• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Osmani: Drafti europian në kundërshtim me kushtetutën

20:51 : 20/03/2025
në RAJONI

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Europian, nuk do të merrte miratimin e Gjykatës Kushtetuese nëse do të shkonte për vlerësim. Këto deklarata i bëri gjatë një konference për media së bashku me homologun e saj nga Letonia, Edgars Rinkevics, i cili qëndroi gjatë së enjtes në Prishtinë për vizitë zyrtare.

“Personalisht besoj se nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, po ashtu nuk janë në përputhje as me normat dhe standardet e Bashkimi Evropiane e vlerat e Këshillit të Evropës. Po ashtu nuk janë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe një draft-statut i tillë që bie ndesh në këto të tria s’ka sesi të hyjë në fuqi dhe nuk besoj se do të kalonte çfarëdo testi në Gjykatën Kushtetuese”.

Osmani shpreson që me ardhjen e emisarit të ri të Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen, do të rikthehen ekuilibrat në këtë proces. Optimist për rolin e Sorensen dhe të shefes së re të BE-së për politike të jashtme, Kaja Kallas u shpreh edhe kreu i Letonisë që nxiti Kosovën e Serbinë të vazhdojnë bisedimet.

“Në këtë pikë ku jemi dialogu duhet të vazhdojë. Kemi përfaqësuesin e ri të lartë dhe diskutuam vizitën e emisarit për dialog. Nëse krijohen parakushte të mira për vazhdimin e dialogut në bazë të barazisë dhe parimeve kyçe që të gjitha vendet që duan të bëhen pjesë e BE-së i ndajnë me njëra tjetrën atëherë ky dialog do të jap rezultate të prekshme”, u shpreh presidenti letonez.

Osmani gjithashtu i kërkoi Bashkimit Europian që të jap një përgjigje të qartë Serbisë, që sipas saj, përpiqet në vazhdimësi të tensionojë situatën dhe të rikthejë rajonin nga e kaluara dhe konfliktet.

Lexo edhe:

Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi”/ Osmani: Qëllimi, destabilizimi i Kosovës

“Kosova ka bërë çmos që të kontribuoj në stabilitetin rajonal, përkundër faktit se dyviteve të fundit kemi pasur sulme të agresionit nga Serbia në veri të vendit tonë me synimin e qartë që të aneksohet territori ynë sipas modelit rus të aneksimit”.

Kosova kërkon që t’i hiqen edhe masat ndëshkuese të Bashkimit Europian, për të cilat u pajtua edhe presidenti letonez.

“Qëndrimi i vendit tim është që Bashkimi Evropian duhet t’i heqë masat kufizuese. Qëndrimi i Letonisë është shumë i qartë. Mendojmë se duhet të largohen masat ndëshkuese dhe për këtë avokojmë në Bashkimin Evropian dhe të do të vazhdojmë të bëjmë këtë. Bindja ime është sesa më shpejt që do të ndodh kjo aq më mirë do të jetë”.

Në lidhje me dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën, Rinkevics tha se kjo është një vendimmarrje e përbashkët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, por se Letonia mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike.

Etiketa: asociacionibashkimi evropianosmani

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

20:06 : 17/07/2025
RAJONI

“Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi”/ Osmani: Qëllimi, destabilizimi i Kosovës

17:14 : 17/07/2025
RAJONI

Osmani nga SHBA: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, do t’i drejtohem Kushtetueses

17:23 : 12/07/2025
BOTA

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

22:50 : 09/07/2025
RAJONI

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

21:11 : 03/07/2025
AKTUALITET

Kur përfundon i “nxehti afrikan” në Shqipëri? Meteorologu e zbulon: Presim shi ditën…

09:30 : 16/06/2025
Para

Tragjedia në Koçan, arrestohet kryetari i dorëhequr dhe dy ish-kryetarë të bashkisë

TË GJITHA

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 25/08/2025

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com