• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Disa u mbytën nga tymi, të tjerë u dogjën”/ Tragjedia në Maqedoni, 59 të vdekur dhe 155 të plagosur

10:16 : 16/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, RAJONI

Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate. Ndërkohë, 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave vendase, koncerti u ndoq nga 1500 njerëz, kryesisht të rinj.

Policia ka ndaluar disa persona të lidhur me organizimin e festës, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësisë, sipas medias vendase.

  • PAMJE nga tregjedia

Në videon e mëposhtme duket grupi që po performon dhe më pas shpërthejnë mjetet piroteknike.

Lexo edhe:

Zjarr masiv në fshatin Poro të Vlorës, rrezikohet përhapja

Tragjedia në Qafën e Valbonës/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit holandez

“Dilni jashtë! “Dilni jashtë, do të kthehemi ”, thotë pjesëtari i grupit DNK Panço para të pranishmëve pasi u shfaqën flakët e para nga zjarri i mbrëmshëm në klub.

  • Ministri i Brendshëm dhe ai i Shëndetësisë japin detaje nga tregjedia

Ministri i Brendshëm Pance Toshkovski, përmes një konferencë për media, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Koçan.

Sipas ministrit, viktima ndodhen në disa spitale në vend dhe pas identifikimit do të duhet të dërgohen për obduksion në Shkup.

Toshkovski deklaroi se zjarri filloi kur u aktivizuan fishekzjarret rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin. Siç tregon ai, shkëndijat goditën tavanin, i cili ishte bërë nga një material shumë i ndezshëm dhe zjarri u përhap. Sipas tij, tymi i dendur i mbyti disa nga viktimat dhe dogji të tjerët.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, informoi se gjithsej 118 persona janë shtruar në objekte të ndryshme spitalore pas tragjedisë në Koçan.

Ai theksoi se të gjithë pacientët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe se sistemi shëndetësor është plotësisht i mobilizuar.

“Nuk ka pacient që nuk po përkujdeset, të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion”. “Ne do të bëjmë çmos për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur”.

Taravari bëri të ditur se gjatë ditës do të vizitojë disa nga klinikat kirurgjikale ku do të marrë më shumë informacion për gjendjen e të lënduarve.

“Ne do të shkojmë në klinikat kirurgjikale ku do të kemi më shumë informacion.”

  • Lista e të plagosurve

Mediat vendase kanë publikuar listën e të lënduarve të cilët po marrin kujdes shëndetësor pas tragjedisë në klubin Pulse në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Dy persona janë në Kirurgji Pediatrike, dy në Pediatri, tetëmbëdhjetë persona janë duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Shkup, tetë në Klinikën e Anestezisë KARIL, 2 në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe një person në Ortopedi.

  • Familjarët të alarmuar

Shumë persona janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, pasi nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.

Disa nga familjet e të rinjve që ndodheshin në diskotekën “Pulse” të Koçanit, po postojnë foto të të afërmeve të tyre dhe numrat e celularëve, në mënyrë që nëse dikush i sheh, t’i informojë se ku ndodhen dhe nëse janë shtruar në spital.

Maqedoni zjarri (1)

familjet kocan maqedoni zjarri diskoteke (2)

Etiketa: klubMaqedonivdekjezjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr masiv në fshatin Poro të Vlorës, rrezikohet përhapja

20:41 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tragjedia në Qafën e Valbonës/ Nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit holandez

08:45 : 17/09/2025
AKTUALITET

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025
AKTUALITET

Aksidenti me disa të plagosur në Fier-Lushnje, ndërron jetë 60-vjeçarja

14:24 : 16/09/2025
AKTUALITET

Vatër zjarri në Parkun e Butrintit, era favorizon përhapjen e flakëve

17:39 : 15/09/2025
AKTUALITET

Gjendet i pajetë një person në Shkodër

09:18 : 15/09/2025
Para

Plagosja e 26-vjeçarit/ Gjykata e Lezhës cakton masat e sigurisë për dy të arrestuarit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com