• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mark Carney fiton garën për të zëvendësuar kryeministrin kanadez Justin Trudeau

17:08 : 10/03/2025
në BOTA

Ish-drejtori i bankës qendrore Mark Carney fitoi garën për t’u bërë udhëheqësi i Partisë Liberale që ka pushtetin në Kanada. Ai do të zëvendësojë Kryeministrin Trudeau, mbështetja për të cilin pati rënë ndjeshëm, ndërsa vendi pritet të përballet me pasojat e tarifave të gjera nga Shtetet e Bashkuara.

Carney fitoi 85.9% të votave nga anëtarësia e Partisë Liberale. Ai do të zëvendësojë Kryeministrin Justin Trudeau, i cili njoftoi dorëheqjen në janar, pas gati nëntë vitesh në pushtet dhe ndërsa niveli i mbështetjes për të kishte rënë.

I futur rishtazi në politikë, Carney mendon se është personi më i përshtatshëm për të mbikëqyrur negociatat e tregtisë me Presidentin amerikan Donald Trump, komentet e të cilit për bërjen e Kanadasë shtetin e 51-të amerikan dhe sanksionet tregtare janë pritur me zemërim.

“Dikush po përpiqet të dobësojë ekonominë tonë. Ai është Donald Trumpi. Dhe Donald Trumpi, siç e dimë, u ka vendosur tarifa të padrejta prodhimeve tona dhe punës me të cilën sigurojmë jetesën. Ai po sulmon familjet kanadeze, punëtorët dhe bizneset dhe nuk mund ta lejojmë të dalë me sukses. Dhe nuk do ta lejojmë”, tha Carney.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shtyrë për një muaj hyrjen në fuqi të tarifave prej 25% për shumë mallra nga Kanadaja dhe Meksika, por ka përmendur sidoqoftë mundësinë e vendosjes së tarifave të tjera për çelikun, aluminin, produktet e bulmetit, etj.

Lexo edhe:

Kanadaja rrit presionin ndaj Moskës, 162 sanksione të reja kundër Rusisë

Protestat kundër Ramës shtrihen deri në Kanada, diaspora kërkon dorëheqje

Presidenti Trump tha të premten se Kanadaja ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara prej vitesh me tarifa për lëndën e drurit dhe produktet e qumështit dhe paralajmëroi se do të vendosë tarifa reciproke ndaj Kanadasë.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se “tarifat e jashtëzakonshme” që Kanadaja vendos mbi produktet e qumështit dhe lëndës së drurit, e kanë bërë të pamundur shitjen e produkteve amerikane në Kanada.

Ai tha se nëse Kanadaja nuk pranon t’i heqë ato, ai do t’i vendosë të njëjtën tarifë Kanadasë.

Mark Carney do të zëvendësojë Kryeministrin Justin Trudeau, i cili dha dorëheqjen në janar pas nëntë vitesh në pushtet dhe ndërsa kishte rënë niveli i mbështetjes për të.

Ai ka thënë se eksperienca e tij si personi i parë që ka shërbyer si guvernator i dy bankave qendrore të vendeve të G7-ës, Kanadasë dhe Anglisë, do të thotë se ai është kandidati më i mirë për t’u përballur me presidentin amerikan.

Përzgjedhja e një kryeministri të ri kanadez pritet të pasohet me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Carney mund t’i shpallë vetë zgjedhjet e përgjithshme pas marrjes së detyrës, ose partitë opozitare në parlament mund të kërkojnë këtë muaj mbajtjen e një mocioni mosbesimi, që do të çonte në zgjedhje. Zgjedhjet në Kanada duhet të zhvillohen brenda muajit.

Në fillim të vitit, anketimet i rendisnin liberalët me mbi 20% më pak mbështetje nga publiku, por pas përplasjeve me Trump, mbështetja për liberalët është rritur dhe tani ata renditen njësoj me konservatorët në opozitë, sipas disa anketimeve të reja.

Carney arriti të sigurojë gradualisht mbështetjen e anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve, që kur shpalli kandidaturën në janar. Ai është një ekonomist i mirarsimuar dhe me përvojë në Wall Street, ndërsa ka ruajtur gjithnjë interesimin për t’u përfshirë në politikë dhe aspiratën për t’u bërë kryeministër, megjithëse i mungonte eksperienca politike.

Ai ka qenë drejtues në kompaninë amerikane të investimeve shumëkombëshe Goldman Sachs dhe ka punuar për 13 vite në Londër, Tokio, Nju Jork dhe Toronto, përpara se të emërohej zëvendës-guvernator i Bankës së Kanadasë në vitin 2003. Në vitin 2020, ai filloi në detyrën e përfaqësuesit special të OKB-së për masat për klimën dhe financat./VOA

Etiketa: Justin TrudeaukanadaMark Carney

Lajme të lidhura

BOTA

Kanadaja rrit presionin ndaj Moskës, 162 sanksione të reja kundër Rusisë

17:44 : 16/06/2026
AKTUALITET

Protestat kundër Ramës shtrihen deri në Kanada, diaspora kërkon dorëheqje

09:21 : 08/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

Shtetësia kanadeze, rregullat e reja sjellin rritje të ndjeshme të aplikimeve nga SHBA-ja

15:18 : 30/05/2026
BOTA

Kanadaja konfirmon një rast me hantavirus, simptomat

21:09 : 16/05/2026
BOTA

Masakra me 10 viktima në shkollë, media kanadeze zbulon: Autorja është një transgjinore

14:02 : 11/02/2026
Para

Kualifikueset e Botërorit, Sylvinho i shqetësuar me dëmtimet dhe mungesa e minutave

TË GJITHA

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş