• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mjekja Arketa Pllumi, “ura” mes Shqipërisë dhe Italisë: Me gjithë zemër për fëmijët!

15:59 : 12/03/2025
në AKTUALITET

Gazeta prestigjoze italiane “Corriere della Serra” i ka kushtuar së fundmi një artikull doktoreshës shqiptare Arketa Pllumi, e cila drejton prej 22 vitesh ambulatorin e shoqatës kishtare me karakter bamirës “Madonnina del Grappa” në Shkodër, falë të cilit kanë mundur të shpëtohen qindra jetë fëmijësh shqiptarë me kardiopati kongenitale (të lindura).

Më poshtë artikulli i plotë:

Sa herë që një nënë me një të porsalindur shkel në ambulatorin e saj, pas elektrokardiogramës, ekodoplerit, monitorit Holter dhe proves së sforcimit, ajo shpesh duhet të thotë ato fjalë që asnjë prind nuk donte ti dëgjonte kurrë: “Fëmija juaj ka një kardiopati të lindur, nëse nuk operohet me urgjencë, rrezikon të mos ja dalë mbanë”.  Ndodh shpesh që prindërit e ulur përballë saj, në fillim nuk i besojnë veshëve dhe thonë: Jo, s’mund të jetë pikërisht djali/vajza jonë që rrezikon jetën. Në të këtë pikë, vjen momenti më i vëeshtirë. “Unë duhet ti bind që fëmijët e tyre janë vërtetë në rrezik e duhet të operohen brenda pak ditësh nëse duan që të mbijetojnë”.

Një keqformim kongenital, pra që është i pranishëm që në lindje ka një incidencë shumë të ulët. Nëse këto vogëlushë nuk operohen, shkojnë drejt vdekjes së sigurt. Dhe atëherë ajo, doktoresha shqiptare, Arketa Pllumi, që e thërrasin Keti, nis telefonatat për të komunikuar me kirurgët e Spitalit të Zemrës në Massa, atë të Sant’Orsola në Bolonjë, spitalin Niguarda të Milanos apo spitalin Gaslini në Gjenovë për të krijuar një urë lidhëse të mënjehershme për operimin e këtyre fëmijëve, të cilëve ajo vetë ja ka vendosur diagnozën pikërisht tek ky ambulator i vogël në Shkodër, që është tërësisht falas dhe drejtohet nga enti kishtar italian i shoqatës “Madonnina del Grappa”, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Pikërisht në këtë ambulator, vijnë një mesatare prej gati 200 pacientësh në muaj për të kuptuar nëse fëmijët e tyre kanë kardiopati congenite, patologji që nuk mund të operohen në Shqipëri sepse nuk ka struktura shëndetësore të përshtatshme. Çdo vit, janë të paktën 150 diagnozat e patologjive të zemrës që regjistrohen në këtë ambulator. Dhe po aq janë fëmijët, të moshave nga zero deri në 2 vjeç që operohen në Itali. Vijnë nga e gjithë Shqipëria, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe nga shumë pjesë të tjera të Ballkanit. Janë prindër që gjejnë te kjo qendër shpresën e vetme për dhimbjen e tyre. Një ambulator ai i Shkodrës që e ka historinë e lidhur në mënyrë të pandashme me atë të Italisë. Së pari sepse doktoreshë Keti, përveç se ndiqte që e vogël televizionet italiane, është formuar nga ana akademike në Toskanë mes spitalit pediatrik “Meyer” dhe spitalit në Massa, ku ka bërë dhe specializimin e saj. Ajo pati marrë një ofertë për të punuar në Toskanë por sipas saj, në Shqipëri ka nevoja më të mëdha. Më pas edhe për shkak të Don Carlo Zaçaro, prift i “Madonnina del Grappa” i cili i dërgonte mjekët e Shkodrës që të studionin në Firence. Dhe për më tepër, në këtë histori hyn jo më pak se Nënë Tereza e Kalkutës, e cila në vitet 90 rastisi në Firence dhe kështu lindi idea për të realizuar një qendër kardiologjie në zonat më të vafra të Shqipërisë, pikërisht falë takimit me disa eksponentë të “Madonnina del Grappa” mes të cilëve ish presidenti don Corso Guiçiardini. Dhe atëherë lindi ideja e këtij ambulatori që ndodhet pak metra larg qendrës historike të Shkodrës, në një rrugë të qetë dhe të bukur, vendosur mes detit dhe maleve, brenda strukturës së “Madonnina del Grappa” që pikërisht këtë vit kremton 100 vjetorin.

Bashkëpunimi

Lexo edhe:

Në Shqipëri janë futur tre ngarkesa nga Greqia dhe Italia me pjeshkë dhe rrush me pesticide

Njohja e Palestinës/ Italia vendos dy kushte për t’iu bashkuar vendimit të aleatëve

“Në 22 vite, që kur ekziston kjo qendër, kanë kaluar prej këtej 1500 fëmijë”-shpjegon presidenti aktual i “Madonnina del Grappa”, don Vincenzo Russo. Jo të gjithë janë operuar, sepse jo të gjithë kanë patur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por shumica po. Dhe janë shpëtuar kaq shumë jetë falë bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë. Dhe kjo është një urë lidhëse e ngritur falë shoqatave si “Një zemër-një botë”, “Misioni fëmijë», “Cosmo help”. Shpirt i këtij projekti, veç mjekes Pllumi është edhe Motër Enza Ferrara. Bashkë me të, doktoreshë Keti, gjithnjë e dashur dhe e buzëqeshur, ende sot është në kontakt me fëmijët që dikur ka diagnostikuar edhe pse tashmë janë të rritur. “Nuk pushojnë së më falenderuari që i kam shpëtuar jetën” –thotë ajo. Dhe është gjithashtu Fabrizio Noçhi, përgjegjës i aktivitetit të “Madonnina del Grappa” në Shkodër, doktorit fiorentin që ka ardhur në Shkodër për dashurinë e misionit të tij. “Jam toskan, por tashmë ndihem shkodran dhe fakti që mund të ndihmoj prej këtu më bën të ndihem mirë”-thotë ai.

Etiketa: Arketa PllumbiCorriere della SerrafemijetItaliamjekja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në Shqipëri janë futur tre ngarkesa nga Greqia dhe Italia me pjeshkë dhe rrush me pesticide

16:44 : 24/09/2025
BOTA

Njohja e Palestinës/ Italia vendos dy kushte për t’iu bashkuar vendimit të aleatëve

19:51 : 23/09/2025
BOTA

Moti i keq godet Italinë, përmbytje, rrëshqitje toke dhe rrezik stuhish të reja

15:30 : 23/09/2025
AKTUALITET

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025
AKTUALITET

Jep 6 300 euro për t’u punësuar në Gjermani, por mjekja mbetet pa punë dhe pa para

21:46 : 17/09/2025
BOTA

UNICEF: Çnjerëzore të presësh që fëmijët e Gazës të largohen

15:58 : 16/09/2025
Para

Zyrtare/ Talenti shqiptar i mbyll derën Kosovës, ndryshon përfaqësuese

TË GJITHA

Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’

08:42 : 29/09/2025

DW: Gjermania i bie me sëpatë ndihmës për zhvillim

08:36 : 29/09/2025

Kuvendi pritet t’i hapë rrugë sot punës së 11 komisioneve parlamentare/ EMRAT e propozuar

08:34 : 29/09/2025

Cilat janë pasojat e mundshme të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it?

08:29 : 29/09/2025

Paga mesatare 830 euro, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

08:23 : 29/09/2025

OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni

08:17 : 29/09/2025

Këmbimi valutor 29 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:09 : 29/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com