• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot afati i fundit në KQZ, lista finale e kandidatëve! Përballja PD-PS në 12 qarqe

08:09 : 12/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Sot është afati i fundit që kanë në dispozicion partitë dhe koalicionet që do të hyjnë në zgjedhje më 11 maj.

Për këtë arsye pritet që ato të dorëzojnë ditën e sotme në KQZ listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit. PD njoftoi se sot do të mbledhë në orën 16:00 Kryesinë për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën. Ndërsa PS do ta mbledhë kryesinë në orën 19:00 të së mërkurës për të përcaktuar po ashtu listën përfundimtare. Gjithçka mbetet për t’u zbuluar ditën e sotme por deri më tani dimë se nga PD është kryer procesi i primareve.

Kandidatët për deputetë hynë në garë brenda selisë blu. Pjesë e këtij procesi u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final e ka kryesia e kësaj force politike. Pas marrëveshjeve tashmë të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë që mbetet të bëhet është përcaktimi i emrave që do garojnë nën koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.

Një prej aleatëve të PD-së është edhe PAA me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar me herët se nuk do të jetë në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.

Lexo edhe:

Daja i tij kërkoi të bëhej deputet, Shabani i kërkon KQZ-së njohjen e mandatit për Lapajn

Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit

Nga pakti PD-PL, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në Tiranë në listën e hapur. Pritet të shohim se sa prej figurave të PD-së që kanë marrë shumicë votash nga procesi i Primareve do të jenë zyrtarisht në garë elektorale, patjetër në raport me preferencat që kanë dhe partitë e tjera aleate. Kjo pasi PD do të shkojë në zgjedhjet e majit në koalicion me 25 parti të tjera.

Koalicioni që mban emrin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” u prezantua zyrtarisht dy ditë më parë ku mbajti fjalën edhe kryedemokrati Sali Berisha. Pjesë e Primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final e merr Kryesia e kësaj force politike.

MAZHORANCA

Kreu i mazhorancës Edi Rama ua ka bërë të qartë deputetëve të tij skemën e ardhshme të përzgjedhjes së ekipit të tij garues. Ai paralajmëroi se të gjithë deputetët përveç drejtuesve politikë do të jenë në listë të hapur. Sa i përket listës së mbyllur ai deklaroi se do t’u takojë grave, vajzave dhe djemve të rinj. Rama zhvilloi takimet traditë me ministra e drejtues politikë për 3 ditë me radhë. Sipas tij deputetët aktualë duhet të jenë në listë të hapur. Në rast se nuk dëshirojnë, duhet të njoftojnë paraprakisht. Për veten, deklaroi se ende nuk ka marrë një vendim, por gjasat janë të mëdha që të mos kandidojë, për shkak të detyrës që ka dhe për t’u lënë hapësirë të rinjve.

Ndërkohë thuajse asnjë deputet që gëzon qoftë edhe një mandat nën logon e PS nuk do të jetë në listën e sigurt, për një vend në parlamenti betejën duhet ta bëjnë në terren. I njëjti parim tha se do të ndiqet edhe për gratë deputete, megjithëse për to mund të ketë edhe ndonjë përjashtim nga rregulli.

Të paprekur la drejtuesit politikë, ekipin bërthamë të socialistëve, të cilët do të jenë në listën e mbyllur duke zënë 12 nga 46 vendet e sigurta.

Nga 14 drejtuesit e qarqeve, vetëm 12 prej tyre janë deputetë të sigurt të legjislaturës së ardhshme, pasi për kryebashkiakët e Durrësit dhe Shkodrës, Emirjana Sako dhe Benet Beci, nuk ka asnjë sinjal për përfshirjen në listë, duke vijuar punën si kryetarë bashkie.

Pezull mbetet vetë pozicioni i kryesocialistit, i cili për herë të parë ngriti pikëpyetje për kandidimin e tij, duke deklaruar se mund të mos jetë në listën e kandidatëve.

Mes 34 emrave të figurave të reja që nuk kanë pasur kurrë një mandat deputeti, e që priten në listë të sigurt janë ministra të kabinetit të tij qeveritar, Pirro Vëngu, Adea Pirdeni, Igli Hasani apo Petrit Malaj. Pjesa tjetër, do të duhet të luftojë në “det të hapur”, e minimalisht nëse socialistët do të ruajnë pozitat e 2021-shit, me 74 mandate, për ta mbeten vetëm 28 vende.

Deputetët të cilëve Rama u ka deleguar një zonë të caktuar elektorale, pritet të jenë në listat e hapura, në rast se nuk do të tërhiqen nga gara siç bëri kolegu i tyre, Petro Koçi, i cili njoftoi publikisht se nuk do të jetë në listat e kandidatëve. Tërheqja e tij, Koçi thotë se nuk është frikë nga gara, por për shkak se nga partia nuk i është ngarkuar një zonë elektorale.

Deputetë si Toni Gogu, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Arben Pëllumbi apo Xhemal Qefalia që kanë zonat e tyre në qarkun e Tiranës, pritet të jenë në listë të hapur, ashtu si shumë prej kolegëve të tyre në rrethe. Lista do të zyrtarizohet në mbledhjen e Kryesisë, e do të bëhet me dije nga secili prej drejtuesve të qarqeve përpara dorëzimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Etiketa: KQZlistatpartite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Daja i tij kërkoi të bëhej deputet, Shabani i kërkon KQZ-së njohjen e mandatit për Lapajn

16:25 : 11/07/2025
AKTUALITET

Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit

12:17 : 07/07/2025
BOTA

Ç’po ndodh me partitë qeverisëse në Gjermani? Kristiandemokratët në rritje, SPD në rënie

09:14 : 07/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë
AKTUALITET

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

18:10 : 04/07/2025
AKTUALITET

Skema “Celibashi”/ 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së, ja kush e përfiton

11:56 : 04/07/2025
Para

Hekurudha Tiranë – Durrës, zgjatje afatesh dhe rritje kostosh

TË GJITHA

Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ prona banorëve të Thethit?

21:19 : 12/07/2025

Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: I babëzitur për pushtet

20:55 : 12/07/2025

Ukraina ngre alarmin: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

20:44 : 12/07/2025

U kap me disa doza kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

20:33 : 12/07/2025

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit Daum, Berisha: Dielli perëndoi për një mik të shqiptarëve

20:25 : 12/07/2025

E rëndë në Shkodër/ Gjendet i vdekur në makinë një 50-vjeçar! Ja çfarë dyshohet

20:10 : 12/07/2025

Yuri Kim u shkarkua nga puna, Genc Pollo: E hoqën qelbësirën…

20:04 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com