• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dita e Verës”, çfarë simbolizon kjo festë dhe historia e saj

08:19 : 14/03/2025
në AKTUALITET

Sot është 14 marsi datë e cila shënon një ditë festive të veçantë në Shqipëri.

Kudo në vend festohet “Dita e Verës” e cila shënon ardhjen e stinës së pranverës.

Dita e Verës, sipas kalendarit të lashtë shqiptar, përfaqësonte fillimin e vitit të ri dhe kremtohej shumë shekuj para lindjes së krishterimit.

Në kalendarin Julian, kjo ditë ishte më 1 mars, ndërsa sipas kalendarit Gregorian është 14 mars.

Festimi i Ditës së Verës ka qenë një traditë mbarëshqiptare, e cila kremtohej në të gjithë Shqipërinë, nga Veri në Jug, me disa nuanca dhe diferenca sipas krahinave.

Lexo edhe:

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

Gjatë dekadave të fundit, kjo festë ka filluar të festohet më masivisht në të gjithë Shqipërinë, por rrënjët e saj janë thellë në qytetin e Elbasanit.

Traditat, gatimet dhe mënyra e festimit janë një ekskluzivitet i kësaj zone.

Edhe në kohën e diktaturës, kur kjo festë u shua në pjesën më të madhe të Shqipërisë, Elbasani vazhdoi ta festonte këtë ditë si një ngjarje të madhe, çdo 14 mars.

Kush kishte të afërm në Elbasan, shkonte atje për të festuar së bashku. Festimet fillonin me vendosjen e verores në dorë, zakonisht me ngjyrat simbolike të pranverës: të kuqe dhe të bardhë.

Një tjetër traditë ishte kapja e një hekuri të fortë për t’u bërë i fortë gjatë vitit dhe ngrënia e një molle të kuqe dhe vezëve të ngjyrosura.

Amvisat përgatisnin gatime speciale si byrekun me hithra dhe barishte pranverore, gatime me mish dhe ëmbëlsirën tradicionale “Ballokumen”.

Ballokumja është simboli i kësaj feste dhe çdo familje ka recetën e saj historike dhe të veçantë e cila është ruajtur me krenari.

Rituali i Ditës së Verës

Një element i veçantë i kësaj feste është verorja – një byzylyk prej fijesh të bardha dhe të kuqe që lidhet në dorë dhe zgjidhet kur shikohet dallëndyshja e parë.

Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Legjenda e Ditës së Verës

Dita e Verës ka origjinën në traditat e lashta të Elbasanit, ku festohej për të shënuar fillimin e stinës së Verës, një ngjarje që i kushtohej Perëndisë Zanë.

Zana ishte Perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe shfaqej vetëm në 14 mars, që ishte dita e fillimit të Verës. Kjo legjendë është kaluar brez pas brezi dhe festimi i Ditës së Verës është ruajtur për mijëra vjet, duke shërbyer si një ngjarje e rëndësishme për shqiptarët.

Në vigjilje të Ditës së Verës, çdo shtëpi është mbushur me gëzim dhe energji pozitive. Në këtë natë, shtëpitë zbukurohen me lule dhe lastarë të gjelbër, si simbol i mirëqenies dhe natyrës.

Gjatë natës, të afërmit dhe miqtë këndojnë këngë tradicionale dhe gëzojnë gatimet e famshme të Elbasanit, si tava me pistil, tava e kosit, kabunia dhe gjeli i detit.

Në mëngjes, elbasanasit zgjohen herët dhe me një përkushtim të veçantë hapin dyert për të ftuar të mirat dhe larguar të këqijat.

Dita e Verës ka marrë një rëndësi të madhe edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, si Tirana dhe Përmeti, ku organizohen aktivitete dhe festa të ndryshme, si koncerte, panaire, lojëra dhe karnavale.

Etiketa: dita e vereselbasanpranvere

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

14:03 : 28/10/2025
AKTUALITET

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

10:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

17:52 : 25/10/2025
AKTUALITET

Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

10:29 : 21/10/2025
Para

Shpërthimi me tritol gjatë natës në Lezhë, zbardhen detaje, lokali në pronësi të 47-vjecarit (EMRI)

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com