• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Konfrontimi me Perëndimin, çfarë kërkon Donald Trump?

08:39 : 05/03/2025
në BOTA

Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë gjashtë javë më parë dhe për një periudhë të shkurtër vërehet një ndryshim i madh në politikën e jashtme amerikane. Nën Trump, marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën po rigjallërohen në dëm të Ukrainës, e cila u sulmua dhe pjesërisht u pushtua ngaRusia. Në vend që të përfshijë aleatët evropianë në këtë kthesë, administrataamerikane tani po thekson dallimet në vlerat e dikurshme të përbashkëta.

Të mërkurën (26 shkurt), Trump deklaroi: “BE u krijua për të mashtruar SHBA-në, ndërsa të premten (28 shkurt) presidenti amerikan, së bashku me zëvendëspresidentin e tij J.D. Vance, filluan një grindje me Volodymyr Zelensky para publikut botëror.

Presidenti ukrainas shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje për metalet e rralla. Në vend të kësaj, Trump dhe Vance e ofenduan atë.

A po i jep fund Trump rendit botëror perëndimor?

Historiani Norbert Frey, i cili drejton Qendrën për Historinë e Shekullit të 20-të në Universitetin e Jenës, sheh në të gjitha këto zhvillime fundin e rendit botëror që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore dhe rënies së Bashkimit Sovjetik. “Qëllimi është i qartë: Një triumvirat global (aleancë treshe, shën.red.) me Donald Trump, Xi Jinping dhe Putin”, tha Frei për Deutschlandfunk.

Lexo edhe:

Revolta e Kakomesë kundër Luan Lekës u paketua në “X” si protestë kundër familjes Trump

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

“Ajo që Trumpi nuk dëshiron të shohë është se SHBA-ja po lufton si një fuqi botërore në rënie. Dhe pikërisht tani ata po refuzojnë aleatët e tyre të vetëm të mbetur -Evropën. Ndërsa Evropa tani është lënë plotësisht në duart e veta”.

Dhe kjo është arsyeja pse bisedimet diplomatike janë duke u zhvilluar në Evropë për të gjetur një përgjigje të përbashkët – fillimisht në një samit në Londër e më pas edhe në një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel.

“Shpresoj që ata të kuptojnë se ky është një ndryshim i qartë i drejtimit në politikën botërore,” tha Mikhail Alexeyev, një shkencëtar politik në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

“Diskutimi në Zyrën Ovale nuk ishte vetëm një përleshje mes dy liderëve. Ai fsheh një sinjal të distancimit më të madh të SHBA-së nga Evropa. Ne nuk mund të marrim më garanci amerikane të sigurisë, jo vetëm për Ukrainën, por ndoshta as për NATO-n si të sigurt.”

Një vit më parë, gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump vuri në dyshim mbështetjen ushtarake të Uashingtonit për anëtarët e NATO-s që shpenzojnë më pak se shuma e rënë dakord për mbrojtjen. Ai tha madje se ai “do të inkurajonte Rusinë që të bënte çfarë të donte” me ato vende që nuk paguajnë. Trump e tha këtë në shkurt 2024 gjatë fjalimit të tij në Karolinën e Jugut, ndërsa në një rast tjetër ai u kërkoi evropianëve të investonin pesë për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen”.

A do të ketë shkëputje të plotë me Evropën?

Laura von Daniels, e cila drejton grupin e punës të Amerikës në Fondacionin për Shkencë dhe Politikë (SWP) me qendër në Berlin, thotë se ka pasur një ankth të madh, por se një prishje e plotë në marrëdhëniet transatlantike nuk mund të dallohet aktualisht.

“Unë besoj se situata do të jetë e vështirë dhe se ai është i gatshëm të dëmtojë interesat e Bashkimit Evropian. Si në politikën e sigurisë ashtu edhe në atë ekonomike, siç janë tarifat ndëshkuese. Kjo është e gjitha e vërtetë. Por nuk është në interesin e tij të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me Evropën brenda natës”, mendon ajo.

Von Daniels tregon planet ekonomike të Trumpit, si trajtimi i Evropës si një treg i madh për gazin natyror të lëngshëm amerikan. Pra, presioni ekonomik do të jetë në rritje. “Në mars do të vijnë tarifat për çelikun dhe aluminin”, thotë Von Daniels dhe shton se në pranverë dhe verë, Evropa duhet të llogarisë në vendosjen e tarifave të reja, për shembull për makinat.

Trump dëshiron të përdorë këto masa për të barazuar bilancin tregtar midis BE-së dhe SHBA-së. Sipas të dhënave të SHBA-së, në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara blenë mallra dhe shërbime me vlerë pothuajse një mijë miliardë më shumë nga BE-ja sesa BE-ja bleu nga SHBA.

Von Daniels beson se marrëdhëniet ekzistuese transatlantike janë të dobishme për Trump. “Sigurisht, është një pyetje legjitime, nëse ata ende e përkufizojnë veten si një aleancë e vlerave perëndimore.”

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, socialdemokrati Sigmar Gabriel, i cili tani kryeson organizatën Atlantic Bridge, beson se administrata Trumpnuk e sheh më Evropën si një aleat. Gabriel i tha një gazete gjermane se Trump “nuk mund të gjejë asgjë të përbashkët me Evropën, sepse botëkuptimi i tij është pothuajse krejtësisht i kundërt me kuptimin tonë evropian të bashkëpunimit. Unë jam pothuajse i sigurt se ai dëshiron ta dobësojë ose madje ta shkatërrojë Evropën”.

Lidhur me bisedimet e ardhshme mes Trump dhe Putin për përfundimin e luftës në Ukrainë, Gabriel kujton konferencën e mbajtur në Jaltë, ku SHBA, Bashkimi Sovjetik dhe Britania e Madhe vendosën të ndajnë Gjermaninë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Trump ka parasysh një lloj ‘Jalta 2.0’, ku ‘burrat e fortë’ të politikës botërore do ta ndanin botën në sfera interesi ndërsa djemtë e vegjël do të duhej të shihnin se si do t’ia dilnin,” tha Gabriel.

Ukraina një pengesë për negociatat e drejtpërdrejta me Putinin
Laura von Daniels thotë se është e paqartë se cili është qëllimi përfundimtar i Trump, por të premten u bë e qartë se Ukraina është një pengesë në rrugën e tij drejt negociatave të drejtpërdrejta me Putinin. Ajo tha për grindjen e Zyrës Ovale se ajo “ka shenjat dalluese të asaj që ne dimë për krerët autoritarë të shteteve”.

Instituti i Uashingtonit për Studimin e Luftës ka publikuar një analizë sipas së cilës pezullimi i ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin do të rriste “mundësinë e një fitoreje ruse” në Ukrainë, në ambicien e tij për të rritur kontrollin mbi ish-republikat sovjetike, të tilla si Estonia, Letonia dhe Lituania, ndërsa ndikimi i Shteteve të Bashkuara në botë do të zvogëlohej./ DW

Etiketa: donald trumpperendimiTrumpZelenksy

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Revolta e Kakomesë kundër Luan Lekës u paketua në “X” si protestë kundër familjes Trump

10:42 : 23/06/2026
Lajmet e Dites

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026
BOTA

Trump fajëson Iranin për tensionet në Liban, kërcënon me bombardime

22:24 : 21/06/2026
AKTUALITET

Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime

17:53 : 21/06/2026
BOTA

“Më luti për të bërë një foto”/ Meloni i përgjigjet Trumpit: Shpifës, unë dhe Italia nuk lypim kurrë!

13:24 : 19/06/2026
BOTA

Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7: Më luti që të bëja foto me të

12:20 : 19/06/2026
Para

Sulmet e Ramës ndaj SPAK vënë në pikëpyetje angazhimet e qeverisë për integrimin

TË GJITHA

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Foto ilustruese

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş