• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DOSJA/ Zbulohet roli i të dashurës së Safet Bajrit në vrasjen e Fatbardh Licit

20:25 : 13/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi me urdhër të SPAK, i të dashurës së Safet Bajrit, shtetases E. A., pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht të vitit 2018. Ajo akuzohet për veprën penale të krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.

Emisioni “Në Shënjestër” ka hedhur dritë mbi rolin e saj në vrasjen e para rreth 7 viteve, duke zbuluar se ajo ka shërbyer si drejtuesja e automjetit me të cilin ndodheshin Astmer Bilali dhe Safet Bajri, duke çuar dy ekzekutorët e Licit drejt Shkodrës ditën e vrasjes.

Mësohet se ajo është arrestuar 5 ditë pas arrestimit të Safet Bajrit, teksa është vënë në pranga nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit. Burime bëjnë me dije se shtetasja E.A. është marrë në pyetje edhe nga SPAK në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, teksa aktualisht ndodhet në burgun e Pojskës në Pograden.

Emisioni “Në Shënjestër”

Grupi hetues ka bindjen se Fatbardh Lici u ekzekutua nga Astmer Bilali dhe Safet Bajri dhe se hartuesi i këtij skenari ishte Behar Bajri Bajroviç, që luante me dy porta, herë me Ibrahim Licin dhe herë me Astmer Bilalin.

Lexo edhe:

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar se çfarë treguan pamjet filmike të kamerave të sigurisë në lokalin ku u ekzekutua Fatbardh Lici atë mëngjes të herët të datës 10 gusht 2018 dhe cilat ishin lëvizjet më pas të grupit ekzekutues të cilët krijuan bindjen te grupi hetues se toga e qitësve ishte e përbërë nga Astmer Bilali dhe Safet Bajri, të cilët lëvizën me makinën e drejtuar nga e dashura e këtij të fundit.

Dosja Hetimore

Duke qenë se Ibrahim Lici ishte e vështirë për t’u takuar, Behar Bajri për t’u hakmarrë në lidhje me vrasjen e mikut të tij Boran Bërçana, duke krijuar një konflikt midis Astmer Bilalit dhe Ibrahim Licit, inskenoi vrasjen e xhaxhait të këtij të fundit, Fatbardh Lici, pasi ky i fundit konsumonte vazhdimisht kafenë në orarin e zakonshëm, në lokalin e marrë me qira nga vëllai i tij Sokol Lici.

Sipas grupit hetues fakti që Astmer Bilali dhe Safet Bajri kanë udhëtuar në të njëjtën makinë të drejtuar nga e dashura e këtij të fundit, drejt Shkodrës, në orët e para të mëngjesit të datës 10 Gusht, provohet edhe nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në lokacione të ndryshme ku ata kanë lëvizur.

Nga përgjimet, tabulatet telefonike dhe këqyrja e pamjeve filmike, është arritur në përfundimin se Safet Bajri dhe Astmer Bilali, kanë lëvizur drejt Shkodrës mëngjesin e krimit, me dy makina të ndryshme. Njëra prej të cilave në pronësi të Denis Brajoviç, dhe më pas pasi kanë mbërritur në qytet, janë drejtuar në vendin e krimit, me një automjet tip ‘Benz’ të vjedhur më parë.

Dosja Hetimore

Më datë 10 Gusht 2018, në orët e para të mëngjesit, Safet Bajri (Rustemi), Astmer Bilali dhe E.A., e dashura e Safet Bajrit janë nisur drejt Shkodrës me dy automjete, njëri i markës ‘Benz’ me targë AA 989 TE, në përdorim të Safet Rustemit dhe tjetri i markës ‘Volkswagen’ me targë AA 383 PN, në përdorim të Denis Brajoviç.  

Pasi kanë mbërritur në Shkodër, Safet Bajri dhe Astmer Bilali, kanë zbritur nga makinat e tyre dhe kanë përdorur një automjet të vjedhur të markës ‘Benz’ ngjyrë gri, me targa AA 760 FX. Automjet me të cilin janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit Sokol Lici, këtu ku pothuajse çdo ditë, në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, që është njëkohësisht edhe xhaxhai i Ibrahim Licit.

Pasi kanë parë që viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit, automjeti është afruar pranë tij. Këtu nga dera e pasagjerit ka zbritur, dyshohet Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.

Pasi kanë kryer vrasjen, po sipas grupit hetues, Astmer Bilali dhe Safet Bajri janë parë të lëvizin me makinën e krimit, drejt zonës ku banon ky i fundit, aty nga ku rezulton se Astmer Bilali ka djegur edhe auutomjetin.

Dosja Hetimore

Pasi është kryer krimi, po ky automjet ka lëvizur në drejtim të zonës së Dobraçit. Aty është parë të futet në rrugicën që të çon tek lokali që i përket familjes së ‘Bajrave’, nga ku dyshohet se ka zbritur Safet Bajri (Rustemi) dhe më pas Astmeri i cili ka djegur automjetin, për t’u bashkuar më pas sërish me Safetin.

Po sipas grupi hetues, fill pas krimit, Astmer Bilali, rezulton se është larguar nga Shkodra për në Tiranë, me një automjet tip ‘Volkswagen’, në pronësi të Denis Brajoviç.

Etiketa: dosjae dashuraFatbardh Licirolisafet bajrispakvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025
AKTUALITET

Mazniku justifikohet në SPAK: Unë i firmosja kontratat e 5D, por verifikimet i kryenin ekspertët

19:51 : 02/10/2025
AKTUALITET

“Braçi lidhje me politikën”/ Corriere della Sera: Sarchi u godit me shkop, u varros pa u kryer autopsia

19:07 : 02/10/2025
Në foto: Erion Veliaj, në momentin e arrestimit
AKTUALITET

Veliaj kërkon lirinë, Gjykatën e Lartë shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

14:26 : 02/10/2025
Në foto: Edmir Bregu i vrarë në 2021, Astrit Avdylaj, Enea Kume dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut)
AKTUALITET

SPAK godet grupin kriminal, urdhërarreste për ‘Rrumin e Shijakut’ dhe Astrit Avdylajn/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut

14:24 : 02/10/2025
Para

Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, Elezi: Do të presim vendimin e Gjykatës Supreme

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 3 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 02/10/2025

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025

Conference League/ Shkëndija humbet ndaj Rayo Vallecanos, barazon Drita

22:45 : 02/10/2025

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com