• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO lë në burg Lul Berishën/ Avokati: Dëshmitari i drejtësisë, Luftar Reçi mashtron

10:54 : 20/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Posaçme ka lënë fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i njohur ndryshe dhe si Lul Berisha, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Spanja.

Lulzim Berisha akuzohet për tre ngjarje kriminale të regjistruara në vitet 2004-2005, mes të cilave dhe ekzekutimin me bombë të Vajdin Lamajt dhe vrasjen e Klodian Salihut.

“Në vitin 2020, atij i është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 54-vjeçari dyshohet se:
-në vitin 2004, ka plagosur me armë zjarri, shtetasit V. L. dhe Xh. N.;
-në vitin 2005, në afërsi të fshatit Koxhaj, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin K. S. dhe ka plagosur shtetasin O. T.;
-në vitin 2005, ka vrarë shtetasit V. L. dhe A. A., me lëndë shpërthyese të vendosur në kabinën e një ashensori.
-në vitin 2005, ka vrarë shtetasit V. L. dhe A. A., me lëndë shpërthyese të vendosur në kabinën e një ashensori.” – njoftoi Policia një ditë më parë.

Këtë ngjarje u zbardhën pas 15 vjetësh, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Lexo edhe:

Veliaj kërkon lirinë, Gjykatën e Lartë shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

SPAK godet grupin kriminal, urdhërarreste për ‘Rrumin e Shijakut’ dhe Astrit Avdylajn/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut

Pas vendimi të Gjykatës së Posaçme, avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi tha se Luftar Reçi është një mitoman permanent që mashtron institucionet e drejtësisë. Sipas tij, SPAK duhet të heqë dorë nga përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë që nuk janë të besuar, pasi po cenohet rëndë siguria kombëtare.

“I ashtuquajturi bashkëpunëtor i drejtësisë, Luftar Reçi, një mitoman permanent që nga dita kur është futur në sistemin e burgjeve, e deri më sot vazhdon të bëjë kërkesa dhe të krijojë artificiale, duke mashtruar institucionet shtetërore. Përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje ndërgjegjes profesionale të prokurorëve të SPAK, duke theksuar se përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë për interesa të caktuara apo për statistika në media cënon rëndë sigurinë kombëtare, sigurinë e jetës dhe sigurinë e pronës. Duhet të hiqet dorë nga ky standard ekstra-ligjor. Prokurori duhet të përkushtohet përgjegjësisë dhe pavarësisë në ushtrimin e detyrës.” tha avokati i Lulzim Berishës, i cili nuk iu përgjigj pyetjeve nga mediat.

Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend. Banda e Durrësit e ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998, ku Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Lul Berisha ishte në kërkim prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Pas arrestimit të bujshëm të 6 prillit 2006, Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza përtë, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera mes viteve 1998-1999.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli. Megjithatë, një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2014 rrëzoi dënimin maksimal dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit.

Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, Lulzim Berisha i drejtoi Gjykatës së Durrësit një lumë kërkesash për ulje dënimi gjatë viteve 2015-2016 dhe fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit, edhe falë mbështetjes së ish-kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili i dha gjykatës garanci se Berisha do të punësohej në Bashkinë e Durrësit, nëse ai nuk gjente punë në sektorin privat.

Vendimi u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2021, duke e rikthyer Berishën në listën e personave të kërkuar. Në dhjetor 2020, SPAK e akuzoi Berishën dhe kunatin e tij edhe për vrasjen e Vajdin Lamajt, por tre vjet më vonë, prokurorët kërkuan pushimin e akuzave në gjykatë për mungesë provash.

Etiketa: GJKKOLulzim berishaspakVajdin Lamaj

Lajme të lidhura

Në foto: Erion Veliaj, në momentin e arrestimit
AKTUALITET

Veliaj kërkon lirinë, Gjykatën e Lartë shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

14:26 : 02/10/2025
Në foto: Edmir Bregu i vrarë në 2021, Astrit Avdylaj, Enea Kume dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut)
AKTUALITET

SPAK godet grupin kriminal, urdhërarreste për ‘Rrumin e Shijakut’ dhe Astrit Avdylajn/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut

14:24 : 02/10/2025
AKTUALITET

Shembjet te “5 Maji”/ GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet per Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

12:17 : 02/10/2025
AKTUALITET

Vrasje dhe tjetërsim pronash, SPAK lëshon 8 urdhër arreste, mes tyre një grua/ DETAJE nga operacioni

10:58 : 02/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ I vëllai u arrestua sot nga SPAK, deputeti i PS: Secili mban përgjegjësi për jetën e vet

10:44 : 02/10/2025
AKTUALITET

Paraqitet në SPAK ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

10:12 : 02/10/2025
Para

Mbante armë të fshehura për llogari të grupeve kriminale, arrestohet 57-vjeçari (EMRI)

TË GJITHA

FOTO/ Loredana shikon filxhanin e kafesë në ChatGPT, merr përgjigjen e papritur

18:37 : 02/10/2025
Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

18:26 : 02/10/2025

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025

Vijojnë reshjet e dëborës në zonat malore, trashësia arrin në 20 centimetra

18:16 : 02/10/2025

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025

Putin: Rusia nuk do të sulmojë vendet e NATO-s, kjo do të ishte një marrëzi!

18:06 : 02/10/2025

Arrestohet shitësja e rrobave në aeroportin italian, iu gjetën në stomak 120 qese me h*roinë

18:00 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com