• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çudiristan

11:12 : 24/03/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj 

Duke ndjekur groteskun e vendim-marrjeve irracionale, situatat e pazakonta që jemi gjendur si shqiptarë jo rrallëherë përgjatë dekadave të tranzicionit por që janë shumëfishuar si epidemitë dhe pandemitë e viteve të fundit, të vjen ndër mendje një shprehje e brilantit Groucho Marx: “Politika është arti i të kërkuarit telashe, e gjetjes së tyre kudo, duke i diagnostifikuar gabim dhe natyrisht duke i kuruar në mënyrë të gabuar”. Asgjëkund nuk duket kjo më e vërtetë se sa në Çudiristanin ku baresin qënie që janë gati të justifikojnë çdo vendim të hyqymetit pa vënë në punë asnjë qelizë njerëzore se përse duhet të pranojmë çdolloj forme propagande, përse duhet të vazhdojmë të ecim nëpër shtigje të pashkelura, përse merret një vendim-marrje idiote pa asnjë filtër apo përse qeveriset pa ligje por me facebook. Gjithashtu duket se nuk bëjnë më përshtypje përse thyhen ditën për diell shumica e ligjeve dhe ligjësive që dikton kodi elektoral nga dhënia e bonusit qesharak të pensioneve te fryrja e mëtejshme e administratës publike me patronazhistë apo fondet selektivë të rindërtimit që u bë legjendë urbane apo përzgjedhje deputetësh në lista bazuar në kritere estetikë dhe se sa janë të aftë të bëjnë diversion në raport me elektoratin e kundërshtarit.

Këto dhe shumë pikëpyetje të tjera mund të shqetësojnë cilindo qytetar që e ka të lidhur ekzistencën e vet me polis-in, që mendon se politika është pikërisht forma e komunikimit për të gjetur zgjedhje racionale për shkak se kudo ku ekziston gjurma njerëzore dy janë premisa të pakundërshtueshme dhe të vërtetuara katërcipërisht empirikisht: konflikti njerëzor dhe pamjaftueshmëria e burimeve. Bazuar mbi këto dy premisa fillestare, nevoja e dialogut, e aktit politik, e mbrojtjes së publikes, e pajtimit të interesave të kithëta, e gjendjes së kompromisit, e arsyetimit racional, e nevojës për dialog për të shmangur konfliktin shoqëror, janë imperative dhe pa to nuk mund të dalim nga gjendja e luftës dhe e pasigurisë.

Nuk ka nevojë t’u referohemi indekseve dhe raporteve të panumërta që publikohen çdo vit dhe na tregojnë në rastin më të mirë një situatë vend-numëro, pasi po të marrim disa parametra të rëndësishëm të jetës në vend, si kosto e jetesës, çmimet e ushqimeve në raport me shpenzimet familjare, shtrenjtimi jashtë çdolloj logjike i çmimeve të shitblerjeve të pronave dhe qirasë, mbijetesën në rrezik të fermerit dhe bariut shqiptar (pavarësisht akademisë së barinjve) apo konvergjencën në raport me BE-në, jemi përkeqësuar ndjeshëm. Por edhe këtë propaganda do të mundohet të na e shesë si diktaturë të ndritur, lindur nga nevoja për të bërë shtet nga bravoçunat. Këtyre të fundit nuk u funksionuan skemat me amnisti ligjore fiskale apo sivëllezërve të tyre të huaj me pasaportat e “arta” që u bllokuan nga BE, por gjithsesi gjetën marifete të tjera për t’ja hedhur sistemit, natyrisht me leje dhe bekim të këtij të fundit.

Shitja e sapunit për djathë nuk është as risi, as përbën lajm në një vend ku ndonëse ka pluralitet mediumesh informative, ka gjithashtu një fragmentarizim që nuk përbën pol mendimi si kundërpeshë ndaj regjimit, ka propagandë që nuk mbulohet dot me gjethe fiku ditën për diell dhe ku paratë e taksapaguesve shkojnë për të mbajtur me serum një pushtet që i ka humbur legjitimiteti qyshkur. Kur narrativat sendërtohen dhe keqpërdoren për të baltosur kundërshtarët, të cilët konsiderohen jo rastësisht armiq që duhen asgjësuar. Që përsëritet rëndom frazeologjia dembele dhe banale që ja ikën këta, kush do vijë, a thua në shekullin e 21, ka pak asete intelektuale, profesionistë dhe qytetarë të mirë dhe të përkushtuar që duan dhe dinë ta bëjnë këtë vend.

Lexo edhe:

Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare

Demokracia nuk është një e dhënë përfundimtare. Sikundër na kujton Will Rogers, nuk ka pasur asnjëherë asnjë demokraci që në një moment apo tjetër nuk ka përfunduar duke bërë vetëvrasje. Ndaj duhet të jemi syçelët ndaj mungesës së mendimit kritik, ndaj orvatjeve që gradualisht rrisin temperaturën e ujit ku ndodhet bretkocka derisa kjo e fundit të japë shpirt apo atrofizimit dhe pafuqisë së institucioneve të pavarura për të bërë punën e tyre. Dhe për mos të përfunduar deri aty duhet të kemi parasysh çfarë na kujton Franklin D. Roosvelt, një nga tre presidentët më të mëdhenj amerikanë të të gjitha kohëra kur thotë se: “Demokracia nuk mund të funksionojë nëse ata që zgjedhin, nuk zgjedhin mençurisht. I vetmi mbrojtës i demokracisë është kësisoj edukimi”. Dhe ky i fundit nuk është vetëm në shkolla dhe universitete, por i takon dhe opozitës politike, mediave të pavarura, shoqërisë civile (asaj pak që ende ka rezistuar si e tillë se shumica janë OJF që mbajnë me të ardhura të mira drejtuesit e tyre) apo cilindo zë qytetari të angazhuar. Vetëm kësisoj demokracia mund të rezistojë, të jetë e shëndetshme, të jetë përfaqësuese.

Etiketa: demokraciaforcat politikeIlir kamelajpolitikaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

22:51 : 22/08/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Të fundit në Europë për kënaqësinë financiare

15:12 : 21/08/2025
A Southwest plane flies low over Gravelly Point on approach to Ronald Reagan Washington National Airport in Arlington, Va., Friday, Dec. 30, 2022. The airline returned to a relatively normal flight schedule Friday, as the focus shifts to making things right with what could be well more than a million passengers who missed family connections or flights home during the holidays, and many of whom are still missing luggage. (AP Photo/Carolyn Kaster)
EKONOMI

Shqipëria vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë në korrik

11:52 : 21/08/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për sot

08:12 : 21/08/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz

21:07 : 20/08/2025
AKTUALITET

Të huajat si “skllave sek*i”/ Si u kthye Shqipëria në “oaz” për shërbime sek*uale

19:52 : 20/08/2025
Para

Çfarë ndodhi në Kamëz? Policia: U plagos një 38-vjeçar! Gjetëm një gëzhojë në vendngjarje

TË GJITHA

Aksident tragjik në Maqedoni, humbin jetën dy adoleshente shqiptare

15:03 : 23/08/2025

Zjarr masiv pranë hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin

14:42 : 23/08/2025

VIDEO/ Skandal në një resort në Antalya, pushuesit shqiptarë bllokohen për disa orë në ashensor

14:33 : 23/08/2025

Unioni i Gjyqtarëve reagon për sulmet e Ramës: Po denigrohemi pa të drejtë, KLGJ të mbajë qëndrim

14:08 : 23/08/2025

E rëndë në Elbasan! 51-vjeçari abuzon sek*ualisht me mbesën

13:42 : 23/08/2025

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

13:20 : 23/08/2025

Akuzohet për trafik d*oge në Spanjë, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete në Laç

13:00 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com