• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksidenti me 4 viktima/ I vranë babain në 2021, kush është pronari i kompanisë në kërkim

11:28 : 21/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Është zbardhur identiteti i administratorit të kompanisë së betonit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, në lidhje me aksidentit e regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në aksin Vorë-Fushë Krujë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Samir Hoxha, 27 vjeç, pronar dhe administrator i kompanisë “HEL-JON” sh.p.k.

27-vjeçari akuzohet se ka punësuar Aleksandër Krrashin si shofer për betonieret, ndërkohë që 24-vjeçari nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda, teksa janë shkelur edhe rregullat e sigurisë rrugore e të punës. Deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij, duke vijuar të jetë në kërkim. Samir Hoxha është djali i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.

Ditën e djeshme në pranga u vu dhe drejtuesi i betoniereses Aleksandër Krrashi. Policia raportoi se ai ishte i pajisur me leje drejtimi, por jo për mjetet e rënda. Në momentin e aksidentit ai kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Lexo edhe:

Një 13-vjeçare nga Kosova dyshohet se është mes viktimave të sulmit në Austri

Sulm me armë brenda një shkolle në Austri, 9 të vrarë, autori u gjet i vdekur

Dyshohet se 25-vjeçari Enejdi Laçi, po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara me automjetin e tij tip “Mercedez Benz” dhe ka përplasur nga mbrapa betonieren. Pas përplasjes, makina ka shpërthyer në flakë, dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën, veç shoferit, dhe vëllai i tij pasagjer Erildi Laçi, 20 vjeç, dhe dy pasagjerët e tjerë Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, duke u djegur brenda mjetit.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Erildi Laçi sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe i vëllai i tij, së bashku me kushëririn dhe shokun kishin shkuar për ta marrë në aeroportin e Rinasit.

Viktimat

Shoferi i betonieres, Aleksandër Krrashi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, ai tha se i kishte mbaruar nafta dhe kishte shkuar në një karburant, por kishte harruar të ndizte bllokazhin.

Në pranga u vu dhe i afërmi i shoferit të betonieres, shtetasi Valentin Krrashi, 25 vjeç, i cili dyshohet se e ka larguar 24-vjeçarin me automjet nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Ai akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu, u arrestua dhe shtetasi Danjel Koxha,, 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, “HEL-JON” sh.p.k. në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashi. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.” – njoftoi Policia.

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës

Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha u gjet më 6 nëntor të vitit 2021 i ekzekutuar dhe i mbuluar me gurë e zhavor mbrapa Dajtit, në Qafë Mollë, pasi ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij dy javë më parë. Hoxha kërkohej prej 24 tetorit të atij viti, tri ditë pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të.  43-vjeçari ishte biznesmen në fushën e inerteve në Tiranë.

Si autor i ngjarjes u arrestua Fredi Rrushi, i cili u dënua me 15 vjet burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i shkoi në 10 vite burg.

Dënimi mbeti i pandryshyuar dhe në Gjykatën e Apelit, edhe pse babai dhe djali i Ruzhdi Hoxhës kishin ankimuar në vendimin e gjykatës, ku kërkonin ndryshimin në lidhje me kualifikimin e veprës penale nga ajo e “Vrasjes me dashje”, në atë të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe në bashkim të dënimeve të vendosej dënimi i tij me burgim të përjetshëm. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 18 vite burg.

Rrushi mendohet të ketë shkuar bashkë me një mikun e tij në Malin me Gropa dhe ta ketë ekzekutuar biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën.

Sipas hetuesve, autori Fredi Rrushi mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila ka dyshohet se ka pasur si shkak borxhet që viktima kishte ndaj Fredi Rrushit.

Etiketa: aksidentiAleksandër KrrashibetoniereEnejdi LaçiErildi LaçikompaniRuzhdi HoxhaSamir Hoxhaviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Një 13-vjeçare nga Kosova dyshohet se është mes viktimave të sulmit në Austri

16:26 : 10/06/2025
BOTA

Sulm me armë brenda një shkolle në Austri, 9 të vrarë, autori u gjet i vdekur

12:01 : 10/06/2025
BOTA

Më shumë luftë, më pak shpërblime/ Çfarë do të thotë kjo për sulmin e Rusisë në Ukrainë?

08:36 : 10/06/2025
AKTUALITET

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

15:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025
AKTUALITET

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025
Para

Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon dhe Kosova më e lumtura

TË GJITHA

Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale

11:44 : 12/06/2025

VIDEO-LIVE/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë në bord pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë

11:35 : 12/06/2025

Rrezikoi të mbytej në Shëngjin, shpëtohet shqiptarja nga Kosova

11:30 : 12/06/2025

Vinin baste nga telefoni, e pësojnë dy persona në Lushnje

11:27 : 12/06/2025

EMRI/ I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari nga Elbasani

11:21 : 12/06/2025

“Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë”

11:19 : 12/06/2025

Beleri: Manipulimi i votës së emigrantëve në Greqi, me skemë të organizuar nga administrata

11:13 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com