• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bllokimi i fondeve të BE për bujqësinë ushqen varfërinë edhe braktisjen

19:18 : 10/03/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, POLITIKE

Nga Arben Malaj

Sipas tri kritereve të Kopenhagenit 1993 për anëtarësimin në BE, kriteri ekonomik nënkupton një ekonomi tregu funksionale dhe aftësinë për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së. Objektivi kryesor i fondeve të para-anëtarësimit (IPA) është të ndihmojë ekonomitë e vendeve kandidate për në BE që të përmirësojnë dhe modernizojnë ekonomitë e tyre, në mënyrë që t’i përgatisin ato për konkurrencë efektive në kushtet e hapjes së ekonomisë, pavarësisht konkurrencës në rritje nga vendet e BE-së. Projektet IPA synojnë të ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe rural të vendeve kandidate për në BE me prioritet fermerët dhe komunitetet rurale. Për shkak se OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit) ka identifikuar keqpërdorime të konsiderueshme të fondeve të BEsë në vendin, tonë në kuadër të programit IPARD II (2014 -2020), BE-ja kërkon kthimin e 33 milionë eurove dhe ka bllokuar fondet IPARD III (2021-2027), me vlerë 112 milionë euro.

Afati bllokimit sipas BE-së do të jetë “deri sa të merren masa për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga aktivitetet e paligjshme”. Sipas një analizë të kolegut Erebara, gjetjet kryesore të OLAF për shkeljet në Shqipëri me fondet e IPARD II përfshijnë: (i) kërkesat për pagesa të konsiderueshme të aplikantëve për kompanitë e konsulencës “të parazgjedhura”; (ii) kontratat e dhëna pa konkurrim ose me konkurrencë të falsifikuar dhe (iii) çmimet e fryra dhe shkelje të kontratave. Një kopje e gjetjeve u është dërguar autoriteteve shqiptare për shkak të “veprimtarive të mundshme kriminale” të zbuluara gjatë hetimit. Kushtet kryesore të OLAF-it për të mos liruar fondet IPARD përfshijnë hetim të plotë dhe të pavarur për të gjitha rastet e dyshuara të mashtrimit dhe keqpërdorimit të fondeve IPARD II. Kjo përfshin hetimin e të gjithë personave dhe subjekteve të implikuara, si dhe marrjen e masave ligjore kundër tyre. OLAF kërkon marrjen e masave korrigjuese për të rritur fuqinë parandaluese. Kërkohet që fondet e keqpërdorura të kthehen në buxhetin e BE-së.

Autoritetet shqiptare duhet të japin garanci të forta se do të mbrojnë interesat financiare të BE-së në të ardhmen. Kjo do të thotë se Shqipëria duhet të krijojnë një sistem të besueshëm të menaxhimit financiar dhe kontrollit të çdo cent nga fondet e BE-së. Bllokimi nga BE-ja i fondeve të IPARD III është i drejtë, por nuk mund të jetë i përhershëm, pasi është një kosto e rëndë për fermerët shqiptarë. Kjo për disa arsye kryesore. Me bujqësinë në Shqipëri është i lidhur fati i rreth 40% të popullsisë, që është pjesa më e varfër dhe pjesa që po e braktis më shumë dhe më shpejt vendin. Lidhur me shkallën e mekanizimit dhe agropërpunimit, bujqësia shqiptare ka prapambetje më të madhe edhe se vendet e tjera të BP. Mbështetja buxhetore për bujqësinë që vlerësohet se jep 18 deri 20% të PBB-së vazhdon minimale në rreth 0.5 deri 0.7% të PBB-së. Produktiviteti në bujqësisë është rreth 50% më i ulët se në sektorët e tjerë. Kjo do të thotë së fermerët mbeten pjesa më e ekspozuar edhe ndaj varfërisë ekstreme. Në vendet e BE-së bujqësia jep 1 deri 3% të PBB-së dhe punësimi në bujqësi zë 2 deri në 6% të totalit të punësimit.

Ndërsa në Shqipëri punësimi në bujqësi zë 30 deri 40% të totalit të punësimit. Bujqësia shqiptare edhe aktualisht nuk ka asnjë skemë sigurimi për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore që janë bërë më të shpeshta, më shkatërruese në falimentimin dhe zhgënjimin e fermerëve. Bujqësia shqiptare akoma edhe sot nuk ka një strategji të investimeve të integruara publike e private duke filluar me prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe eksportimin e produkteve të saj. Kjo minimizon vlerën e shtuar në zinxhirin ushqimor, minimizon të ardhurat e disponueshme të fermerëve, që është objektivi kryesor i politikave të përbashkëta bujqësorë (CAP) të BE-së. Infrastruktura fizike, rrugët e rurale drejt qendrave të prodhimit, grumbullimit, përpunimit, eksportimit, mungesa e sistemit të vaditjes dhe kullimit si dhe cilësia shqetësuese/dëmtuese e furnizimit me energji janë kosto shtesë, që reduktojnë ndjeshëm të ardhurat e disponueshme të fermerëve. Deficiti tregtar i bujqësisë shqiptare është i lartë. Kjo edhe për shkak të konkurrencës nga vendet e BE-së.

Lexo edhe:

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Mbi 65% të import-eksporteve të vendit tonë është me vendet e BE-së. Partnerët evropianë të Shqipërisë në shumicën e tyre janë përfituese neto nga fondet e BE-së. Këto burime bashkë me fondet nga buxhetet e tyre kombëtare subvencionojnë shumë më tepër fermerët e BE-së se skemat mbështetëse për fermerët shqiptarë. Kjo e bën tregtinë midis tyre të “lirë”, por jo të ndershme. Fermerët shqiptarë për shkak edhe të konkurrencës jo të ndershme ndodhen përballë falimentimeve të dhimbshme, çka vret shpresën për kthim dhe nxit braktisjen masive të zonave rurale. Këto janë arsyet kryesore përse bllokimi i fondeve të projekteve IPA dhe IPARD nuk duhet të jetë opsioni e parë. Përgjegjësitë ligjore të menaxhuesve të fondeve të BE dhe të përfituesve korruptivë nga këto fonde nuk duhet të penalizojnë fermerët. Bllokimi deri në vitin 2026 i këtyre fondeve do të prodhojë më shumë varfëri të fermerëve dhe braktisje në rritje të zonave rurale. Qeveria nuk duhet të vetëjustifikojë dështimin e saj, thjesht duke “krijuar/ rritur” skema të brendshme si mbështetje për bujqësinë, pasi financimet e bllokuara nga fondet e BE-së duhet të ishin fonde shtesë për fermerët. Duke e konsideruar të drejtë qëndrimin e OLAF, kërkohet një bashkëpunim efektiv midis qeverisë shqiptare dhe institucioneve respektive të BE-së për përmirësimin e kuadrit ligjor, institucional dhe auditues me theks parandalues ndaj përsëritjes së këtyre rasteve. Historia e menaxhimit financiar na mëson se: “Një qindarkë parandalim – kursen miliarda lekë keqpërdorim”. Bashkëpunimi parandalues mund të jetë më i dobishëm se sa një bllokim total i fondeve për mbështetjen e fermerëve shqiptarë dhe për një periudhë të gjatë.

Qeveria shqiptare duhet të dorëzojë pjesë të sovranitetit të saj në procesin e parandalues të përdorimit dhe kontrollit të çdo cent të financuar nga fondet e BE-së. Rasti Hungarisë ishte “flamuri i kuq/paralajmërues” se qeveritë autokratike bëjnë kontroll partiak dhe korruptiv me fondet e BE-së. Modeli hungarez ka “hungarizuar” edhe modelin shqiptare të vjedhjeve dhe keqpërdorimeve me fondet e BEsë, jo vetëm të bujqësisë. Lirimi i këtyre fondeve sa më parë varet kryesisht nga përgjegjshmëria i qeverisë shqiptare, jo vetëm për moshumbjen e disa qindra milion euro burime financimi për fermerët, por sidomos për moshumbjen e shpresës dhe mosvazhdimin e braktisjes të vendit nga disa qindra mijë shqiptarë.

* Ish-ministër i Financave dhe ishministër i Ekonomisë (1997-2005)

/Gazeta Panorama

Etiketa: Arben MalajBEbllokimibraktisjenBujqesiaBujqësinëfermeretfondetIPARDvarfërinë

Lajme të lidhura

RAJONI

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

09:17 : 24/08/2025
RAJONI

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

12:49 : 23/08/2025
AKTUALITET

Nga call center-at te bujqësia, si IA po riformëson punësimin në Shqipëri

09:25 : 23/08/2025
AKTUALITET

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

17:45 : 22/08/2025
BOTA

A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

08:36 : 22/08/2025
BOTA

Kosovë/ Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt Kuvendin

19:14 : 20/08/2025
Para

Turqia dyfishon eksportet e armëve, vendi renditet i 11-ti në botë

TË GJITHA

Aksident me vdekje në Fier! 63-vjeçari pëson arrest kardiak në timon, përfundon në kanal

10:53 : 24/08/2025

Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar/ EMRI

10:37 : 24/08/2025

Pas problemeve me drejtësinë dhe shëndetin mendor, Fjolla Morina rikthehet sensuale

10:31 : 24/08/2025

Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Vajza: Do i bëj babit atë që i bëri mamit, do hakmerrem!

10:26 : 24/08/2025

Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

10:13 : 24/08/2025

Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

10:00 : 24/08/2025

Vëllezër armësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

09:52 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com