• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tropojë/ Inati i mësueses me prindërit lë pa shkollë binjakët e klasës së parë

20:59 : 07/03/2025
në AKTUALITET

Sot në 7 mars, dy fëmijë nuk shkojnë në shkollë për shkak të një konflikti të pazgjidhur mes mësueses së klasës së parë dhe prindërve të fëmijëve binjakë.

Pëllumb Baçi, nga fshati Papaj i Tropojës ankohet në Fiks Fare se dy fëmijët e tij binjakë, përkatësisht në klasën e parë, nuk po shkojnë në shkollë.

Arsyeja është se mësuesja e tyre Andriana Hykaj nuk pranon të takojë prindërit. Pëllumbi tregon se me të njëjtën mësuese ka qenë edhe djali tij më i madh deri në klasë të pestë. Dhe këtu ka nisur dhe konflikti midis dy palëve, pasi në fund të klasës së 5-të mësuesja vendosi të bënte një ekskursion me klasën.

Si mjet transporti gjeti mjetin furgon të një zotërie i cili ka konflikt me Pëllumbin. Si rrjedhojë Pëllumbi vendosi që mos ta dërgonte djalin në këtë ekskursion me zotërinë që kishte konflikte, pasi nuk kishin besim. Mësuesja asaj kohe nuk gjeti transport tjetër dhe anuloi ekskursionin.

Kjo ka sjell pakënaqësi nga ana e saj dhe ka vendosur që mos të ketë me Pëllumbin komunikim edhe pse në klasë do kishte dy binjakët e tij.

Lexo edhe:

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

Raporti global, bie me 41% vdekshmëria amtare përgjatë 20 viteve të fundit

“Mësuesja nuk pranon komunikim me mua, po unë ku t’i çoj fëmijët, si t’i lë?” shprehet ai.

Pëllumbi vuri në dispozicion të Fiksit edhe mesazhe midis gruas së Pëllumbit dhe mësueses që të binin dakord, por që kjo e fundit nuk pranon. Gjithashtu edhe në një bisedë me drejtorin e shkollës ditën e parë të shkollës, drejtori i thotë Pëllumbit që fëmijët t’ia dorëzojë atij se mësuesja nuk do ketë kontakt me të.

Ndërkohë në lojë hyn dhe Specialisti i Policisë së Zonës ku i thotë Pëllumbit të mos shkeli më në shkollë.

“S’ka më cicë nënë siç i themi ne këtej nga Tropoja”, shprehet SPZ-ja. Edhe pse roli i tij është i paqartë, pasi për prindin nuk ka asnjë denoncim, asnjë ankesë.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në shkollën që dy binjakët duhet të kishin filluar klasën e parë. Fillimisht kërkojnë të takojnë drejtorin, por ky i thotë rojës që të njoftojë gazetarët që nuk është në shkollë. Pas një ore pritje drejtori del nga shkolla dhe në përballje me gazetarët thotë: “Kërkoni përgjigje zyrtare”.

Gazetarët pasi drejtori nuk u prononcua pritën edhe mësuesen e cila pasi mori vesh që Fiksi kishte shkuar në shkollë, u dërgon prindërve një mesazh ku i njofton se fëmijët do të vonohen në mësim, sepse kishin një kontroll.

Gjithsesi gazetarët e pritën mësuesen Hykaj. As ajo nuk donte të prononcohet, por përgjatë rrugës së kryer së bashku me gazetarët ajo pranon se nuk do asnjë komunikim me Pëllumbin.

Madje ajo shprehet se prindi e ka kërcënuar. Pyetjes së Fiksit se pse nuk ka bërë denoncim , mësuese Andriana i përgjigjet se nuk ka dashur të bëjë denoncim. Gjithashtu ajo pranon se konflikti ka lindur nga ekskursioni me djalin tjetër.

Në fund u shprehet gazetarëve që të vijë e ëma e binjakëve dhe të merren vesh grua me grua. Ndërkohë që Pëllumbi është nga një fshat tjetër dhe i çon çdo mëngjes fëmijët me makinë, mësuesja e di këtë por thotë: “Jo atë nuk e pranoj as të më takoj, as të komunikoj”.

Ndërkohë që jemi në prag të mbylljes së semestrit të dytë të vitit shkollorë dhe ata që penalizohen më shumë janë dy fëmijë të pafajshëm që deri më sot nuk kanë bërë asnjë ditë shkollë edhe pse arsimi bazë është i detyrueshëm me ligj./ TCH

Etiketa: fëmijëinatimesuesetropoje

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
BOTA

Raporti global, bie me 41% vdekshmëria amtare përgjatë 20 viteve të fundit

22:09 : 04/11/2025
AKTUALITET

Doli me bagëti në mal dhe s’u kthye më, humb 65-vjeçari në Tropojë

21:37 : 03/11/2025
BOTA

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025
AKTUALITET

I dënuar për përdhunim/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë, pritet ekstradimi drejt Italisë

13:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025
Para

Qindra mijëra euro detyrim, FIFA i jep fitoren futbollistit shqiptar kundër klubit turk

TË GJITHA

Edhe Kosova në zgjedhje/ Qytetarët në 18 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

07:56 : 09/11/2025

Mos harroni çadrat! Priten reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

07:51 : 09/11/2025

Sot zgjedhje në 5 Bashki! Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote

07:45 : 09/11/2025

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com