• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kush është Milorad Dodik? Dikur konsiderohej si një reformator, sot në listën e zezë të SHBA

09:37 : 22/03/2025
në BOTA

Lexo edhe:

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Xi Jinping, i pari që nga 2019

Ai dikur konsiderohej si një reformator që donte të udhëhiqte Republikën Srpska në Evropë. Sot, Milorad Dodik është në listën e zezë të SHBA-së dhe po ndiqet penalisht nga prokuroria boshnjake.

Milorad Dodik lindi në vitin 1959 në një familje fermere pranë qytetit të Banja Lukës në veriperëndim të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë socialiste. Ai studioi shkenca politike në kryeqytetin e atëhershëm jugosllav, Beograd dhe më pas punoi në një pozitë udhëheqëse në administratën e komunës së tij deri në vitin 1990.

Në zgjedhjet e para shumëpartiake në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990/91, Dodik u zgjodh deputet në Parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës. Atje ai angazhohej për bashkëjetesën e grupeve të ndryshme etnike dhe një të ardhme të përbashkët evropiane për Bosnjë-Hercegovinën. Kjo i dha atij reputacionin e një tradhtari në mesin e serbëve nacionalistë.

Në të njëjtën kohë, Dodik themeloi një fabrikë mobiljesh, por ajo shpejt dështoi. Kundërshtarët politikë ende e akuzojnë atë për kontrabandë cigaresh dhe karburantesh gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995. Këto akuza nuk u vërtetuan kurrë.

Pas Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e cila i dha fund luftës, në fund të dhjetorit 1995, Dodik themeloi partinë e tij, të cilën e quajti Socialdemokratët e Pavarur (SNSD). Fillimisht, ai u dallua si një reformator në pjesën e mbizotëruar nga serbët e Bosnjë-Hercegovinës, “Republika Srpska” (RS).

Kundërshtarët e nacionalistëve

Në atë kohë, Dodik hodhi poshtë hapur politikat nacionaliste të Partisë Demokratike Serbe (SDS), e cila më parë kishte qeverisur RS. Ai mbrojti një Bosnjë multietnike dhe bëri thirrje publikisht për arrestimin e politikanëve si presidenti i RS i kohës së luftës, Radovan Karaxhiç dhe komandanti ushtarak serb, gjenerali Ratko Mlladiç. Të dy u akuzuan për krime të rënda lufte dhe më vonë u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë.

Ky qëndrim ishte shumë i rrallë tek politikanët serbë në atë kohë. “Dodik ishte i guximshëm dhe pragmatik, gjë që e bëri atë të popullarizuar, veçanërisht me amerikanët,” thotë Tanja Topiç, vëzhguese politike nga Banja Luka, kryeqyteti i sotëm i RS. “Por sot ai feston të njëjtët kriminelë lufte si heronj kombëtarë dhe e përshkruan B-H si një krijesë të panatyrshme të komunitetit ndërkombëtar”.

Një shtet – dy “entitete”

Bosnjë-Hercegovina, e krijuar nga Marrëveshja e Dejtonit, me rreth 3.2 milionë banorë, është një shtet i decentralizuar. Ajo në thelb përbëhet nga dy njësi, të ashtuquajturat entitete: Federata e Bosnjë-Hercegovinës, e cila është e populluar kryesisht nga boshnjakë myslimanë dhe kroatë të Bosnjës, dhe Republika Srpska, e cila është e banuar kryesisht nga serbët e Bosnjës.

Përveç Presidencës Shtetërore prej tre anëtarësh, shteti ka një Parlament me dy dhoma. Të dy entitetet kanë secila edhe parlamentet dhe presidentët e tyre. Që nga viti 1996, ngjarjet politike në Bosnje janë monitoruar nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) si përfaqësues i komunitetit ndërkombëtar, i cili gjithashtu mund të ushtrojë njëfarë pushteti shtetëror. Për shembull, HR mund të shkarkojë politikanët që shkelin Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Që nga gushti 2021, HR është politikani gjerman i CSU-së, Christian Schmidt.

Me mbështetje masive nga Perëndimi, Dodik u bë kryeministër i Republikës Srpska, në 1998. Ai mori mbështetje edhe nga Serbia fqinje nën presidentin Slobodan Millosheviç.

Sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright e vlerësoi Dodikun në atë kohë si “një frymë e pastër” dhe si një partner për stabilitetin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit. “Ai udhëhoqi me mençuri RS-në nëpër kohë të vështira dhe ishte i përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik,” tha Albright. Ajo theksoi edhe rolin e Dodikut në pajtimin dhe përparimin në B-H.

Nga i dashur i të gjithëve, tek përçarës

“Vitet 1997/98 e deri në 2007 u shënuan nga një ndërhyrje e madhe ndërkombëtare në Bosnje,” shpjegon gazetari Zarko Markoviç nga Banja Luka. Ndërsa “Dodik ishte aq i çmendur sa të pranonte postin e kryeministrit në këtë kaos”. Kjo lloj çmendurie e përzier me një pjesë të madhe pragmatizmi e karakterizon sundimin e tij deri në ditët e sotme.

Por si u bë politikani i respektuar botërisht i politikani më i tmerrshëm i Ballkanit Perëndimor?

Dodik shërbeu si kryeministër i Republika Srpska nga viti 1998 deri në 2001. Ai e mbajti këtë detyrë përsëri nga viti 2006 deri në 2010. Më pas u bë president i RS. Por pasi fitoi pushtetin absolut në zgjedhje, ai ndryshoi kursin e tij dhe filloi fushatën për pavarësinë e Republikës Srpska. Shpesh fltet edhe për një referendum që do t’i siguronte atij legjitimitetin e nevojshëm.

Sundimtari i vetëm

Për herë të parë, ai mbajti një referendum për pavarësinë e Republika Srpska nga Bosnja në janar 2016 – edhe pse Gjykata Kushtetuese përgjegjëse në Sarajevë e kishte shpallur më parë votimin të paligjshëm. Rezultati nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm, por ai çimentoi autoritetin në njësinë “e tij” dhe tregoi aftësinë e tij për t’u përshtatur me rrethanat politike.

Dodik krijoi një rrjet aleatësh politikë që e lejuan të dominonte institucionet e RS, të shkatërronte opozitën dhe të ndërtonte një imazh për veten e tij si lideri i padiskutueshëm i serbëve të Bosnjë-Hercegovinës. Në vitin 2018 ai u bë anëtar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, e më pas përsëri president i Republika Srpska në 2022.

Shkëputja dhe nacionalizmi

Që atëherë, Dodik ka ndjekur një politikë secesioniste dhe ka kërkuar bashkimin e Republika Srpska me Serbinë fqinje. Kjo çoi, ndër të tjera, në sanksione kundër tij nga SHBA dhe Britania e Madhe. Në të njëjtën kohë, ai forcoi marrëdhëniet e RS me shtetet me qeveritë kritike për BE-në si Hungaria, Serbia dhe Rusia, duke humbur kështu mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Përplasja e hapur me qeverinë qendrore të Bosnjë-Hercegovinës dhe komunitetin ndërkombëtar u zhvillua në vitin 2023. Në atë kohë, Dodik nënshkroi dy ligje që përcaktonin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të B-H dhe përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt nuk do të respektoheshin në Republika Srpska.

Për këtë, ai u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të veprimtarisë politike nga Gjykata Federale e Bosnjë-Hercegovinës më 26 shkurt 2025. Por aktgjykimi nuk është ende i plotfuqishëm.

/DW

Etiketa: lista e zezeMilorad DodikreformatorRepublika SrbskaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Xi Jinping, i pari që nga 2019

19:55 : 24/10/2025
BOTA

SHBA godet një anije të dyshuar për trafik droge, humbin jetën gjashtë persona

19:18 : 24/10/2025
BOTA

SHBA/ Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura

18:46 : 24/10/2025
BOTA

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

13:41 : 24/10/2025
BOTA

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

19:03 : 23/10/2025
Para

Çfarë përmban pakti trepalësh? Zbardhet marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 24/10/2025

Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

22:55 : 24/10/2025

Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër

22:49 : 24/10/2025

Faturohet 30 milionë lekë për një muaj, situata absurde e qytetarit me OSHEE-në

22:42 : 24/10/2025

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025

Kushëriri “manjak” ngacmon 14-vjeçarin në rrjete sociale, “ofertë tunduese” për të mbyllur çështjen

22:19 : 24/10/2025

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com