• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Rinasi “i blinduar”, momenti kur Lul Berisha mbërrin në Tiranë

07:53 : 19/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me ekstradimin nga Spanja të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i njohur ndryshe dhe si Lul Berisha, teksa ka publikuar edhe pamjet e mbërritjes së tij në aeroportin e Rinasit.

Siç shihet edhe nga pamjet, në Rinas shfaqet një numër i lartë efektivësh kur mbërrin Lulzim Berisha, teksa më pas, ai shoqërohet nën masa të rrepta sigurie, me tre makina policie, drejt ambienteve të burgut.

Blutë e konsiderojnë 54-vjeçarin një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, të akuzuar për disa ngjarje kriminale kundër jetës. Ai akuzohet për tre ngjarje kriminale të regjistruara në vitet 2004-2005, mes të cilave dhe ekzekutimin me vbombë të Vajdin Lamajt.

“Ekstradohet nga Spanja, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i akuzuar për disa ngjarje kriminale kundër jetës. Operacioni për kapjen e tij në Spanjë, i koduar “Sant Joan”, u finalizua më 14 dhjetor 2023, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias dhe FAST Spanjës. Në vijim të këtij bashkëpunimi, Interpol Tirana dhe Interpol Madridi finalizuan procedurën për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, L. B., 54 vjeç.

Në vitin 2020, atij i është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Lexo edhe:

Merrte d*ogë me postë nga Spanja, arrestohet 20-vjeçri në Tiranë

Kriza e Eurovisionit përshkallëzohet, edhe Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit

Në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 54-vjeçari dyshohet se:
-në vitin 2004, ka plagosur me armë zjarri, shtetasit V. L. dhe Xh. N.;
-në vitin 2005, në afërsi të fshatit Koxhaj, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin K. S. dhe ka plagosur shtetasin O. T.;
-në vitin 2005, ka vrarë shtetasit V. L. dhe A. A., me lëndë shpërthyese të vendosur në kabinën e një ashensori.
-në vitin 2005, ka vrarë shtetasit V. L. dhe A. A., me lëndë shpërthyese të vendosur në kabinën e një ashensori.” – njofton Policia.

.

Lulzim Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend. Banda e Durrësit e ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998, ku Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Lul Berisha ishte në kërkim prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Pas arrestimit të bujshëm të 6 prillit 2006, Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza përtë, mes të cilave krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera mes viteve 1998-1999.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli. Megjithatë, një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2014 rrëzoi dënimin maksimal dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit.

Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, Lulzim Berisha i drejtoi Gjykatës së Durrësit një lumë kërkesash për ulje dënimi gjatë viteve 2015-2016 dhe fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Apelit të Durrësit, edhe falë mbështetjes së ish-kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili i dha gjykatës garanci se Berisha do të punësohej në Bashkinë e Durrësit, nëse ai nuk gjente punë në sektorin privat.

Vendimi u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2021, duke e rikthyer Berishën në listën e personave të kërkuar. Në dhjetor 2020, SPAK e akuzoi Berishën dhe kunatin e tij edhe për vrasjen e Vajdin Lamajt, por tre vjet më vonë, prokurorët kërkuan pushimin e akuzave në gjykatë për mungesë provash.

Etiketa: ekstradohetLul BerishaLulzim berishamberrinSpanja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Merrte d*ogë me postë nga Spanja, arrestohet 20-vjeçri në Tiranë

10:01 : 18/09/2025
BOTA

Kriza e Eurovisionit përshkallëzohet, edhe Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit

18:34 : 15/09/2025
BOTA

Ndalohet në plazhe, bare e restorante/ Spanja kufizon duhanin në hapësirat publike

21:34 : 14/09/2025
BOTA

Edhe Irlanda kërcënon se do të tërhiqet nga Eurovision 2026, nëse Izraeli merr pjesë

19:02 : 11/09/2025
BOTA

Spanja do të tërhiqet nga Eurovision 2026, nëse nuk përjashtohet Izraeli

18:30 : 10/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

09:00 : 07/09/2025
Para

"Paguaj ose vdis"/ Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru

TË GJITHA

Horoskopi, 27 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 26/09/2025

EMRI/ Kush e shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën vëllai i Gjestit

22:59 : 26/09/2025

Gazetari: Mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

22:54 : 26/09/2025

Trump: I hapur për furnizimin e Ukrainës me “Tomahawk” për të goditur objektiva në Rusi

22:53 : 26/09/2025

Policia blindon Vlorën, detajet e para

22:38 : 26/09/2025

I dënuar për krime lufte në Kosovë, lirohet para kohe gjenerali serb

22:31 : 26/09/2025

Emri i Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein

22:27 : 26/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com