• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Paredes zbulon sherrin me Messin: Nuk më foli për muaj të tërë, u ofendua nga një fjali e imja

17:04 : 08/03/2025
në SPORT

Leandro Paredes dhe Leo Messi janë miq prej kohësh, por siç ndodh shpesh në marrëdhëniet njerëzore, edhe ata patën një periudhë të vështirë, ku u distancuan nga njëri-tjetri.

Për 3 muaj nuk u panë, nuk folën dhe nuk shkëmbyen asnjë mesazh. Ngjarja ndodhi në vitin 2021, kur Messi luante ende te Barcelona, ndërsa Paredes ishte mesfushor i PSG.

Më 16 shkurt të atij viti, skuadra katalanase priti parizienët në “Camp Nou” për ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League. Pas golit të dytë të Kylian Mbappé, i cili shënoi tri herë në atë sfidë, Paredes bëri një koment për të inkurajuar shokët e tij të skuadrës, duke nënvlerësuar ekipin kundërshtar, ku luante edhe Messi.

Në mungesë të tifozëve për shkak të pandemisë, fjalët e tij arritën në veshët e Leos, i cili nuk e priti aspak mirë dhe reagoi me fyerje e gjeste në fushë. Paredes e injoroi situatën deri në fund të ndeshjes, por ky episod do të shënonte një nga momentet më të vështira në karrierën e tij.

“Të nesërmen i dërgova një mesazh duke i thënë se fjalët e mia nuk ishin për të. Pas 15 ditësh i shkrova sërish…, por heshtje, – kujton Paredes në një intervistë për median argjentinase “Infobae”. – I dërgova edhe një tjetër mesazh: Nuk ishte për ty, nuk doja të të ofendoja. Megjithatë, ai nuk u përgjigj kurrë. Më pas kaluan tre muaj pa më folur fare”.

Lexo edhe:

A do ta arrijë Yamal nivelin e Messit? Përgjigjet Guardiola

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

Për shkak të pandemisë, ata nuk u takuan menjëherë, por vetëm në qershor, përpara “Copa América”. “Keqkuptimi ndodhi në shkurt…, kaluan më shumë se tre muaj pa folur. Kur shkova në grumbullim, mendova: Tani duhet të shoh si do të reagojë ai”.

Koha dhe distanca e ndihmuan Messin të qetësohej dhe të pajtohej me mikun e tij. Paredes theksoi se Leo “është një fenomen, një fenomen i vërtetë në çdo aspekt”. Në fund, gjithçka u mbyll në një mënyrë të papritur: “Një ditë Messi hyri në dhomën time ndërsa po laja dhëmbët dhe më hodhi ujë. Qeshëm dhe gjithçka u harrua aty. Tani kemi një marrëdhënie të mrekullueshme, si më parë”.

Etiketa: Leandro ParedesMessi

Lajme të lidhura

SPORT

A do ta arrijë Yamal nivelin e Messit? Përgjigjet Guardiola

21:17 : 28/07/2025
SPORT

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025
SPORT

James Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

20:27 : 11/06/2025
SPORT

Balotelli: Nuk i kam zili për asgjë Ronaldon dhe Messin, ja pse nuk kam fituar sa ata

15:47 : 26/05/2025
SPORT

Messi e Ronaldo, në një ekip? Skenari i “çmendur” mund të realizohet këtë verë

11:03 : 30/03/2025
SPORT

Video/ Ronaldo i pari, Xhaka rendit 10 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave

21:46 : 13/03/2025
Para

Berisha titullar, Ramadani në stol, formacionet zyrtare të sfidës Lecce-Milan

TË GJITHA

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom