• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzim me tenderat dhe falsifikim dokumentesh, dërgohet për gjykim Plarent Ndreca

15:56 : 20/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen ndaj deputetit Plarent Ndreca dhe të bashkëpandehurve, Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Denisa Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari, Aida Shehi, Klejdi Meço, Emiliano Mehmeti dhe Erand Rroboçi”, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Ndreca akuzohet për abuzim me tenderat, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i përgjithshëm të Ministrinë e Brendshme. Ai, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve.

Sipas SPAK, Plarent Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedures së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me me bashkmin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk, ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.

Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK del të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe. E duket se për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me titullarin e institcionit, kompania e tij ka fituar dhe tendera pranë ministrisë së Brendshme.

Lexo edhe:

SPAK: Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim/ FOTO

Tafani: Dilnim për dreka e darka me Laertin, udhëtonim kudo! Makinat që na pëlqenin, i grabisnim

Nga hetimet rezulton se mes Radovanit i cili ka qenë konsulent në ministrinëe brendshme për këtë tender dhe të pandehurit Plarent Ndreca janë shkëmbyer emaile, që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.

“Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 240 të vitit 2021 në ngarkim të të pandehurve Plarent Ndreca, Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Denisa Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari, Aida Shehi, Klejdi Meço, Emiliano Mehmeti dhe Erand Rroboçi”.

Në seancën e datës 20.03.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 41, datë 20.03.2025, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës.

2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 240 të vitit 2021 në ngarkim të të pandehurve:

i. Plarent Pjetër Ndreca i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

ii. Denisa Flamur Skënderaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja ebarazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit paramndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

iii. Blendi Zoji Kovi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

iv. Lira Viktor Kolasi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

v. Ferdinant Jak Tarazhi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

vi. Grida Alfred Isufi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

vii. Jonarda Kristo Qurku e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja ebarazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

viii. Lindita Izet Mukaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

ix. Silva Marigo Dauti e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

x. Deni Ismail Klosi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

xi. Julia Arqile Hysa (Done) e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer nëm bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

xii. Elora Arian Kokalari e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

xiii. Aida Rexhep Shehi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);

xiv. Klejdi Kujtim Meço i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal;

xv. Emiliano Flamur Mehmeti i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal;

xvi. Erand Majko Rroboçi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal.

3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues, të përbërë nga tre gjyqtarë”– thuhet në njoftim.

Si u zbulua abuzimi me tenderat?

Ferdinand Tarazhi, kryetari komisionit të Monitorimit në Ministrinë e Brendshme u kallëzua në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditi që ky institucion bëri për tenderat e dhënë për rikonstruksionin e komisariateve Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Bashkë me Tarazhin, ishin kallëzuar edhe 4 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Mes tyre, edhe Ndreca.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet 2018, 2019 dhe 2020. Nga procesi i auditimit kanë rezultuar mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik në këtë procedurë dhe njëkohësisht rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë. Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me këto shkelje ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme, përgjegjës për vlerësimin e ofertave në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit” për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal,”-shkruhej në kallëzimin e KLSH që iu dorëzua SPAK-ut në korrik të vitit 2021.

Por çfarë shkeljesh gjeti KLSH në auditin e kryer?

Më 30 dhjetor 2019, BOE “De.-E”, “A.P.E” (i përzgjedhur si kandidati fitues i fazës II), plotëson kriteret kualifikuese me ofertën e tij 54,238,000 lekë pa TVSH. Po atë datë miratohet procedura e tenderit. Pasi departamenti i Financës në Ministrinë e Brendshme merr informacion për procedurën, njofton se nuk ka fonde dhe nuk mund të operohet në vijim me marrjen e angazhimeve financiare.

“Për këtë arsye i bëhet me dije Sekretarit të Përgjithshëm (pra Plarent Ndrecës) se nuk mund të vazhdojnë procedurat e lidhjes së kontratës dhe është konfirmuar se nuk të mbulohet efekti financiar të marrjes së angazhimit financiar me vlerë 54,238,000 lekë pa TVSH, deri në momentin që fondet të jenë në llogarinë e “AK”.”,”-shkruhet në raportin e KLSH. Pavarësisht lajmërimit të Financës, të nesërmen nënshkruhet kontrata e shërbimit midis BOE “De.-E”, “A.P.E”, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

“Nga auditimi tipologjive të komisariateve u konstatua keq llogaritje e kostove të ndërtimit dhe rrjedhimisht edhe kostove të projektimit. Gabimi kryesor në llogaritje është në vendosjen 2 herë të pajisjeve, duke rritur koston e ndërtimit dhe përllogaritja e tarifave është berë me TVSH, ku rrjedhimit vlera rezulton me TVSH. Ndërkohë, në formularin e njoftimit të fituesit dhe në kontratën nr. 10373/4 prot. Datë 31.12.2019, vlerat e projektimit të komisariateve janë nënshkruar pa TVSH. Për veprimet e rritjes në mënyrë artificiale ose fiktive të tarifave të projektimit nga BOE, sipërmarrësi ka përfituar padrejtësisht vlera ekomomike në dëm të Buxhetit të Shtetit. Bazuar keq llogaritjeve apo gabime të tarifave, BOE “De.-E”, “A.P.E”, jo vetëm që duhej të skualifikohej nga procedura tenderuese, ku duhej të vlerësohej me “0” pikë, por do të ndryshonte tërësisht edhe rezultati i vlerësimit, ku “St. Re.” shpk, do të ishte shpallur fitues,”-shtohet në raportin e KLSH-së.

Sipas KLSH, vlera totale e përfituar padrejtësisht është diferenca e Komisariatit Vlorë dhe Mirëditë (6,222,960 + 2,044,980) = 8,267,940 lekë pa TVSH ose 9,922 mijë lekë me TVSH.

Sipas nenit 4 të kontratës “Vlera e Kontratës”, përcaktohet vlera në lidhje me hartimin e projekt zbatimit sipas tipologjive të objekteve: 1. Drejtori Vendore Policie + Komisariat Vlorë: 21,744,370 lekë 2. Komisariati Policisë nr. 4 Tiranë: 13,533,385 lekë 3. Komisariati Policisë Pogradec: 13,153,196 lekë 4. Komisariati Policisë Mirditë: 6,807,332 lekë

Total: 55,238,283 lekë.

Etiketa: GJKKOPlarent Ndrecaspaktendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK: Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim/ FOTO

22:46 : 11/06/2025
AKTUALITET

Tafani: Dilnim për dreka e darka me Laertin, udhëtonim kudo! Makinat që na pëlqenin, i grabisnim

13:23 : 11/06/2025
AKTUALITET

Paraqitet në SPAK ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule

11:33 : 11/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Iu gjetën dy kallashë në automjet, arrestohet një 19-vjeçar në Shkodër

08:38 : 11/06/2025
AKTUALITET

Padia e Irena Gjokës/ Gjokutaj: Berishës s’mund ti bësh presion

19:24 : 10/06/2025
AKTUALITET

Burgu i Veliajt, kronikë e një “eliminimi” të paralajmëruar

18:43 : 10/06/2025
Para

Zyrtare/ Besnik Hasi emërohet trajner i Anderlecht-it

TË GJITHA

Horoskopi, 12 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 11/06/2025

Momenti i sherrit të Martin Canit, gazetari tregon arsyen se përse e publikoi videon

22:59 : 11/06/2025

Videoja e Martin Canit/ Reagon për herë të parë nëna e 14-vjeçarit: U trondita jashtë mase…

22:57 : 11/06/2025

Publikimi i videos së Martinit, Grida Duma: Media, valvulë sigurie që kjo ngjarje të mos harrohej

22:51 : 11/06/2025

Tani e thotë dhe FIFA, Shqipëria e Sylvinhos kthehet në nivelin e asaj të Edi Rejas

22:49 : 11/06/2025

Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

22:47 : 11/06/2025

SPAK: Një ministër i qeverisë Rama është zyrtarisht nën hetim/ FOTO

22:46 : 11/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com