• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Berisha nuk fiton në 11 maj”/ Dash Sula kundër të gjithëve: ‘Shqipëria Bëhet’ është kurth

09:59 : 17/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat Dashnor Sula, përmes një postimi të gjatë në Facebook, ka dalë kundër të gjithëve, pasi fillimisht u la jashtë listave të sigurta të Partisë Demokratike dhe pas kalimit tek koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, sërish nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë.

Sula shkruan se e sheh si pabesi vendimin e drejtuesve të PD për të mos shpërblyer kontributin e tij si demokrat në këto 4 vite, ndërsa ligjvënësi demokrat ka dy fjalë edhe për “Shqipëria Bëhet”.

Sipas Dashnor Sulës, formacioni i ri politik është një kurth i Berishës për të marrë votat djathtas që nuk mund të mbledhë ndryshe dhe akuzon drejtuesin e tij, Adriatik Lapaj se ka mësuar më shpejtë të gënjejë se të mendojë.

“Pasi më bërën pjesë të listës, më thanë jo, nuk mund të japim garanci që njerëzit që kemi vendosur në listë të mbyllur do të dorëhiqen nëse unë fitoja mandatin. Pra mua që do merrja më shumë vota s’do më hapej rruga siç predikon Lapaj kur vendos babain në listë dhe thotë se e kam vënë për ta tërhequr.

Por unë nga padrejtësia ika e s’mund të pranoj një padrejtësi tjetër”, shkruan Sula.

Lexo edhe:

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

Postimi i plotë i Dash Sulës

Gjatë këtyre 72 orëve jam gjendur mes një xhungle politike, mes miqsh dhe armiqsh, mes atyre që duan partinë dhe atyre që duan Shqipërinë.

Parlamentin e kam dashur dhe e dua, sepse aty është agora ku jam përpjekur të sjell hallet e njerëzve, të atyre që jam rritur e që po kaloj jetën.

Shpesh për këtë jam parë si njeriu i gabuar, e aq më shumë kur mes simbolikave jam përpjekur që zërin e tyre ta kem në sallën e luksit.

Nuk e prita që partia në të cilën kam besuar do e shpërblente kontributin tim me një pabesi, ngjashëm nga ato që të gjithë i kemi parë në 34 vite.

Pasi Partia Demokratike, ku unë s’jam për kryetarët por për opozitarët, nuk më dhanë vendin që i takon zonës time, më kontaktuan nga formacioni politik i Z. Lapaj.

U shpreha gadishmërinë për tu futur në një garë me ta duke vlerësuar faktin se janë të rinj, mirëpo fatkeqësisht edhe Z. Lapaj paska mësuar hilet para rregullave dhe pa hyrë mirë në politikë më shpejt gënjeka se sa mendoka.

Pasi më bërën pjesë të listës, më thanë jo, nuk mund të japim garanci që njerëzit që kemi vendosur në listë të mbyllur do të dorëhiqen nëse unë fitoja mandatin. Pra mua që do merrja më shumë vota s’do më hapej rruga siç predikon Lapaj kur vendos babain në listë dhe thotë se e kam vënë për ta tërhequr.

Por unë nga padrejtësia ika e s’mund të pranoj një padrejtësi tjetër.

Tani dua t’ia them dy fjalë mbështetësve, atyre që më kanë mbështetur dhe më mbështesin;

1- Kjo “Shqipëria Bëhet” qenkërka një kurth i Dr.Berishës për të mbledhur vota të djathta që vetë z. Berisha nuk arrin ti mbledh dhe duket se paska gjetur një talent të ri të mashtrimit si të atyre sekteve që premtonin takime me Zotin.

2-Edi Rama ashtu qesh e ngjesh e ka thënë tamam atë që demokratët po nuk thanë kënetën e Berishës s’do vijnë kurrë në pushtet.

Po! Berisha është hajmalija e fatit të Edi Ramës. Plani i Berishës për ti ndarë votat e djathta mes tij dhe Lapajt i japin Ramës jo mandatin e 4, por e bëjnë mbret.

Në 20 vite në Politikë me ndërprerje në Parlament, unë kam qenë, jam dhe do të mbetem demokrat. Por për fat të keq emrin tim nuk do e gjeni në asnjë listë. Nuk do e gjeni në listën e PD pasi ai që nuk duron dot lirinë time dhe parimet e mia, më la jashtë pavarësish se në 4 vite kam qenë ndër deputetët më aktiv, pavarësish se dola më i votuari në Elbasan në Primare edhe pavarësish se isha i Pari që hapa siparin e takimeve madhështore në diasporë.

Nuk do e keni as në listën e atyre që ka nxjerrë Dr. Berisha (Lapajt) sepse edhe ai po ecën në hapat e mentorit të tij.

Berisha në 11 maj nuk do që të fitoj zgjedhjet, ai do të krijojë vetëm një grup parlamentar me besnikët e tij që do vijojnë ti bëjnë fresk edhe më 12 maj. Berisha shkeli me të dyja këmbët statutin e PD dhe premtimet e veta dhe u pa qartë se ai as nuk e ka në mend të mund Edi Ramën në zgjedhje. Me kë do e mund me Jenisherin, Kostaq Papën apo me Kujtim Gjuzin?! Apo mos do e mundi duke carë votat e djathta mes tij dhe Lapajt?

Demokratë të ndershëm që keni 12 vite që vuani, “armiku” politik nuk mund të luftohet kur brenda kalasë kemi “kalin e trojës”. Për të luftuar kundërshtarin duhet të forcohemi brenda vetes.

Si bëhet kjo? Rezultati i 11 majit do te na tregojë.

Më 11 maj ne duhet të refuzojmë të përdoremi si mish për top për interesat 1 personi që për të ruajtur pozitat e veta, votat e të djathtëve I ndan mes vetës dhe nismave të reja me filozofi 34-vjeçare të Lapajt.

Etiketa: Dash SulalistaPDShqiperia Behetsula

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kreu i Shoqatës të ish-të Përndjekurve Politikë: Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

19:35 : 25/06/2026
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026
AKTUALITET

Mocion me debat për protestën/ Tabaku: Parlamenti jashtë realitetit! Dëgjoni thirrjet e qytetarëve

11:02 : 25/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

13:06 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Rama i pashpresë”, Berisha për protesën: Rrethim epik i epiqendrës së krimit

12:42 : 22/06/2026
Para

Kapet me 2800 euro false, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet