike profesionale, dhe mbi të gjitha, kërkon ligje, të cilat, në rastin konkret, thjeshtë mungojnë.

Pavarësisht kësaj, të gjitha problemet e lidhura, jo ngushtësisht me TikTok, por në thelb me mbrojtjen e të dhënave personale në botën e internetit – jo vetëm nga platformat online apo faqet e internetit por edhe nga korporatat, të tilla si bankat, apo, nga partitë politike, të tilla si Partia Socialiste, mbeten njësoj shqetësuese si më parë.

Për shembull, nëse qëllon që vizitoni një faqe interneti ndërsa jeni duke udhëtuar jashtë Shqipërisë, ose jeni duke përdorur VPN, një njoftim do t’ju shfaqet me shpjegime të detajuara mbi të dhënat personale që kjo faqe mbledh, dhe me një opsion për të zgjedhur nëse dëshiron ta lejosh atë faqe të grumbullojë këto të dhëna apo jo.

Fakti është që, ndryshe nga rasti i Tik Tokut, për të cilin qeveria nuk ka të drejtë, në rastin e tregut të bixhozit, ka të gjitha të drejtat dhe detyrat që të bllokojë dhe kontrollojë sepse njerëzimi ka dalë në konkluzionin prej shekujsh që ky të jetë një aktivitet i kontrolluar. Dhe ajo që qeveria shqiptare ka bërë me të drejtë, por në mënyrë krejt të paefektshme, është që të urdhërojë ISP-të të mbyllin aksesin në qindra faqe online që ofrojnë baste sportive apo kazino. Mbyllja është e paefektshme për shkak se njerëzit mund të përdorin VPN, një shërbim, që edhe nëse nuk është falas, kushton 10 apo 20 euro në vit. Ajo që qeveria duhet të bëjë, për të zbatuar në mënyrë efikase ligjin përkatës për kontrollin e bixhozit është, jo të bllokojë IP-të, por të urdhërojë bankat të mos lejojnë pagesa me kartë në drejtim të këtyre faqeve. Sepse bllokimi i IP-ve nuk funksionon ndërsa bllokimi i pagesave, po.

Këto janë vetëm maja e ajsbergut të problemeve të krijuara nga aftësia e kompjuterit për të ruajtur të dhënat tona personale, me potencialin për t’i përdorur këto të dhëna në dëm tonin, nga shantazhi emocional te përndjekja apo, në mënyrë kyçe, te përdorimi i këtyre të dhënave për frikësimin e votuesve përmes krijimit të frikës, (dhe frika mjafton për t’i bërë zgjedhjet të pavlefshme), se patronazhisti yt e di se ku ti punon, sa e ke rrogën, ku punojnë të afërmit e tu, a ke ndonjë biznes të vogël të shantazhueshëm nga taksidarët, a ke ndonjë ndërtim pa leje të shantazhueshëm nga patronazhisti tjetër i zyrës përkatëse, etj. Pa folur pastaj për potencialin e keqpërdorimit të të dhënave personale nga kompanitë celulare, të cilat, kur u teket, të përndjekin me telefonata pa fund për të të ofruar shërbime që ty nuk të duhen, madje çuditen shumë fort kur përpiqesh t’i shpjegosh, me të mirë a me të keq, se detyrimi i tyre ligjor është që të mbajnë një regjistër përjashtimi, në të cilin duhet të vendosen numrat e qytetarëve të cilët i thonë, “mos më merr më në telefon”, dhe që ata nuk duhet ta marrin më në telefon. Apo bankat, të cilat, përmes të dhënave të përdorimit të kartave bankare janë në gjendje të depërtojnë deri te mëlçia e klientit, duke e ditur se sa alkool pi, se sa yndyrë konsumon, se çfarë ilaçesh merr dhe rrjedhimisht, t’i vendosë një prim rreziku sa herë që klienti shfaqet në nevojë për të marrë kredi.

Këto janë shqetësime serioze dhe kërkojnë trajtim serioz. Mbyllja, bllokimi e të tjera si këto nuk janë zgjidhje dhe nuk mund të bëhen kurrë zgjidhje. Helbete, mund të na pëlqejë ta mbyllin qeverinë, por nuk e bëjmë dot. Kështu që, në vend të kësaj, na duhet që ta rregullojmë, atë dhe ato segmente të sektorit privat që bota pranon se janë të tilla që duhet të rregullohen nga autoriteti publik, si shërbimet financiare, bixhozi apo tregu ushqimor, ndërsa nuk duhet të rregullojmë, e aq më pak, të bllokojmë, fjalën e lirë, pavarësisht nëse kjo fjalë e lirë shfaqet në formën e banaliteteve të TikTok-ut apo në teori filozofike kontroverse.

Këto natyrisht që kërkojnë administratë civile profesionale, procese kushtetuese të ligjvënies apo ndryshimit të ligjeve dhe respekt për të drejtat themelore të njeriut, qofshin këto të drejtat e një vajze për të nxjerrë prapanicat në TikTok.

/ Gjergj Erebara / BIRN

Etiketa: Edi RamambylljaTikTokvpn

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

16:12 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama shkoi si sheik në Mynih për të parë finalen e Champions! Pagoi 30-40 mijë € biletë

12:57 : 02/06/2025
AKTUALITET

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

08:17 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Mbreti bën qejf me Nusretin”/ Paloka: Pensionistët pa bukë, por Rama në festë

16:41 : 01/06/2025
BOTA

Studimi: Më shumë se gjysma e videove në TikTok për shëndetin mendor, përmbajnë dezinformata

22:45 : 31/05/2025
Para

Babi i tij poston foton me lojtarin tjetër shqiptar, sulmuesi bën Kombëtaren të ëndërrojë

TË GJITHA

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

11:04 : 03/06/2025

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com